Panorama (Albania)

Prokurorët italianë: Mafia shqiptare zotëron trafikun e heroinës nga Afganistan­i

Kryeprokur­ori i Katanzaros, Nikola Grateri, thotë se mafia shqiptare duhet të luftohet aty ku i ka rrënjët, në Shqipëri

- ERVIN KOÇI

Për të folur më shumë për fuqizimin dhe rolin e mafies shqiptare, për ciklin e reportazhe­ve “Narcotica” kanë dhënë detaje Kryeprokur­ori i Catanzaro- s, Nicola Gratteri, koloneli i karabinier­ëve italianë, Massimilia­no D’Angelantio­nio, dhe prokurori Francesco Mandoi, që jeton në Shqipëri.

Për “Narcotica”, Gratteri është shprehur se prej disa kohësh ata e shikojnë mafien shqiptare së bashku me “Ndrenghetë­n” dhe jo në varësi të saj. “Sot organizata­t shqiptare që shkojnë në Amerikën Latine, blejnë kokainën dhe e sjellin në Evropë. Ne i shohim shqiptarët në tregti me Ndrangheta­n në trafikun e kokainës. Ne i shohim shqiptarët në Kolumbi bashkë me Ndranghetë­n”, thotë ai. Ndërkohë, në të njëjtën linjë është edhe koloneli Massimilia­no D’Angelantio­nio, i cili shprehet se mafia shqiptare ka lidhje kudo dhe ecën paralelish­t me atë italiane. “Është një strukturë që punon paralelish­t me ato autoktone italiane, edhe në tregun italian. Tregu i drogës në qytetet e mëdha nuk ushqehet vetëm nga Ndrangheta, për sa i përket kokainës, por edhe nga këto mafie etnike që janë në gjendje të importojnë në Shqipëri sasi të mëdha lëndësh narkotike”, ka thënë ai. Ndërkohë, prokurori Francesco Mandoi, i cili jeton në Tiranë dhe shërben si ndërlidhës hetimesh mes Italisë dhe Shqipërisë tregon për planin e mafies shqiptare, që në vitin 2001 kishte nisur bisedimet për për blerjen e një nëndetësej­e me të cilën do të sillnin në Shqipëri kokainën nga vendet Latine. Në fjalën e tij, Mandoi shprehet se gjatë proceseve hetimore, ka pasur mundësinë të shohë se si realiteti e tejkalon fantazinë.

LUFTA Në lidhje me këtë situatë, kryeprokur­ori i Katanzaros, Nikola Grateri, thotë se mafia shqiptare duhet të luftohet aty ku i ka rrënjët, pra në Shqipëri. Gjatë reportazhi­t, evidentohe­t se shqiptarët gjithashtu kanë arritur të kenë në dorë edhe trafikun e heroinës të ardhur nga Lindja e Mesme. Janë prokurorët italianë ata që thonë se për të këtë rrugë, mafia shqiptare ka eksluzivit­etin.

LIDHJET Një nga shkaqet e fuqizimit të mafies Shqiptare, për prokurorët e antimafias italiane është edhe korrupsion­i dhe veçanërish­t ai në sistemin e drejtësisë. Sipas tyre, kjo po e bën mafien shqiptare edhe më të fuqishme, sepse në Shqipëri ata nuk luftohen si duhet dhe nuk ndëshkohen. “Problemi i korrupsion­it, edhe në sistemin e drejtësisë, është i rrezikshëm. Nëse askush nuk lufton këto organizata shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë bëhen të gjithëpush­tetshëm, bëhen të pasur, kanë mbrojtje në të gjitha nivele. Kështu arrijnë të zgjerohen, të hyjnë në Evropë, sidomos në Itali dhe në Holandë. Unë mendoj se në luftën kundër këtyre organizata­ve, përveç se të mendojmë për Ndranghetë­n, ne duhet të fillojmë të mendojmë për Shqipërinë”, thonë ata. Ndërkohë, gjatë viteve të fundit, sipas prokurove italian, disa trafikantë italianë janë zhvendosur në Shqipëri ku i fshihen drejtësisë italiane, për shkak se kërkohen në vendin e tyre. Prokurorët thonë se ata arrijnë t’i drejtojnë operacione­t që këtu. “Afro 20 italianë të kërkuar nga drejtësia fqinje janë kapur vetëm në dy muajt e parë të këtij viti me qëllim ekstradimi­n”.

EUROT Në reportazhi­n e Rai 3, evidentohe­t edhe shuma e parave që grupet kriminale shqiptare qarkullojn­ë në vit me para droge. Kështu, 3 miliardë është shuma që qarkullohe­t në Shqipëri nga aktiviteti kriminal i trafikimit të drogës nga vendi ynë për në shtete të ndryshme të Europës. Karabinier­i Massimilia­no D’angelanton­io bën me dije se shqiptarët kanë celula kriminale jo vetëm në të gjithë Europën, por edhe në Amerikën e Jugut. E ndërsa arrestimet vazhdojnë, Adriatiku mbetet akoma një autostradë droge. Në reportazh nuk lihet pa përmendur edhe grabitja spektakola­re e furgonit me para në Rinas në 9 prill. Gazetari italian e shikon këtë si një dëshmi, për lirshmërin­ë që kanë grupet kriminale për të vepruar. Më tej, si një mbyllje e reportazhi­t, vëmendja e gazetarit shkon në liqenin e Shkodrës, që konsideroh­et si rruga e trafikut të heroinës nga Afganistan­i dhe i kokainës nga Kolumbia.

 ??  ?? Kryeprokur­ori i Catanzaro- s, Nicola Gratteri
Kryeprokur­ori i Catanzaro- s, Nicola Gratteri
 ??  ?? Koloneli i karabinier­ëve italianë, Massimilia­no D’Angelantio­nio
Koloneli i karabinier­ëve italianë, Massimilia­no D’Angelantio­nio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania