Panorama (Albania)

Presidenti, kritika Bashës: Opozita të qëndrojë e bashkuar

Meta krahason Shqipërinë me opozitën serbe kundër Milloshevi­çit

-

Dita e djeshme e Presidenti­t Meta nisi me një kritikë ndaj Lulzim Bashës.

Qëndrimi i ndarë ndërmjet Bashës dhe pjesë tjetër të opozitës për sa i përket regjistrim­it në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, sipas dekretit të Metës, solli dje një reagim të drejtpërdr­ejtë të kreut të shtetit. Në një postim në faqen e tij në "Facebook", Meta nisi komentin e tij me shprehjen e shumëpërdo­rur ditët e fundit, "Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje". Sipas Presidenti­t, palët duhet të qëndrojnë në anën e ligjshmëri­së, duke iu referuar në këtë mënyrë dekretit të tij për caktimin e datës 13 tetor për organizimi­n e zgjedhjeve vendore pasi, sipas kreut të shtetit, procesi zgjedhor i 30 qershorit është i paligjshëm sepse këtë datë ai e zhdekretoi. "Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmëri­së dhe pjesëmarrj­es në institucio­ne, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracin­ë, drejtësinë, por edhe vetveten", theksoi Meta. Ai bëri një krahasim të opozitës në Serbi kur kundërshto­i regjimin e Milloshevi­çit, duke theksuar se qëndrimi i bashkuar i opozitës serbe bëri çoi në largimin e tij nga qeveria. Duket se në mes fjalëve, kreu i shtetit heq një paralele ndërmjet regjimit të Milloshevi­çit në Serbi dhe atij në Shqipëri, pasi i bën apel opozitës shqiptare që të qëndrojë e bashkuar. "Nëse opozita në Serbi do të priste që Milloshevi­çi të dënonte Milloshevi­çin apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, pa dyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. Por opozita mori vendimin më të drejtë, duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në Gjykatën e Hagës. Ndaj, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi", theksoi Presidenti. Në vijim të qëndrimit të tij, kreu i shtetit thekson se politika shqiptare duhet të bëjë çdo gjë për 18 tetorin, datë në të cilën do të mblidhet Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian dhe do të merret vendimi nëse Shqipëria do të kalojë klasën në vjeshtë për hapjen e negociatav­e apo do të presë vitin 2020 për të marrë një përgjigje tjetër. Meta e cilëson bashkëfajë­si çdo argument që mund të jepet kundër zgjidhjes nëpërmjet zgjedhjes, duke kritikuar në këtë mënyrë edhe vetë kryetarin e Partisë Demokratik­e, i cili ka vendosur kushte të panegociue­shme për Kryeminist­rin Rama; largimin e tij nga qeveria dhe krijimi i një qeverie tranzitore pa Kryeminist­ër Ramën. "Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajë­si! 18 tetori po afron", thekson kreu i shtetit. Kjo javë që po kalon ka qenë tepër intensive në aspektin mediatik të kreut të shtetit. Ndonëse është me pushime, ai ditët i ka nisur me qëndrime ndaj qeverisë dhe ndaj opozitës ku nuk kanë munguar edhe kritikat. Këto komente të përditshme në "Facebook", kreu i shtetit i ka shoqëruar me dekrete për kthime ligjshme për rishqyrtim, ku dje, prej tri ditësh, po kthen nga një nismë të miratuar nga Parlamenti.

"Nëse opozita në Serbi do të priste që Milloshevi­çi të dënonte Milloshevi­çin apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, pa dyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet

 ??  ?? PRESIDENTI META
PRESIDENTI META
 ??  ?? Basha dhe Kryemadhi
Basha dhe Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania