Panorama (Albania)

Ekzekutimi, telefonata që nxorri në pritë 47- vjeçarin

Hetuesit e lidhin vrasjen me të kaluarën e Tozajt. U dënua në 2011 me 6 vite e 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike

-

Ka qenë një telefonatë që ka nxjerrë nga shtëpia Nikola Ikonomin, natën që u vra me shtatë plumba në Selenicë. 47vjeçari, për shkak të së kaluarës së tij, kishte ndryshuar dy herë emrin.

Fillimisht, ai e ka pasur emrin Laver Tozaj, ndërsa gjatë hetimeve për trafikim droge për në Greqi, ai shfaqet me emrin Xhafer Zotaj. Ndërkohë, pas dënimit me 6 vite e 8 muaj burg, 47- vjeçari ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin për të fshehur të kaluarën. Të paktën 15 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje lidhje me vrasjen e Tozajt, ndërkohë që tri automjete të forcave RENEA kanë kryer kontrolle të shumta në zonë për gjetjen e autorit të krimit. Nga hetimet dhe autopsia është konfirmuar se 47- vjeçari është qëlluar plot shtatë herë me pistoletë. Vrasja e tij është kryer nga një distancë e afërt dhe nga të shtënat ka marrë dy plumba në kokë dhe pesë të tjerë në pjesën e sipërme të trupit. Familjarët e viktimës, të tronditur nga ngjarja, nuk kanë pranuar që të flasin për mediat, ndërsa dyert e shtëpisë qëndronin të hapura për të afërmit për të shprehur ngushëllim­et. Ndërsa banorët e zonës shprehen se viktima nuk njihej si person problemati­k, por pa dhënë më shumë detaje se me çfarë merrej 47- vjeçari apo nëse e dinin të kaluarën e tij.

Pista kryesore, në të cilën po hetohet për vrasjen e Nikola Ikonomit, lidhet me prishjen e pazareve. 47vjeçari dyshohet se ka vijuar të merret me trafikimin e lëndës narkotike edhe pas kryerjes së dënimit. Nga grupi hetimor mësohet se autori e ka telefonuar 47vjeçarin për t’u takuar dhe më pas e ka qëlluar shtatë herë nga një distancë e afërt. Rruga ku edhe ka ndodhur atentati është krejtësish­t pa ndriçim dhe kamera sigurie, çka vështirëso­n hetimet për identifiki­min e autorit të ngjarjes së rëndë. Gjithsesi, nga burime të Policisë së Vlorës mësohet se pista kryesore mbetet ajo e prishjes së ndonjë pazari droge. Mësohet se edhe emrin në gjendje civile e kishte ndërruar, pikërisht për shkak të kaluarës së tij. Pavarësish­t se kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi, në fshat 47vjeçari njihej pikërisht me emrin Laver Tozaj. Nga ana tjetër, Policia nuk përjashton as ndonjë pistë tjetër, për ndonjë ngjarje që mund të ketë ndodhur kohët e fundit. Deri tani, hetuesit nuk kanë ende një emër konkret si të dyshuar për vrasjen e Tozajt, përveç disa të shoqëruarv­e që janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.

 ??  ?? Vendi ku u vra 47- vjeçari në Selenicë
Vendi ku u vra 47- vjeçari në Selenicë
 ??  ?? Momenti i mbërritjes në spital
Momenti i mbërritjes në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania