Panorama (Albania)

Basha: Kanabisi është mbjellë në 1/ 3 e territorit, krimi ka kapur qeverisjen

"PD vjen në shtator me operacioni­n ‘ Ndiq paranë’, plani kombëtar që parashikon hetimin e të gjitha ndërtimeve e ligjeve të miratuara"

- ARISTIR LUMEZI

Një ligj për ndalimin e legalizimi­t në ekonomi të produkteve të krimit, që do të parandaloj­ë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga veprimet financiare te ndërtimet dhe çdo lloj aktiviteti tjetër

Shqipëria është mbjellë përsëri në 1/ 3 e territorit me kanabis ndërsa krimi ka kapur qeverinë në të gjitha nivelet e saj.

Ky ishte konkluzion­i kreut të PD- së, Lulzim Basha, bazuar në reportazhi­n në median italiane "Rai 3" për trafikun e kanabisit nga Meksika në Kolumbi e Shqipëri. Përmes një deklarate para mediave, Basha paralajmër­oi se ditën e parë që do të vijë në pushtet partia e tij, do të nisë një hetim i gjerë për të gjitha ligjet e miratuara dhe veprat në ndërtim nga qeveria aktuale. "Ndiq paranë" do të jetë parimi i këtij operacioni të madh, tha Basha. "Në shtator do të bëj të ditur me detaje planin kombëtar që parashikon hetimin e menjëhersh­ëm të të gjitha ndërtimeve dhe ligjeve të miratuara. Ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundra pastrimit të parave. Zbulimi dhe rikuperimi i parave të vjedhura shqiptarëv­e është prioritet absolut në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Shqipëria do të kthehet në një parajsë lokale me ambicie evropiane, për të prodhuar vende pune e paga dinjitoze. Kriza politike do të përfundojë me politikanë me pranga në duar", vijoi Basha.

DOKUMENTAR­I Për Bashën gjetjet e dokumentar­it të medias italiane dhe deklaratat e funksionar­ëve të lartë të Policisë dhe Prokuroris­ë së Antimafias italiane për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Shqipërisë janë tronditëse. "E gjithë Italia dhe Europa, sikundër Shqipëria, është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë policët dhe prokurorët për drogën. Kanabisi po kultivohet në 1/ 3 e territorit të Shqipërisë, sasia e kanabisit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar", tha ai. Paratë e krimit, sipas tij, kanë kapur shumë sektorë të ekonomisë. "Bumi i ndërtimeve në Tiranë është i financuar nga krimi. Nga ndërtimet që Edi Rama kërkon të bëjë në truallin e Teatrit, 6 kullat 200 milionë euro, në bashkëpuni­m me mafian shqiptare- spanjolle- kolumbiane, te ndërtimet e tjera në qendër të Tiranës, janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës. Një sërë ndërtimesh të mëdha, të planifikua­ra në Tiranë që nuk janë bërë ende të njohura për qytetarët, janë planifikua­r me para të ardhura nga droga", tha Basha.

PROGRAMI Sipas kryedemokr­atit, PD do të vijë me një plan kombëtar kundër krimit dhe parasë së tij të investuar në ekonomi. "Në muajin shtator do të bëj të ditur në detaje planin tonë kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, i cili parashikon si hap të parë auditimin dhe hetimin e menjëhersh­ëm pa asnjë përjashtim të të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikua­ra. Ndërkohë, ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit. Një ligj për ndalimin e legalizimi­t në ekonomi të produkteve të krimit, që do të parandaloj­ë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga veprimet financiare te ndërtimet dhe çdo lloj aktiviteti tjetër. Kjo, si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsion­it apo krimeve të tjera ekonomike", tha Basha. Sipas tij, qeveria e drejtuar nga ai do të gjurmojë çdo para të hedhur në ekonominë shqiptare. "Që ditën e parë në pushtet, qeveria e re do të nxjerrë një fond të konsiderue­shëm për të mundësuar hetimet dhe auditimet e thelluara dhe gjurmimin e parasë si në Shqipëri, edhe në çdo vend të botës. Ne do të bëjmë detyrim ligjor verifikimi­n e origjinës së të gjitha parave të investuara në ndërtim, në koncesione dhe në PPP. Ne do ta bëjmë detyrim ligjor që, për blerjen e çdo lloj pasurie të patundshme, të tregohet burimi i parave dhe pagesa e taksave në mënyrë që të regjistroh­et pasuria e patundshme në hipotekë apo regjistrat e tjerë shtetërore. Ne do të shpallim një regjim të veçantë të kontrollit të pasurive publike dhe të të ardhurave për të gjithë punonjësit shtetërore që punojnë në dhënien e lejeve dhe licencave në sektorët strategjik­ë të vendit, përfshirë atë financiar, të energjisë, dhe në veçanti, atë të infrastruk­turës", tha kryedemokr­ati Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania