Panorama (Albania)

Basha denoncon kasat fiskale: Prapa qëndron mafia kroate

“Mafia kroate dhe hajduti psikik do të fitojnë 10 milionë euro në vit”

- ERVIN KOÇI

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje qeverinë për vendimin për të ndryshuar kasat fiskale.

Në një postim në “Facebook”, Basha theksoi se qeveria ka parapërcak­tuar fituesin e tenderit për sjelljen e programit elektronik, që do të bëjë monitorimi­n e xhirove ditore të bizneseve. Sipas Bashës, ky tender do t’i japë kryeminist­rit Rama dhe kompanisë kroate, që sipas tij është mafia kroate, një fitim prej 10 milionë eurosh në vit. “Tani, të gjithë e kuptojnë se një nga arsyet kryesore për dhunën e gjobave dhe sekuestrim­eve kundër sipërmarrj­eve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërin­ë dhe luksin e hajdutit psikik dhe klientëve të tij milionerë. Tenderi 15 milionë euro i paracaktua­r për miqtë e mafies kroate dhe familjarët e hajdutit psikik, është pjesa më e vogël e përfitimit. Mafia kroate dhe hajduti psikik do të fitojë 10 milionë euro në vit nga shitja e programit elektronik te bizneset”, theksoi kryedemokr­ati Basha. Në vijim të denoncimit, kryetari i Partisë Demokratik­e theksoi se nëpërmjet vendimit të marrë nga qeveria, biznesi do të duhet të paguajë një kosto shtesë vjetore për mirëmbajtj­en e sistemit të ri të llogaritje­s së xhirove të bizneseve në vend. “Për këtë po bëhet e gjithë lufta për faturimet e hajdutit psikik: që t’u imponojë bizneseve shqiptare blerjen e programit nga miqtë e mafies kroate në janar, kur hyn në fuqi detyrimi. Në janar, miqtë e mafies kroate në ortakëri me familjarët e hajdutit psikik do jenë të vetmit që do kenë gati programin për ta shitur me detyrim te bizneset, sepse çdokush tjetër nuk do ketë detajet teknike për ta ndërtuar. Praktikish­t, miqtë e mafies kroate, hajduti psikik dhe familjarët e tij do të kenë monopolin. Hajduti psikik nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëv­e. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare”, u shpreh Basha. Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim, sipas të cilit do të bëhet ndryshimi i kasave fiskale në vend. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020. Sistemi parashikon instalimin e një programi, i cili do të operojë online për çdo pagesë që kryhet ndaj biznesit. Ky program mund të instalohet më kompjuter ose telefon dhe do të mundësojë edhe printimin e faturës fiskale. Kjo nismë e miratuar nga qeveria është cilësuar nga opozita si një taksë e re ndaj biznesit, e cila, sipas saj, varion nga 50 deri në 140 euro në vit.

 ??  ?? PRESIDENTI META
PRESIDENTI META
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania