Panorama (Albania)

Rrëfimi: Nuk u hoq fenomeni nga Lazarati, por u masakruan banorët

- TIRANË

Reportazhi i “Narcotica”, i publikuar në televizion­in publik “Rai 3”, nis me rrëfimin e një banoreje të Lazaratit, e cila tregon për operacioni­n e Policisë së Shtetit gjatë viteve 2014- 2015. “E mirëpritëm këtë operacion”, thotë ajo dhe më tej pretendon se Policia ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj dhe rezultati i këtij operacioni nuk ishte zhdukja e fenomenit të kanabisit, por masakrimi i banorëve. Banorja e Lazaratit teksa tregon foton e djalit të saj të dhunuar, thotë se sot, pas 4 vitesh nga ai operacion, pyet shtetin për tonelatat e prodhuara pas vitit 2015, kush i kultivoi, pasi sipas saj Lazarati jo. “E mbaj mend shumë mirë, jo një herë por dhjetëra herë ka ardhur në banesën time. Policia e Shtetit bëri një aksion për goditjen e kanabisit në fshatin Lazarat. Por të gjithë e mirëpritëm këtë aksion sepse askush nuk e donte që të lulëzonte më mariujuana, sepse i dimë edhe efektet negative, pavarësish­t parasë që mund të sjellë në një fraksion kohe, megjithatë në këtë moment nuk u hoq fenomeni nga Lazarati, por u masakruan banorët. Familja ime është më e persekutua­ra në këtë histori. Ata i kanë qëlluar dhe unë nuk e di si kanë mbetur gjallë. Me shkelma, me grushte, me qyt kallashi, me kallash, me armë. Djali është shembur në shesh, e kanë qëlluar dhe pasi ka rënë në shesh, jam hedhur për të mbuluar me trup. Djalit i rridhte gjak gjithandej ( Duke treguar foto). Ky është djali im dhe këtu është prapë djali pasi erdhi Policia e shtetit në shtëpi dhe e transformo­i në këtë formë. Pyes shtetin, këto tonelata që po dalin pas 2014- 2015, kush i prodhoi, ku u bë, se në Lazarat jo. Kush e mban përgjegjës­inë për këtë?!”, tha banorja e Lazaratit. Kujtojmë që gjatë proceseve gjyqësore të grupeve të arrestuara në këtë fshat, banorët kanë ngritur akuza për Policinë e Shtetit, që sipas tyre e larguan kanabisin nga Lazarati për ta kultivuar në të gjithë Shqipërinë. Nga operacione­t e zhvilluara në Lazarat në dy vite, janë dënuar dy grupe të konsiderua­ra kriminale, si dhe janë dhënë 3 burgime të përjetshme, për ata që u gjetën fajtor edhe për vrasjen e efektivit të RENEA- s, Ibrahim Bashës. Edhe në reportazh, Lazarati, konsideroh­et si një vend kyç i kultivimit të kanabisit dhe një simbol i aksioneve policore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania