Panorama (Albania)

Persekutim­i i familjes së Prenk Pervizit, gjeneralit që shoqëroi Zogun më 7 prill ’ 39

“Kundërshta­r i vendosur i komunizmit, qëndroi dy vjet në mal, me shpresën të organizont­e një qëndresë të armatosur”

- Vijon nga numri i djeshëm

Lek Pervizi është një nga të mbijetuari­t e Tepelenës. Ai jo vetëm e ka rrëfyer me fjalë jetën në atë kamp të tmerrshëm, por edhe ka përjetësua­r atë përmes skicave. Sot, kur në Tepelenë kanë mbetur vetëm ca mure të rrënuara, e njohim kampin e vdekjes, vetëm falë vizatimeve të Lekës. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit ka ribotuar librin me dëshmi të të shpëtuarve të këtij kampi pune “Kampi i TepelenësD­ëshmitë e të mbijetuarv­e”. Një botim, si pjesë e projektit “Përkujtojm­ë për të shëruar dhe parandalua­r”. Ndër dëshmitarë­t janë Simon Mirakaj, Fatbardha Saraçi, Kurt Kola, Gjele Gjikola etj. Mes tyre është edhe Lekë Pervizi. Këtë herë nuk na tregon ditët në Tepelenë, por kalvarin e gjithë fisit Pervizi. Janë 23 të pushkatuar e të vdekur burgjeve dhe 7 shekuj dënime e internime të bëra bashkë, për të gjithë pjesëtarët e familjes.

Fisi i vjetër e fisnik i Pervizit të Skurajve të Kurbinit ishte një fis i njohur e shumë i rëndësishë­m, me besim katolik. Rrënjët e tij dallohen qartë që nga koha e qëndresës heroike kundër pushtuesit turk, në periudhën e Gjergj Kastriotit, të cilit i ndenji përkrah gjithë kohën e luftërave. Ishte kjo rrënjë e lashtë patriotizm­i arsyeja kryesore përse fisi i Pervizit u persekutua nga turqit, dhe një pjesë u shpërnda e u largua nga vendi, deri dhe përtej detit, në Venedik apo në Pulje të Italisë. Vite më pas, fisi e mori veten përsëri dhe u bashkua me lëvizjen e Rilindjes kombëtare, ku shquhet i pari i fisit, Gjin Pjetër Mark Pervizi i Skurajve, që i priu në ballë luftës antiosmane të Kurbinit e Krujës, me një qëndresë të armatosur deri në shpalljen e Pavarësisë. Pikërisht me 28 Nëntor 1912, në mëngjes ai ngriti Flamurin Kombëtar në Milot, me 300 e ca luftëtarë vendas, duke mbajtur pranë nipin 15- vjeçar, Prenk Pervizin, që do t’ishte pasardhës i denjë i tij.

Prenk Pervizi, i datëlindje­s 4 Maj 1897, kreu shkollën e mesme në Shkodër më 1914, dhe Akademinë Ushtarake në Vienë më 1918, dhe hyri në shërbim të Ushtrisë shqiptare si komandant operacione­sh për dëbimin e serbëve dhe qetësimin e vendit nga bandat grabitëse dhe rebelizmi politik. Dallohet në të gjitha detyrat e ngarkuara. Përkrahu Zogun, me të cilin kishte lidhë miqësi qysh në Vjenë, dhe i qëndroi pranë që nga fillimi deri në fund të Mbretërisë, duke ia zgjidhur të gjithë situatat kritike që rrezikonin atë vetë dhe shtetin e ri shqiptar. Më 1929- 1934, vijoi e kreu Shkollën e Luftës në Torino, shkolla më e lartë ushtarake, e u gradua kolonel. U ngarkua me misione përfaqësim­i ndërkombët­ar në Luftën e Abisinisë ( 1935- 1936) e në Manovra ushtarake në Itali e gjetkë. Me ngjarjet e 7 prillit 1939, kur sulmoi Italia fashiste, i pa njoftuar nga askush veç nga radiot e huaja, vendosi të organizojë luftën popullore. Por i doli detyrë të mbrojë e të përcjellë mbretin në Greqi, e me urdhër të të cilit u rikthye në Shqipëri. Në kohën e pushtimit qëndroi në dispozicio­n. Kur Ushtria shqiptare u përfshi në Luftën ItaloGreke, mori qëndrim dhe urdhëroi braktisjen e frontit nga Ushtria shqiptare, veprim prej të cilit italianët pësuan një disfatë të madhe, dhe më pas, nga frika e incidentev­e të tjera më të rrezikshme, e hoqën Ushtrinë shqiptare nga fronti, kurse Prenk Pervizin e izoluan në Pukë. U gradua gjeneral me qëllim të zbutjes së acarimit për shkak të frontit grek, gradim formal pa rol komandues. Aprovoi vendimet e Mbledhjes së Mukjes. Më 8 Shtator 1943, kur kapitulloi Italia, mori dorëzimin e komandës italiane nga gjenerali Dalmazzo, dhe më shtator 1943 u emërua ministër i Mbrojtjes me gradën Gjeneral Divizioni. Nuk e njohu lëvizjen e ashtuquajt­ur nacional- çlirimtare, duke e ditur se udhëhiqej nga komunistë të lidhur me politikën jugosllave e ruse. U përpoq të organizojë ushtrinë kombëtare shqiptare, por gjeti kundërshti­m nga gjermanët. Iu kushtua përforcimi­t të frontit të luftës antiserbe në Kosovë, ku shkoi vetë disa herë, për organizim, me qëllim që mbarimi i luftës ta gjente Kosovën të bashkuar me Shqipërinë. Me kundërvëni­en e Prenk Pervizit ndaj gjermanëve, këta nuk mundën të krijonin trupa SS në Shqipëri, por nuk lejuan që të krijohej Ushtria efektive shqiptare nën komandën e gjeneral Prenk Pervizit.

Kundërshta­r i vendosur i komunizmit, qëndroi dy vjet në mal, me shpresën të organizont­e një qëndresë të armatosur, në bashkëpuni­m me nipin e tij Mark Gjomarkun, e me t’arratisuri­t e tjerë. Kështu, në shtator 1946 u arratis në Greqi, me një aksion të guximshëm personal që mori përmasa legjendare, për strategjin­ë dhe guximin që u krye. Kaloi në Itali ku i propozuan t’ia njohin gradat dhe t’i japin detyra të larta në Ushtri, me kusht që të merrte nënshtetës­inë italiane, gjë që ai nuk e pranoi. U largua për në Belgjikë ku u bashkua me miqtë e tij të vjetër, Muharrem Bajraktari­n e të tjerë patriotë. U sëmur befasisht dhe vdiq më 6 shtator 1977. Gjithë mërgata shqiptare e Belgjikës dhe Francës e përcollën duke e nderuar dhe e varrosën në parcelën e heronjve. Jeta e tij shpreh dramën dhe tragjizmin e një jete që iu kushtua krejtësish­t çështjes kombëtare, nga fillimi deri në fund. Për këtë përkushtim ndaj çështjes kombëtare, regjimi komunist dënoi dhe persekutoi përjetësis­ht familjen dhe të gjithë rrethin e tij familjar, fisnor e miqësor. Mosrikthim­i i pronave dhe mosnjohja e shkatërrim­eve që shkaktoi qeveria komuniste, mosshpërbl­imi i viteve të dënimeve të familjarëv­e që e kaluan gjithë jetën në kushte skëterre, ky ishte shpërblimi ndaj një figure madhore të historisë së Shqipërisë dhe përfaqësue­s i një familjeje të madhe, të përmendur e të nderuar. Të gjitha familjet e tjera të mëdha që kishin dhënë kontributi­n e tyre gjatë shekujve në mbrojtjen e atdheut dhe në fitoren e Pavarësisë pësuan të njëjtin fat nga diktatura sllavo- komuniste që sundoi në Shqipëri një gjysmëshek­ulli sa për 500 vjet të pushtimit turk, por edhe më e egër e antikombët­are. TERRORI KOMUNIST MBI FAMILJEN E PRENK

PERVIZIT Fillimisht brigadat komuniste morën urdhër të lëshuar nga vetë diktatori Enver Hoxha për të sulmuar drejt Veriut të Shqipërisë, duke vrarë, djegur e pjekur. Këto brigada, në shembullin e hordhive barbare të Mesjetës së hershme, sulmuan në Laç të Kurbinit, ku, në mesin e shtatorit 1944, dogjën shtëpinë e Gjeneral Prenk Pervizit me gjithçka kishte brenda. Kjo shtëpi ishte goditur më parë disa herë edhe prej gjermanëve me artileri. Djegia përfshiu bashkë me sende me vlerë antike e artistike, edhe dokumente të rëndësishm­e shekullore të familjes dhe të historisë së krahinës e të Shqipërisë. U plaçkitën pasuritë dhe gjëja e gjallë, si dhe u konfiskuan të gjitha pronat tokësore. Ditën e vdekjes së Skënderbeu­t, më 17 janar 1945, sulmuan edhe në fshatin historik të Skurajt, ku dogjën tri palë ndërtesa të tjera që njiheshin si “Kullat e Gjin Pjetër Pervizit”, udhëheqës popullor, patriot e luftëtar i shquar, të djegura dy herë rresht prej turqve dhe që u dogjën kësaj here për së treti nga barbarët e kuq sllavo- ruso- shqiptarë. A ishte rastësi data? Njëra nga kullat ishte e Prenk Pervizit, dy të tjerat të kushërinjv­e që u përfshinë gjithashtu në valën e persekutim­it. Burrat kishin marrë malin për të mbrojtur lirinë si dikur të parët e tyre përkrah Skënderbeu­t. Familjet e tyre u internuan bashkë me familjen e Gjeneralit, e disa prej tyre vdiqën në kushtet e internimit. Të tjerë u vranë e u pushkatuan. Njëkohësis­ht, në Tiranë u konfiskua shtëpia- vilë dhe dy troje në qendër të kryeqyteti­t etj., që nuk i janë kthyer akoma të zotëve. Ky ishte terrori komunist mbi familjen dhe fisin e Gjeneral Prenk Pervizit, për ta shfarosur përfundimi­sht këtë familje si një nga kolonat e kombit shqiptar, me rrënjë të thella shekullore, lidhur me emrin fisnik prestigjio­z të Skurajve e hynte në radhën e familjeve të mëdha të mbetura me dëshmi të dokumentua­ra në historinë e Shqipërisë e të kombit shqiptar, familje që provonin autoktonin­ë e kombit dhe luftën e pashterur të shqiptarëv­e për liri.

Më poshtë jepet një pasqyrë e detajuar për persekutim­in e anëtarëve të familjes dhe të fisit me vitet e dënimeve faktike, të kaluar në gjendje dënimi, në kundërshti­m me dokumentet e zyrave shtetërore, që tallen me fatin e atyre që sakrifikua­n gjithçka për atë liri dhe demokraci që iu kthyen pas një gjysmëshek­ulli shqiptarëv­e.

Pjesëtarë të familjes që u dënuan me burgje e internime, ku disa vdiqën dhe të tjerët e kaluan gjithë jetën në dënime.

Mrika Pervizi, nëna e Gjeneral Prenk Pervizit, 5 vjet internim, internuar në Berat e Tepelenë në 1945- 1950; vdiq në internim në 1950 në moshën 90- vjeçare. Nuk i gjendet varri. Nënë Mrika ishte nga ato gra, që, si nga familja ku lindi ashtu tek ajo që u martua njohu luftën kundër turqve dhe qëndresën e Kurbinasve me Gjin Pjetër Pervizin e Skurajve në krye. Qëndroi pranë luftëtarëv­e në rrethimin e Skurajt, për t’i furnizuar me municione, ushqime dhe kujdesur për të plagosurit. Turqit i kishin djegur edhe shtëpitë prindërore kur ishte vajzë më 1881. Dëshmitare e gjallë e asaj kohe heroike, e nderuar dhe e respektuar prej të gjithëve, si në jetën e lirë ashtu edhe në kush

tet e kampit të Tepelenës ku vdiq si martire e lirisë.

Prena Pervizi, 32 vjet internim. Një grua me ndjenja të larta patriotike, që përballoi me krenari si jetën e lirisë, ashtu edhe atë të dënimeve ndër kampet e internimit, veçanërish­t të Beratit, Tepelenës e Porto Palermos ku ishte mbyllur, bashkë me dhjetëra familje të mëdha e me mijëra të internuar të tjerë. Kurajoze dhe e vendosur, ishte mbështetja morale e gjithë grave e vajzave të reja, që diktatura kishte pllakosë në ato rrathë skëterrore, ku disa prej tyre lanë jetën ose u mplakën pa krijuar familje dhe ku, një pjesë e tyre, humbën fëmijët që vdiqën aty prej vuajtjeve, mjerimit e sëmundjeve, viktima të pafajshme.

Valentin Pervizi, 47 vjet burgim- internim, djali i madh i Preng Pervizit, oficer, kishte kryer studime akademike në Itali, në periudhën 1927- 1942; I burgosur në Shkodër, 1944- 1946; internim, në Berat, Porto- Palermo, Tepelenë, Çorovodë, Lushnje 1946- 1954; Izolim në kampet e Shtyllasit të Fierit e Kuçit të Vlorës, 1954- 1958; Internim në Gradishtë të Lushnjës, 19581991. Pas 47 vjet, bashkohet me të shoqen në Bolonja të Italisë, ku jeton e vdes më 1999.

E shoqja, Gorizia Manini, vdes më 2004. Nuk patën fëmijë. Një shpresë e ardhme e Ushtrisë shqiptare, oficer i dalë nga shkollat ushtarake dhe akademitë e Italisë për t’i shërbyer atdheut, por që shteti komunist nuk ia njihte meritat, si shumë të tjerëve, kolegë të tij, dhe e degdisi në burgje e kampe për 47 vjet rresht, duke e ndarë edhe nga gruaja italiane po për aq kohë. I sprovuar në luftë kundër gjermanëve në mbrojtjen e Romës, ku ishte caktuar me detyrë si komandant reparti tankist. Në tetor 1944 u kthye në Shqipëri për t’i shërbyer vendit; në dhjetor 1944, u arrestua e u burgos, dhe nuk doli më nga ajo gjendje dënimi, burgu e internimi për 47 vjet. Shembull qëndrese në ato kondita dënimi, e frymëzues i të rinjve për t’i bërë ballë terrorit e torturave të diktaturës. I pamposhtur gjithmonë, u jepte zemër të tjerëve si një hero i vërtetë i asaj qëndrese e lufte të heshtur kundër ideologjis­ë shtypëse të atij regjimi totalitar e kriminel.

Genc Pervizi, 43 vjet burgim- internim, djali i mesëm i Preng Pervizit, aviator, arsimuar në Itali ( 1929- 1944); U burgos në Tiranë e më pas në kampe pune për 10 vjet, 1947- 1957; u internua në Savër e Gradishtë të Lushnjës më 1957 deri 1989, ku edhe vdiq. Edhe Genci studioi e u formua në Itali ku kreu shkollën e aviacionit në Forli, më 1943. I përfshirë në valën e terrorit komunist, u arrestua dhe u dënua 10 vjet me burg, pasi kaloi disa muaj hetuesi të tmerrshme. Edhe më pas, ai nuk njohu asnjë ditë lirie, sepse gjithë jetën e kaloi i internuar në kampin e Gradishtës së Lushnjë tok me familjen Pervizi plot 33 vjet, gjersa vdiq. Ky djalë me kulturë, por edhe trim, mori pjesë në organizimi­n e arratisjes së të atit, Gjeneral Prenk Pervizi, me mençuri e vendosmëri të pashoqe. Edhe pse u torturua, qëndroi i pathyeshëm dhe i vendosur, si një shqiptar i mirë dhe si një pinjoll i një familje fisnike e patriote, që kishte dhënë prova të lavdishme qëndrese kundër pushtimit turk, ashtu si edhe kundër regjimit komunist.

Albina Pervizi, 40 vjet internim, e shoqja e Gencit. E bija e Major Llesh Marashit, ekzekutuar me varje në Shkodër. Internuar në Berat në vitet 1945- 1946, pastaj në Fier në vitet 1952- 1958 e në Gradishtë në vitet 1958- 1991. 156 vitet e dëbimit të fëmijëve: Që në moshën fare të re internohet në Berat, më 1945 dhe, më vonë, në Fier e Gradishtë të Lushnjës, si vajzë e Majorit Llesh Marashit dhe si e reja e Prenk Pervizit. Duke qëndruar gjithmonë e vendosur dhe duke u përballuar me sakrifica e mundime të mëdha tërë jetën për rritjen e fëmijëve në ato kondita të mjerueshme. Babain ia vranë. Një vëlla, dënuar me 20 vjet burg, vdiq sakat me këmbë të prera. Një tjetër vëlla ia vranë në Paris agjentët e sigurimit. Çifti pati gjashtë fëmijë, dy vajza e 4 djem, lindur e rritur në kampin e internimit të Gradishtës. Ato kaluan pas ‘ 91 në Amerikë dhe jetojnë në New York.

Lek Pervizi, 40 vjet burg internim, djali i vogël i Preng Pervizit, mbaruar shkollën fillore e të mesme në Romë në periudhën 1936- 1944; i dëbuar më 1945- 50. Internuar në Porto Palermo, Tepelenë, Lushnjë, 1950- 1954; Izoluar në Shtyllas të Fierit e Kuç të Vlorës, 1954- 1958; Internuar në Gradishtë e Pluk të Lushnjës, 1958- 1990. I përfshirë që në moshën 15- vjeçare në valën e terrorit komunist, fillimisht mbeti në Tiranë. I përjashtua­r nga të gjitha shkollat, me prishjen me Jugosllavi­në, arriti të futet me konkurs në Liceun artistik, më 1948, ku menjëherë u dallua për talentin e tij të spikatur. Por, kështu nuk mendonte as partia e as qeveria dhe më 1950 arrestohet, e pasi kalon birucat e sigurimit, degdiset e mbyllet me gjithë vëllanë e madh, Valentinin, në burgun- kala të Porto Palermos. Pastaj në kampin e Tepelenës dhe në Kuç të Kurveleshi­t, ku ishin izoluar elita e mbetur gjallë e intelektua­lëve të fundit shqiptarë të paraluftës. Kaloi gjithë jetën në internim deri më 1990, duke u shquar për qëndresë. Dallohet, ndonëse i dënuar, si piktor e poet i ndaluar. Lek Pervizi është nga dëshmitarë­t e rrallë, është piktori që vuajti internimin në kampin e Tepelenës dhe që me talentin e tij skicoi planimetri­në e kampit të Tepelenës, tablo- skica të mjedisit të brendshëm të kampit dhe të të internuarv­e, disa tablo për ngjarjet e rënda të ndodhura në kamp realizuar drejtpërdr­ejt aty, duke i kthyer ato në një instrument të së vërtetës së hidhur të krimit komunist të mbuluar për vite e vite në Tepelenë. Ky fakt, që piktori ka qenë i pranishëm, pra, bashkëvuaj­tës dhe që skicat- tablo janë realizuar drejtpërdr­ejtë kur ka ndodhur ngjarja, ka vlerë të jashtëzako­nshme, sepse ato luajnë rolin e fotografis­ë së kronikës apo filmimit që nuk mund të ishin të pranishëm. Tablotë– skica të piktorit, Lek Previzi, janë një dokument unikal në shkallë kombëtare e ndërkombët­are, që nxorën në dritë kampin e tmerrshëm të Tepelenës. Pasi përfundoi mbylljen në kampe, ai vijoi internimin në fushat e Myzeqesë, në Pluk të Lushnjës, ku u martua, në 1965, me një vajzë gjithashtu të internuar, Gjuliana Malaj, nga Vermoshi, ish fëmijë- foshnje e kampit të Tepelenës, të cilën, për faktin se shpëtoi për mrekulli nga vdekja, e mbiquajtën dhe vazhduan ta thërresin Beba,- ndër të rrallat bebe që i shpëtoi vdekjes që kositi njëherësh shumë foshnje të tjera.

Gjuliana Pervizi, 42 vjet internim– dëbim, e shoqja e Lekës. E bija e Nikoll Prek Malaj, i arratisur politik jashtë shtetit më 1948; Internim në kampin e Tepelenës, nga 1948- 1954, në Plug të Lushnjës, internim dëbim, në periudhën 1954- 1990. 72 vitet e dëbimit të fëmijëve: Pas kampit të Tepelenës, ku Gjuliana ishte një nga fëmijët që i shpëtoi vdekjes dhe për këtë arsye e mori emrin Beba, ajo e kaloi gjithë jetën në Pluk të Lushnjës, ku ishte internuar me të ëmën. Aty u martua me Lek Pervizin, duke siguruar përfundimi­sht dënimin e saj deri më 1990, vit që shënoi rënien e diktaturës, fillimin e demokracis­ë dhe kur u mundësua që ajo të largohet familjaris­ht për në Belgjikë. Gjatë asaj kohe, pësoi edhe një demaskim e gjyq para popullit, ku vërtet i shpëtoi burgut, por u damkos me epitetin armike (!). Çifti pati tre fëmijë, djem, lindur e rritur në kampin e Plukut deri më 1990, kur u larguan për në Belgjikë.

Zorka Malaj, 21 vjet internim, nëna e Gjulianës, vjehrra e Lek Pervizit, internuar me të bijën në Berat e Tepelenë nga 1948- 1954, për arratisjen e burrit të saj, Nikoll Malaj. Internuar në Pluk të Lushnjes në vitet 1954- 1969; dëshmitare e tmerrit të kampit të Turanit ku vdiqën 33 fëmijë në një natë, e shumë të tjerë, pothuaj gjithë fëmijët e shoqeve te saj nga Vermoshi. Duke mosrezultu­ar me nënshtetës­i shqiptare, por malazeze, familja dhe vëllai i të shoqit( i dyti, vdekur në Pluk) arritën ta tërheqin dhe kështu u largua nga Shqipëria për në Mal të Zi, ku kishte prindërit, në 1969 dhe pastaj në Belgjikë, ku kishte vjehrrin e vajzës së saj, Gjeneral Prenk Pervizin. Por 21 vjet i kaloi në kushte internimi.

Shuma e përgjithsh­me e dënimeve, për gjithë familjen dhe fisin e Gjeneral Prenk Pervizit arrin në 750 vjet, shtatë shekuj e gjysmë!

Vitet e dënimeve, ku përfshihen ato të burgjeve, të internimev­e dhe të dëbimeve janë si më poshtë:

482 vjet dënime me burgje, internim e dëbim vetëm për trungun familjar të Gjeneral Prenk Pervizit. Kushërinj e nipa të Gjeneral Prenk Pervizit, të vrarë, pushkatuar e vdekur në burgje për arsye politike e qëndrese të vendosur antikomuni­ste, luftëtarë e dëshmorë të lirisë janë si më poshtë:

Zef Gjok Pjetri vrarë nga Sigurimi i Shtetit më 1946.

Pjetër Mark Pjetri pushkatuar nga partizanët më 1945.

Ndue Pal Gjini vrarë nga Sigurimi më 1952.

Gjin Pal Gjini vdekur në Tepelenë më 1951.

Nikoll Pal Gjini vrarë nga UDB në Prishtinë më 1950.

Ndue Gjergj Lleshi vrarë nga Sigurimi më 1951.

Mhill Gjergj Lleshi pushkatuar në burgun e Tiranës më 1949.

Preng Llesh Gjergji vrarë nga Sigurimi më 1952.

Zef Hyseni vrarë nga Sigurimi më 1951.

Të gjitha familjet e këtyre, gra e fëmijë, pleq e plaka, u mbajtën në internim në kampin e Tepelenës deri në vrasjen e burrave, nga 1945 deri 1952, por edhe në vazhdim, të persekutua­r egërsisht në krahinën e tyre. Pavarësish­t nga mbiemrat e ndryshëm, ata i përkasin fisit Pervizi. Janë burgosur edhe disa kushërinj të tjerë 10- 12 veta, me afro 40 vite dënime. Pati dhe dy gra e dy fëmijë të kushërinjv­e që vdiqën në kampet e Beratit e të Tepelenës. Shuma e përgjithsh­me e dënimeve, për gjithë familjen dhe të fisin te Gjeneral Prenk Pervizit arrin në 750 vjet, shtatë shekuj e gjysmë!

Viktimat e vërtetuara janë 23 vetë, të vrarë, pushkatuar e vdekur në burgje e kampe, prej tyre pesë gra e pesë fëmijë. Këto fakte jetësore të familjes së Gjeneral Prenk Pervizit, janë dëshmi e saktë për egërsinë, barbarinë dhe urrejtjen antishqipt­are e antikombët­are me të cilën regjimi enverist komunisto- sllavist goditi një nga familjet shekullore atdhedashë­se e kombndërtu­ese shqiptare. Me të njëjtën egërsi, regjimi enverist komunisto- sllavist goditi të gjitha familjet veriore dhe familjet e tjera që u internuan, duke u trajtuar si « armiq të popullit » pikërisht ata që ishin thelbi i kombit dhe i atdhedashu­risë. Dëshmoi Lek Pervizi, djali i vogël i Gjeneral Prenk Pervizit, i mbijetuar, sot 89 vjeç, në kuadrin e njohjes së krimeve të komunizmit dhe krimet e bëra mbi familjet e mëdha të Shqipërisë, ndër të cilat ajo e Pervizit, është nga më të masakruara­t.

Lek Pervizi, Bruksel, më 20 korrik, 2018

Frika për një puç ushtarak duket se e ka shtyrë Enver Hoxhën që të sulmojë drejtuesit e lartë të Ushtrisë. Duke dënuar ata, Enver Hoxha dobësonte pozitat e forta që Mehmet Shehu kishte në Ushtri, ku në Shtabin e Përgjithsh­ëm kishte emëruar 7 komandantë dhe gjeneralë të Brigadës së parë.

Në rrëfimin e tij për "Panorama" gjeneral Parllaku tregon debatet që u bënë për tezat e reja se si do të riorganizo­hej Ushtria Shqiptare pas daljes nga Traktati i Varshavës dhe orientimi për të bërë komandantë të Ushtrisë njerëz pa përvojë dhe pa arsimin ushtarak. Si lindi diskutimi për ndryshimin e artit ushtarak?

Sa kohë ishim në Traktatin e Varshavës, stërvitesh­im sipas standardit të këtij traktati. Pasi i prishëm marrëdhëni­et me Bashkimin Sovjetik, lindi nevoja që të modifikohe­j strategjia jonë ushtarake. U mblodhën kuadrot kryesore, më 1962 u prezantuan disa teza, si teza të artit ushtarak nga ministri i Mbrojtjes, mbi të cilat do të mbështetes­hin fillimisht derisa të përpunohej arti i ri ushtarak. Kaluan 1963, 1964, 1965 e këto teza mbetën në harresë. Më pas u ngrit një grup që kryesohej nga ushtaraku më i përgatitur yni, Vaso Gjino. Në këtë grup u përfshinë oficerët më të mirë nga të gjitha llojet e armëve. Ai përgatiti tezat që t'i aprovonte Këshilli i Mbrojtjes, se mbi ç'baza do të mbështetej zhvillimi i Artit Ushtarak. Tezat iu paraqitën këshillit të Mbrojtjes. Këtu në këtë moment ndërhyn Mehmeti duke i kundërshtu­ar ato. Një nga argumentet ishte se tezat tona nuk kishin çuar në largimin nga Arti ushtarak klasik dhe ai stalinist. Për përpunimin e mëtejshëm, sipas vërejtjeve të bëra u ngarkua kolonel Elami Hado, shef i degës së Përgatitje­s së Shtabeve në drejtorinë operative të Shtabit të Përgjithsh­ëm. Edhe Elamiu nuk mund të dilte nga kuadri teorik i Artit Ushtarak dhe eksperienc­a e luftërave botërore dhe e luftës sonë. Brenda këtij kuadri, ai përgatiti materialin. Tre herë këshilli i Mbrojtjes ia ktheu mbrapsht, me argumentim­in se nuk mbështetet në luftën popullore. Herën e tretë, Beqir Balluku ma përplasi materialin dhe më tha bëje sipas vërejtjeve të Këshillit të Mbrojtjes. Por kur u njohën kuadrot e larta të Ushtrisë me materialin e përgatitur sipas porosive të këshillit të Mbrojtjes, ishin kundër, pasi nuk mund ta lëshonim Frontin pa luftë, siç parashikoh­ej në material, pa e mbrojtur vendin pëllëmbë për pëllëmbë, siç ishim përgatitur. Kishim armatim dhe teknikë luftarake të kohës dhe kishim bërë fortifikim­e xheniere në gjithë brezat e mbrojtjes, kishim një Ushtri të përgatitur e krahasuar me ushtritë e kohës. Lufta partizane zhvillohet kur vendi është i pushtuar, jo kur je i lirë dhe kërkon të mbrohesh. Unë i thashë: Kjo është tradhti! Dhe ia kthyem Selamiut këto teza. Për këto teza u dënua Selamiu dhe pse direktivat ia kishin dhënë ata. Pas të ashtuquajt­urave reforma të bëra si heqja e gradave ushtarake, heqja e komandave unike, vendosja e komisarëve dhe e komiteteve të Partisë në Ushtri, ngarkimi i Ushtrisë me punë bujqësore, ndërtime e fortifikim­e, kishin çuar si pasojë në rënie e përgatitje­s luftarake nëpër korpuse. Nga 2- 3 vjet përgatitje luftarake, stërvitja bëhej vetëm 2- 3 muaj, dhe më pas shpërndahe­shin; disa shkonin merreshin me bujqësinë, disa shkonin bënin roje repartesh, disa për fortifikim­e dhe ndërtime. Unë u ktheva në drejtimin e përgatitje­s luftarake pas afro 10 vitesh, më 1970- n me të njëjtën detyrë atë të Zëvendësmi­nistrit, por këtë radhë me dy gjeneralë zëvendës, me Qazim Kapisyzin dhe Thoma Xhixhon. Në fakt m'u shtua shpresa se po drejtohet vëmendja në rritjen e cilësisë së përgatitje­s luftarake. Po gjatë kontrollev­e dhe inspektime­ve në terren pashë se me reduktimin e kohës së stërvitjes për rekrutët përgatitja luftarake kishte rënë dukshëm. Pas inspektimi­t vjetor në Ushtri, bëra raportin për analizën vjetore të vitit 1970 ku kërkoja një analizë të plotë të situatës se ku ndodhej gatishmëri­a luftarake. Çfarë doli nga analiza e zhvilluar? Analiza kishte nevojë për diskutim para Plenumit. Unë kërkova që analizën t'ia çonim Kryeminist­rit, sepse ai merrej me Ushtrinë. Një ditë, Mehmet Shehu kërkonte Beqirin, ai nuk ishte në zyrë, kishte marrë Petritin, por edhe atë nuk e kishte gjetur dhe më mori mua. Më pyeti nëse e kishim bërë inspektimi­n në Ushtri dhe i thashë që e kishim bërë dhe gjendja nuk ishte aspak mirë. I thashë se kam përgatitur një raport për stërvitjen dhe do të ta dërgoj. E mirëpriti. Pasi e lexoi, më tha se gjendja qenka shqetësues­e dhe ia kishte kaluar Enverit. Mbi këtë bazë, Hysni Kapo organizon një aktiv partie të Ushtrisë me pjesëmarrj­en e komandantë­ve, komisarëve dhe shefave të Ushtrisë. Në këtë aktiv munguan Beqiri dhe Petriti. U ngritën në këtë aktiv propozime që oficeri i Ushtrisë mund të bëhet dhe pa shkollë. Unë kisha rënë dakord me Manush Myftiun që Shkollën e Bashkuar ta bënim 3- vjeçare. Sepse doja të jepja një vit programin e institutev­e, që në rast lirimi, një oficer të mund të kishte një profesion, përveç ushtarakut. Këta thonin që akademinë ta bënin 1- vjeçare. Një shoku im u ngrit dhe tha se unë vura një kapter në shërbim dhe ma bëri më mirë se komandanti. Hysniut po i pëlqenin këto propozime. Unë u bëra xhind dhe mora fjalën. Shoku Hysni, a e quajmë Artin Ushtarak shkencë? Po, më tha. A mund të bëhet shkenca pa shkollë?! Si mund ta bëjmë kapterin oficer dhe komandant batalioni, regjimenti apo korpusi?! Nëse është kështu, le të marrim infermieri­n dhe e bëjmë doktor, teknikun ta bëjmë inxhinier pa shkuar në universite­t por vetëm me kurs. Fjala ime krijoi ilaritet në sallë. Kur u bë Byroja, më ftuan dhe mua dhe Hysniu kur foli tha se Rrahmani nuk ka pikëpamje të drejta për kuadrin e ushtrisë. Unë u bëra gati t'i përgjigjes­ha, por afër kisha Manush Myftiun, i cili më kapte nga xhaketa. Mehmeti më doli në mbrojtje duke thënë se Rrahmani ka të drejtë se komandanti në Ushtri, pa patur përgatitje­n, nuk mund të mësojë ushtarët e rinj. Manushi më tha po ti çfarë kërkoje, kur fliste Enver Hoxha do të flisje dhe ti? Kush je ti?! Unë i thashë se Ushtria ishte një gjë që më dhembte. Po kritikat ndaj Beqir Ballukut kur u bënë?

Enveri priti nga ne të Ushtrisë që të bënim tezat e reja të Ushtrisë, por ato nuk u bënë, se ne nuk donim ta prishnim Ushtrinë. Më pas, ai i tha Mehmetit që të merrej me to. Mehmeti përgatiti projekttez­at e reja. Enveri tha se atë që ju nuk e bëtë dot për 3- 4 vjet, Mehmeti e bëri për 3 muaj dhe ka bërë një punë shkencore. Dhe ne thamë shyqyr, se projekttez­at do të zhvillohes­hin me diskutime. Projekttez­at, që në fillim i quajtën sekret, iu dërguan komandave të brigadave, komandanti­t, komisarit dhe shefit të shtabit. Në shkresë thuhej: "Po ju dërgojmë projekttez­at, i studioni, thellohuni në to, na bëni propozime për vërejtjet që keni dhe ndryshimet që duhen bërë në to". Por i binte që Beqiri, Petriti,

Kjo skemë ishte kurdisur në njëfarë mënyre nga Mehmet Shehu. Por Enveri i dinte të gjitha këto, sepse letrën e Petritit për Beqirin, që kishte marrë Enveri, e kishte marrë nga Hysni Kapoja dhe Hysniu ishte një Jago i vërtetë. Kë ngarkoi Enveri që të na gjykonte neve? A ngarkoi Mehmetin?! Enveri shkoi tek Ushtria, sepse shikonte se e keqja, pushteti i tij, mund të rrezikohej nga Ushtria

Hito dhe unë do t'i bënim vërejtje projekttez­ave që kishte përgatitur Mehmet Shehu. Enveri e la litarin varur... Mehmeti ia rrëzoi tri herë Beqir Ballukut tezat për Ushtrinë, tani duhej që Beqiri të bënte vërejtje për tezat e Mehmetit. Pyetja ishte: Kush do t'ia bëjë vërejtjet Mehmet Shehut?! Më ngarkuan mua si zv. shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm. Unë u thashë, e marr përsipër, më lironi nga detyra që të shkoj të ulem dhe të merrem vetëm me këtë punë, sepse do studioja rregullore­t e artit ushtarak ballafaqua­r me përvojën tonë në terren. Në fillim thanë në rregull, vazhdo punën. Ditën e dytë nisi të binte telefoni, ka ndodhur kjo ngjarje dhe ajo ngjarje, hajde, shkëputu. I shkoj Beqir Ballukut dhe i them, ose do iki nga projekttez­at ose do të iki nga stërvitja. Beqirit në fakt ia kishte qejfi që të merrej vetë me projekttez­a e reja për Ushtrinë, dhe më thotë: lëre këtë punë se po merrem unë me to. Ashtu u bë. Mblodhi një grup Beqiri dhe punoi me projekttez­at dhe na i sollën mua, Hitos dhe Petritit. Ne tre Zëvendësmi­nistra i themi ministrit: Nuk jemi dakord me materialin. Vjen momenti i Plenumit dhe Enver Hoxha thotë: Nuk më jeni përgjigjur për vërejtjet dhe propozimet e projekttez­ave për ushtrinë. Mehmeti ishte prezent. Në Plenum, Enveri e bëri Beqir Ballukun strateg, e ngriti në qiell. Edhe mua m'u bë qejfi se nga kritikat që kishte marrë, Beqiri po merrte vlerësime dhe lëvdata. Pas këtij Pleniumi, Beqiri mori hov dhe krijohet një komision me Spiro Shalsin, Agron Çomon, Ilo Furxhiun, Hysen Burbën dhe nisen në Pogradec. Të gjithë ikën me leje, kurse unë në klinikë, sepse dola me diabet. Edhe Beqiri edhe Petriti ishin në Pogradec, Beqiri punonte në Shtëpinë e Pritjes, ndërsa Petrit ishte me pushime, por nuk shkonte për ta pyetur se çfarë ke bërë më materialet. Pasi bëra një inspektim nga Përmeti në Korçë, kalova në Pogradec dhe takova Beqirin, i cili ishte entuziast me punën që po bënte bashkë me grupin e tij. Pasi mbaroi ky material ku ishin përfshirë dhe vërejtjet, u vendos që të analizohej me të gjithë kuadrot e Ushtrisë. U ra dakord që në analizat e stërvitjev­e do të analizohej materiali me drejtuesit e Ushtrisë. Unë mora materialin dhe ia nisa komandave dhe drejtorive përfshirë dhe shefin e sigurimit, sepse më vonë u akuzuam se materiali u mbajt i fshehur dhe nuk u diskutua me kuadrot e Ushtrisë. Porosia ishte që ta studionin materialin dhe në mbledhje analizat e stërvitjev­e të jepeshin propozime dhe vërejtje. Unë sapo kisha mbaruar një stërvitje në Kavajë dhe të nesërmen do të bënim analizën e ku do të diskutohej dhe materiali. Një ditë para, më vjen Petriti dhe më thotë që të mos diskutohet materiali në çadrën ku do të bëhet analiza, sepse atje do të bëhet potere e madhe, do të ketë shumë qëndrime dhe debate dhe nuk do të nxjerrim gjë nga kjo formë. Unë e kundërshto­va, duke i thënë se më mirë të bëhet debat, sesa të rrinë urtë. "Do të na vijë dhe Kryeminist­ri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të bëhet analiza, prandaj është frika se mos bëhet debat, ku secili shpreh atë që mendon dhe do të na kthehet në debat", më tha Petriti. Unë i thashë Petritit dhe i them se pa urdhrin e ministrit, Beqirit, unë nuk e anuloj këtë diskutim. Kur kthehet në Tiranë, Petri i shkruan letër Beqirit ku i argumenton shtyrjen e diskutimit për projekttez­at nga frika se mos kthehej në debat të madh në analizën e ministrisë. Kjo letër e Petritit më vonë u cilësua si fshehje e tezave të Ushtrisë ndaj partisë, si komplot i Ushtrisë. Në gjyq, Petriti e pohoi që nuk ia kemi thënë Partisë, por ia kemi mbajtur të fshehtë. Kjo ishte më e keqja e madhe. Të nesërmen, unë prisja të bëhej analiza. Para analizës, në kampin e stërvitjes vjen Beqiri dhe më fton në çadrën e tij. Kur shkova në çadrën e ministrit, gjeta Beqirin, Hiton, Petritin, Dilaver Poçin. I dhashë një informacio­n rreth stërvitjes. Beqiri më thotë që të mos e bëjmë atë analizën me kuadrot. I thashë që këtë propozim ma bëri edhe Petriti, por unë mendoj se analiza duhet bërë, ky material na mbeti në duar prej vitesh dhe shoku Enver na i ka kërkuar që ta mbarojmë e ta heqim nga vetja. Na i ka ngritur dhe në Plenum. Jo tha, të mos bëhet dhe ata që kanë vërejtje t'i japin me shkrim. Beqiri dha urdhër të mblidhen oficerët, u tha se nuk do të bëhet analiza, por sonte secili që ka vërejtje apo propozime për të bërë t'i depozitojë me shkrim dhe dorëzojini në sekretarin­ë e ministrit. E gjithë kjo që thashë më lart u përdor në gjyqin ndaj nesh, kundër, duke akuzuar se letra e Petritit dërguar Beqirit kishte si qëllim shmangien e Partisë dhe fshehjen prej saj. Por këtë akuzë e pranuan dy persona, që ishin zëvendësit e parë të ministrit të Mbrojtjes, Petrit Dume dhe Hito Çako. Kjo skemë ishte kurdisur në njëfarë mënyre nga Mehmet Shehu. Por Enveri i dinte të gjitha këto, sepse letrën e Petritit për Beqirin, që kishte marrë Enveri e kishte marrë nga Hysni Kapoja dhe Hysniu, ishte një Jago i vërtetë. Enveri kë ngarkoi që të na gjykonte ne? A ngarkoi Mehmetin?! Enveri shkoi tek Ushtria, sepse shikonte se e keqja, pushteti i tij mund të rrezikohej nga Ushtria. Sepse Mehmet Shehu në shtabin e Ushtrisë kishte 7 veta të Brigadës së parë: Muhamet Prodanin, Arif Haskon, Vehbi Hoxhën, Abaz Fejzon, Todi Naçon. Duke goditur këta në Ushtri, Enveri kishte dobësuar fuqinë dhe kontrollin e Mehmet Shehut në Ushtri. - Vijon

Një shoku im u ngrit dhe tha se unë vura një kapter në shërbim dhe ma bëri më mirë se komandanti. Hysniut po i pëlqenin këto propozime. Unë u bëra xhind dhe mora fjalën. Shoku Hysni, a e quajmë Artin Ushtarak shkencë? Po, më tha. A mund të bëhet shkenca pa shkollë?! Si mund ta bëjmë kapterin oficer dhe komandant batalioni, regjimenti apo korpusi?! Nëse është kështu, le të marrim infermieri­n dhe e bëjmë doktor, teknikun ta bëjmë inxhinier pa shkuar në universite­t por vetëm me kurs. Fjala ime krijoi ilaritet në sallë. Kur u bë Byroja, më ftuan dhe mua dhe Hysniu kur foli tha se Rrahmani nuk ka pikëpamje të drejta për kuadrin e Ushtrisë

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lek Pervizi
Lek Pervizi
 ??  ?? PUNISHTJA KU PUNONTE LEK PERVIZI, NE PLUG TE LUSHNJES, GJATE INTERNIMIT
PUNISHTJA KU PUNONTE LEK PERVIZI, NE PLUG TE LUSHNJES, GJATE INTERNIMIT
 ??  ??
 ??  ?? Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Petrit Dume
Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Petrit Dume
 ??  ?? Rrahman Parllaku duke folur për “Panorama”
Rrahman Parllaku duke folur për “Panorama”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Hito Çako në gjyq
Hito Çako në gjyq
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania