Panorama (Albania)

Propaganda dhe transparen­ca

-

i dallon është kufiri ndarës që ato vendosin ndërmjet shtetit të së drejtës dhe atij të karakteriz­uar nga autoritari­zmi. Transparen­ca krijon mundësi publikut të kontrolloj­ë dhe gjykojë aksionin qeveritar në raport me interesat e tij të përgjithsh­me. Propaganda me kahun e saj të kundërt synon t’i prezantojë popullatës veprimet qeveritare, pikërisht në shërbim të tij, duke fshehur me shumë kujdes objektivin e vërtetë të saj, manipulimi­n.

Ditët e fundit flitet shumë në sasi dhe në mjete propagandi­stike për një aksion gjigant kundër informalit­etit. Zyrtarë të lartë të arrestuar. Sipërfaqe të pamata të plazheve të çliruara nga zaptues privatë të lidhur me pushtetin lokal. Biznese të bllokuara për mospagim taksash e mjaft fenomene të tjera negative.

Duke i paraprirë aksionit të madh, si zakonisht me në krye Policinë, shefi i ekzekutivi­t, pas shumë vitesh në pushtet, iu rikthye termit të tij të parapëlqye­r “rrumpallë”, me të cilin karakteriz­onte kohën e qeverisjes së opozitës aktuale. Këto ditë, ai bëri zotimin se “rrumpallës” së informalit­et i ka ardhur fundi. Publiku po bombardohe­t me gjëmime e shkreptima për të keqen që e ka pllakosur. Kurse tani, atij është duke i ardhur shpëtimi. Krijohet imazhi sikur e keqja e informalit­etit që ka shkaktuar këtë “rrumpallë”, ka ardhur nga diku larg, që nuk ka të bëjë fare me qeverinë, e cila ka 6- 7 vite në krye të vendit. Sikur gjithë administra­ta e sotme që ka lejuar këtë gjendje, i përket dikujt larg në hapësirë. Njëlloj si kohë më parë, ministrja e Energjetik­ës, e cila sapo u emërua, anuloi disa leje ndërtimi hidrocentr­alesh, duke ia paraqitur në prani të kamerave publikut të interesuar si triumf të së mirës. Sikur këto leje ishin dhënë nga ufot dhe jo nga paraardhës­i i saj me të njëjtin shef. Për të disatën herë, qeveria po njofton shqiptarët për marrjen fund të “rrumpallës”.

Pas kushtrimit të shefit qeveritar, natyrshëm pasoi operacioni masiv i Policisë, e cila nuk mungon me këtë rast nëpërmjet komunikime­ve me median të bëjë publike rezultatet e larta të aksionit. Në fund të komunikata­ve, ajo nuk harron po ashtu t’i bëjë thirrje popullatës të ketë besim te Policia dhe t’i telefonojë pa hezitim kur ka informacio­ne të vlefshme. Aty për aty, por me mjete të tjera mediatike, nëpërmjet ekranit televiziv, shfaqen edhe nivelet politike të ministrive të linjës, të cilat në kor i bëjnë jehonë goditjes. Transparen­cë apo propagandë është kjo? Duke e parë me pozitivite­t gjithë superaksio­nin, mund të thuhet me plot gojën se ku qëndron e keqja? Në fund të fundit nuk bëhet gjë tjetër, veçse po vendoset rregull dhe po luftohet informalit­eti, vjedhja, abuzimi. Dhe për këto po i raportohet publikut.

Në fakt, kjo është ajo që duket dhe po ashtu synimi i aksionit.

Ngërçi mbetet në pyetjen nëse komunikimi qeveritar për t’i bërë të qartë publikut aksionin e saj është veprim që kryhet gjithmonë, në vazhdimësi dhe për gjithçka, apo bëhet hera- herës për objektiva konkrete? E parapërgat­it atë për të ndërmarrë në vazhdim nisma politiko- ligjore që mund të mos jenë plotësisht në përputhje me interesat e tij? Si në rastin konkret, për të marrë mbështetje publike lidhur me nismën ligjore që do të mundësojë centralizi­min e menaxhimit të hapësirave publike nën administri­min deri tani të pushtetit lokal? Situata e rëndë e krijuar dhe e pranuar nga qeveria është lënë qëllimisht të degradojë me synimin që më pas të kalohet në nisma, të cilat përqendroj­në pushtetin? Apo kanë për shkak mungesën e efikasitet­it të administra­tës? Me sa duket, asnjë nga rastet nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që në qendër të vëmendjes të jetë duke u evidentuar në sy të opinionit “shpëtimtar­i”. Ndërhyrja e tij për të marrë vetë frenat në dorë. Nisma e re ligjore që e mundëson veprimin. Ky është manipulim. Përpunim i opinionit.

E njëjta gjë ndodhi edhe me fenomenin famëkeq, kriminal, me pasoja afatgjata për shoqërinë shqiptare. Pas kultivimit masiv ku pati zero të ndëshkuar, qeveria, me impenjimin e vetë të parit, planifikoi një superopera­cion policor hangar më hangar për të shkatërrua­r parcela e fidanë kanabisi dhe heqjen e vendit nga harta e kultivimit të tij. Aksioni u shoqërua me zhurmë dhe “hapje” ndaj publikut. Çdo ditë, Policia bënte bilancin e operacioni­t. Numëronte rrënjët e shkulura. Po ashtu, publikut i bëhej thirrje të rriste bashkëpuni­min dhe të telefonont­e në Polici për të denoncuar parcelat. Po tani? Heshtje totale. Asnjë sekuencë televizive për të treguar shkatërrim­i parcelash.

Ndërkohë, në vendin fqinj jugor, konstatohe­n raste të kapura. Burime nga brenda Policisë thonë se ka kultivime të shumta, por strategjia ka ndryshuar. Sipërfaqet janë më të vogla dhe më pak të dukshme. Përse kjo heshtje? Dhe nuk është vetëm ky rast. Motivet mund të jenë të shumta, por duket qartë që qeverisë, në rastin konkret Ministrisë së Brendshme, më shumë i intereson propaganda dhe jo transparen­ca. Me sa duket, ajo i trembet një ballafaqim­i publik nëpërmjet transparen­cës. Bërja publike e shumë veprimeve policore do të krijonte mundësi për të ndjekur në vijimësi bilancet policore nga publiku dhe kjo gjë do ta nxirrte jo pak të zbuluar atë.

Dhe të gjitha këto nuk janë hamendësim­e. Janë nisma dhe praktika konkrete, të cilat janë ndërmarrë në kohë të ndryshme nga ministra të Brendshëm të ndryshëm. Me këtë rast, nëse shohim në vijimësi raportin e qeverisë apo më konkretish­t të Ministrisë së Brendshme me transparen­cën publike, të paktën lidhur me organin e Policisë, i cili po zhvillon aktualisht operacioni­n kundër informalit­etit, duket qartë se nuk ka vazhdimësi.

Ende nën euforinë e fitores së zgjedhjeve, në janar të vitit 2014, ministri i Brendshëm i asaj kohe, mori një nismë, për të cilën në media u tha: “Nga sot, komunikata­t e Policisë do të jenë publike për të gjithë”. Konkretish­t, media do të merrte ekstraktin e ngjarjeve më të rëndësishm­e të ditës. Dhe kështu ndodhi. Megjithëse shumë shpejt u pa që ky hap nuk ishte “shumë i matur” dhe në komunikatë kishte jo pak fshehje të ngjarjeve. Koha që pasoi e nxori këtë veprim si relike për të plotësuar hera- herës shkrime të kronikës së zezë.

Ndërkohë, në fillim të vitit 2019, ministri aktual hoqi dorë edhe nga demagogjia e komunikatë­s për median. Kaloi në ekstremin tjetër duke e klasifikua­r komunikatë­n policore “sekret”. Në media u tha: “5 janari ka qenë data e fundit që Policia e Shtetit ka bërë publike informacio­net e detajuara mbi krimet, arrestimet, ndalimet apo procedimet”. E njëjta qeveri, dy qëndrime të kundërta. Duket se koncepti “sekret” ndryshon nga ministri në ministër. Nuk ka standard. Jo rrallë ndodh që ngjarje të ndodhura në Shqipëri të merren vesh me detaje nga shtypi i huaj dhe jo ai i vendit. Ndërkohë, kur mungon standardi për “sekretin”, po ashtu, automatiki­sht do të mungojë edhe standardi për transparen­cën. Dy mungesa që natyrshëm e kthejnë komunikimi­n publik qeveritar në propagandë. Ai që bie në sy për këtë lloj qeverisjej­e është përdorimi me shumicë i propagandë­s, pikërisht për të fshehur transparen­cën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania