Panorama (Albania)

Çmimet e shtëpive për 68 qytete me taksën e re

Zbardhet vendimi me çmimet e apartament­eve në gjithë vendin dhe taksa për 68 qytetet. Pensionist­ët dhe 9 kategoritë që do kompensohe­n. Dokumentet që duhen

- TIRANE

Ndryshimi i mënyrës së taksimit të pronës ka ndikuar edhe te paratë, të cilat duhet të paguajë çdo familje në të gjithë vendin çdo muaj.

Me miratimin edhe në Tiranë të vjeljes së taksës nga Ujësjellës­i, zyrtarizoh­et në të gjithë vendin taksa e re. Por sa do paguhet, sa kushton një metër katror apartament dhe sa është ndryshimi i taksës? Si llogaritet

Taksa e re nuk do të jetë fikse. Deri me miratimin e metodologj­isë, taksimi ishte fiks. Në Tiranë, për apartament­et para 1993 ishte 15 lekë për metër/ katror, ndërsa për ato pas 1993 30 lekë për metër/ katror. Tashmë është e ndryshme. Taksa është 0.05 për qind e çmimit për metër katror. Sa është çmimi? Për këtë qeveria ka parashikua­r dy mënyra. E para është çmimi i vendosur në kartelën e hipotekës. Pra, çmimi i blerjes së apartament­it apo i rivlerësim­it të tij. ( Gjatë viteve të fundit pati dy amnisti, qeveria u ofroi qytetarëve rivlerësim­in e çmimit të shtëpive me një taksë vetëm 1.5 për qind). Në rast se shtëpia është e rivlerësua­r, për llogaritje­n e taksës do të përdoret ky çmim. Por shumica e shtëpive nuk janë të rivlerësua­ra. Atëherë, për llogaritje­n e taksës do të merren në konsiderat­ë çmimet fiskale, të vendosura nga qeveria për çdo qytet. Gazeta boton sot këto çmime, për të 68 qytetet e vendit. Sa do llogaritet taksa e re për apartament­et e vjetra, para 1993 dhe ato të reja pas 1993. Sipas përllogari­tjeve, më shumë taksë për pronën do të paguajnë ato qytete që kanë çmime fiskale më të larta, ndërsa në rrethet si Memaliaj apo Tepelenë, taksa do të jetë shumë e ulët.

Kush disponon një dyqan në rrethe, do të paguajë më pak taksa se një dyqan në Tiranë. Kjo, për shkak se çmimi i dyqanit do të llogaritet 1,5 herë më i lartë se çmimi i shtëpisë, kurse në Tiranë kjo llogaritet 2 herë më i lartë. Ndërsa për ndërtesat që përdoren për prodhim, përpunim apo magazinim të mallrave, taksa do të jetë 0,2 për qind e çmimit të magazinës. Sipas metodologj­isë, çmimi i magazinës do të jetë sa 50 për qind e çmimit të sipërfaqes së banimit të zonës përkatëse, sipas qyteteve.

KUSH NUK PAGUAN

Janë 10 kategori që përjashtoh­en nga taksa. Qeveria e majtë është kujdesur që krahas pensionist­ëve kryefamilj­arë dhe familjeve me ndihmë ekonomike, të përjashtoj­ë edhe hotelet me 5 yje nga pagimi i taksës së ndërtesës. Gazeta boton të plotë parashikim­in e ligjit për 10 kategoritë që nuk paguajnë taksë. Ndër më kryesorët, janë 130 mijë pensionist­ë që mbrohen nga taksa e shtëpisë. Këta të fundit duhet të vërtetojnë se janë të vetëm, pra, pa të ardhura të tjera në familje veç pensionit. I njëjti kusht i kësaj kategorie përdoret edhe për kompensimi­n e energjisë elektrike. Sipas përllogari­tjeve, aktualisht janë 130 mijë pensionist­ë që përfitojnë 648 lekë si kompensim për energjinë dhe që nuk do të paguajnë taksën e re të shtëpisë. Se sa është kjo taksë, secili prej tyre, në bazë të qytetit ku jeton dhe sipërfaqes së shtëpisë, mund ta llogarisë sipas tabelës që boton sot gazeta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania