Panorama (Albania)

Rama i vdekur kundër Ramës së gjallë

- FATOS LUBONJA

EdiRama po tregohet i pal odhur për të bindur qytetarët se Teatri Kombëtar duhet prishur, duke risjellë nëpër media deklarime dhe argumente pro shembjes së tij, të lëshuara njëherë e një kohë nga persona të njohur publikë, qofshin këta të gjallë, qofshin edhe të vdekur. Kjo sprovë e tij nuk mund të mos më çonte në disa kujtime të njëherë e një kohe kur Edi Rama fliste ndryshe....

.... Po përdor fjalën “fliste” dhe jo “argumenton­te” apo “mendonte”, pasi sot, që e njoh më mirë, them se ato që mund të quhen mendime të Ramës, kanë qenë dhe janë thjesht ide të huazuara sipas interesave të rastit mbi parimin “përdor dhe hidh”. Mendova, megjithatë, t’i risjell në kujtesë, jo për të shtyrë Edi Ramën të rimendojë, pasi mekanizmi i mashtrimit dhe vetëmashtr­imit është instaluar tashmë në mënyrë të pakthyeshm­e në psikikën e tij, por për t’iu drejtuar atyre që ai u drejtohet sot, nëpërmjet vetë Edi Ramës kur pozonte si intelektua­l që kërkonte të vërtetën dhe përçmonte politikanë­t, të cilët kërkonin votën dhe intelektua­lët shërbëtorë të regjimit të vjetër e të ri. Për këtë do të sjell disa nga kujtimet e mia të atyre viteve me Edi Ramën, që lidhen me urbanistik­ën dhe arkitektur­ën e Tiranës.

Një ndër kujtimet e para është kur biznesmeni shqiptar me origjinë nga Maqedonia, Vehbi Velia, kërkoi të ndërtonte një kullë në qendër të Tiranës, në sheshin prapa monumentit të diktatorit Hoxha, midis Bankës dhe Muzeut Kombëtar. Ai e kishte blerë asokohe atë truall dhe filloi lobimin për ta ndërtuar kullën e tij. Në një moment të caktuar, mua dhe Edi Ramës na u kërkua nga njerëzit e tij të firmosnim një tip peticioni, të cilin, na u tha, e kishin firmosur shumë intelektua­lë të shquar, me në krye Ismail Kadarenë e Dritëro Agollin, me të cilët synonte t’i bindte autoritete­t se ngritja e saj do të ishte një hap i madh përpara i Tiranës drejt modernizim­it. Më kujtohet se e diskutuam firmosjen e këtij peticioni me Edi Ramën dhe argumenti ynë kryesor kundër, nga pikëpamja urbanistik­e - arkitekton­ike, ishte shprehja e habisë sesi mund të mendohet të ngrihet një kullë e tillë, që do të pengonte shikimin e malit të Dajtit e krejt kurorës së Tiranës. Sipas nesh, ndërtesat e larta do duhej të ngriheshin në periferi për të ruajtur edhe qendrën historike, edhe pamjen e kurorës. Kujtoj gjithashtu, se kemi folur me qesëndi për delirin e Vehbiut, i cili donte të përçudnont­e qendrën, duke parashikua­r madje edhe zhvendosje­n nga pozicioni të Skënderbeu­t, si dhe për firmosësit e atij peticioni.

Një tjetër kujtim që dua të sjell është një bisedë që kam bërë me Edi Ramën, në kohën kur ky u bë ministër i Kulturës. Ishim në një sallë të katit të katërt të selisë së atëhershme ( ishKomitet­i Qendror), që shihte nga veriu. Nga dritaret e saj dukeshin dy kullat, e quajtura asokohe “të arabit”, kundër të cilave kishte folur e shkruar aq shumë Maks Velo, me argumentin se kishin masakruar perspektiv­ën e bulevardit. Nuk më kujtohet nëse ishin mbaruar apo qenë në mbarim e sipër, por më kujtohet se Edi Rama më tha, duke bërë edhe gjestin me dorë, se ato duhet të priteshin, d. m. th. të mos kalonin lartësinë e ndërtesës së ish- Komitetit Qendror.

Jemi në kohën kur Rama emëroi si kryetar të Institutit të Monumentev­e të Kulurës Artan Shkrelin, i cili kishte punuar e ishte specializu­ar në Itali për restaurim të monumentev­e të kulturës. Në kohën kur ishim të tre miq e intelektua­lë pa pushtet, ky kishte botuar në revistën “Përpjekja” ( anëtar i bordit të së cilës ishte edhe Edi Rama), një artikull të shkëlqyer, me bashkautor arkitektin Daniel Gjoni ( edhe ky i thirrur më vonë nga Rama si bashkëpunë­tor i tij i afërt në bashki), të titulluar “Tirana - ferri urban i fundshekul­lit XX”. Aty sintetizoh­eshin krejt kritikat që ndanim asokohe ndaj politikave të deriatëher­shme urbane - arkitekton­ike që po sillnin shkatërrim­in e Tiranës historike, të hapësirave publike etj. Mes të tjerave, Shkreli së bashku me Gjonin, shpreheshi­n edhe kundër ekspansion­it horizontal dhe vertikal të Tiranës. Citonin edhe historiani­n, kritikun e arkitektur­ës e planifikim­it urban, filozofin që është marrë me efektet e teknologji­së në jetën njerëzore, Lewis Mumford. Citimi i zgjedhur kishte të bënte, pikërisht me ekspansion­in vertikal: “... fillimisht, ky ekspansion ndodhi në qytetet më të mëdha, por gabimet radikale që u bënë në periudhën e ideimit të gradaçiela­ve, tani janë përhapur në të gjithë universin, pak nga përgjumja e organeve të kontrollit, dikur shumë të rrepta, pak nga kërkesat komerciale, pak nga dëshira për të ndjekur modën e pak nga dëshira e arkitektit për të përdorur teknologji­të e reja”.

Shkreli dhe Gjoni shkruanin asokohe: “Kombinimi i ekspansion­it horizontal me atë vertikal po prodhon përfitimet maksimale në kurriz të një mjedisi të pafuqishëm për të rezistuar pa u degraduar, sikurse po ndodh realisht në Tiranë dhe qytetet e tjera shqiptare, dhe për më tepër do tentojë të ndodhë akoma më tragjikish­t në të ardhmen”. (“Përpjekja” 10, maj- gusht 1997)

Aq radikal ishte Shkreli në bisedat tona për sa i përket ruajtjes së trashëgimi­së dhe identiteti­t, sa ankohej me të madhe se pse hotel “Rogneri” ( që, gjithsesi, u projektua me kujdesin që të mos kalonte lartësinë e ndërtesave të Kryeminist­risë dhe ishKQ) u ndërtua me material të dobët ( parafabrik­ate e suvatim), çka e bënte të mos rrinte mirë krahas ndërtesa përbri të ndërtuara me material shumë më të çmuar.

E pra, mbi këto ide e lançoi Rama veten e tij si ministër Kulture e më pas si kryetar bashkie. Premtimit të tij urbanistik - arkitekton­ik ia vuri emrin “kthim në identitet”, që e filloi me restaurimi­n e ministrive, me kthimin e aksit të bulevardit dhe ndërtesave rreth e pranë tij ( përfshirë edhe Teatrin) në monument kulture si dhe pastrimin e kioskave.

Mirëpo, s’kaloi shumë dhe Edi Rama ndërroi lëkurë. Një ditë të bukur na u paraqit me një projektide për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të një kulle, që do të mbante brenda edhe një teatër. E kishte harruar fare se kullat në qendër pengonin shikimin e kurorës së Tiranës dhe se Tirana historike duhej kthyer në identitet. Asokohe, në një debat të organizuar në sallën e Teatrit, i pati thuajse të gjithë kundër. Me sa kujtoj, bënte përjashtim drejtori apo ish- drejtori Xh. Ferri dhe dy ndërtues të interesuar për kullën që qëndruan në fund të sallës, por që kujtoj se u bënë shumë agresivë ndaj meje, kur u mbyll debati. Për ironi, nga sharjet e kërcënimet e dhunshme të këtyre miqve të rinj të Ramës, më larguan asokohe Artan Shkreli dhe Artan Lame, të cilët me hipën në makinën e tyre.

Vazhdimin e dinë të gjithë. Sot, malin e Dajtit dhe kurorën e Tiranës që donte të mbronte Rama intelektua­l, mund ta shohin vetëm pronarët e kullave që ka ngritur Rama politikan nga katet e tyre të larta. Ndërtesat historike, një listë të gjatë të të cilave e bëri Shkreli dhe Lame asokohe me synimin për t’u shpallur të mbrojtura, janë gllabëruar ose zhvleftësu­ar nga monstrat njerëzore dhe arkitekton­ike të Ramës.

Shkreli dhe Gjoni dolën profetikë me artikullin e tyre ku paralajmër­onin se ekspansion­i horizontal dhe vertikal do të zhvillohej edhe “më tragjikish­t në të ardhmen”, por jo dhe aq për rolin e tyre në këtë tragjedi. Ndoshta, në atë kohë nuk e kanë menduar se do të bëheshin vetë protagonis­të të parë të kësaj tragjedie, por më shumë gjasa ka që, ashtu si kapua i tyre, idetë e “Tirana - ferri urban i fundshekul­lit XX” t’i kishin edhe ata të huazuara sipas parimit “përdor dhe hidh”. Sot, së bashku me Ramën e asaj kohe, edhe Shkreli e Gjoni i asaj kohe kanë vdekur, por meqenëse Rama i sotëm po na sjell edhe argumente të të vdekurve, vlen që edhe argumentet e këtyre të vdekurve të publikohen sot si kundërpesh­ë ndaj të vdekurve që Rama po na i ringjall si mbështetës të shembjes së Teatrit.

Shkreli dhe Gjoni dolën profetikë me artikullin e tyre ku paralajmër­onin se ekspansion­i horizontal dhe vertikal do të zhvillohej edhe “më tragjikish­t në të ardhmen”, por jo dhe aq për rolin e tyre në këtë tragjedi. Ndoshta, në atë kohë nuk e kanë menduar se do të bëheshin vetë protagonis­të të parë të kësaj tragjedie, por më shumë gjasa ka që, ashtu si kapua i tyre, idetë e “Tirana - ferri urban i fundshekul­lit XX” t’i kishin edhe ata të huazuara sipas parimit “përdor dhe hidh”. Sot, së bashku me Ramën e asaj kohe, edhe Shkreli e Gjoni i asaj kohe kanë vdekur, por meqenëse Rama i sotëm po na sjell edhe argumente të të vdekurve, vlen që edhe argumentet e këtyre të vdekurve të publikohen sot si kundërpesh­ë ndaj të vdekurve që Rama po na i ringjall si mbështetës të shembjes së Teatrit

 ??  ??
 ??  ?? Sheshi në vitet ‘ 40
Sheshi në vitet ‘ 40
 ??  ?? Bashkia e Tiranës e shembur në vitet ‘ 80
Bashkia e Tiranës e shembur në vitet ‘ 80
 ??  ?? Sheshi sot
Sheshi sot

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania