Panorama (Albania)

Ademi s’lëshon zyrën, shkodranët letër ambasadave

"Bllokoni konstituim­in e Këshillit deri në verifikimi­n e Pjetrit"

-

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka treguar se nuk do lëshojë zyrën për Valdrin Pjetrin, i cili u zgjodh prej qytetarëve shkodranë në zgjedhjet e 30 qershorit. Në të njëjtën linjë me Ademin janë shprehur edhe një grup qytetarësh, të cilët me sa duket kanë nisur lëvizjet duke i kërkuar ambasadave në Tiranë për të ndaluar konstituim­in e Këshillit Bashkiak. Ditën e djeshme, qytetarët shkodranë i kanë dërguar sot një letër ambasadës së SHBA, delegacion­it të BE- së, ambasadës së Italisë dhe ambasadave të tjera. Përmes saj, ata kërkojnë që ndërkombët­arët të pengojnë konstituim­in e Këshillit Bashkiak dhe betimin e Valdrin Pjetrit, deri në kohën kur Italia të kthejë një përgjigje për akuzat e ngritura në adresë të tij. "Me konsiderat­ë të lartë, ne, një grup përfaqësue­s i qytetarëve të Shkodrës, ju drejtohemi lidhur me situatën e pazakontë që po kalon qyteti ynë para dhe pas votimeve të 30 qershorit. Në një kohë kur pushteti dhe shteti në Shqipëri sot janë e njëjta gjë, kur institucio­net e drejtësisë mungojnë, kur ata që duhej të përmbushni­n garancitë e një procesi zgjedhor demokratik janë shndërruar në vegla politike, ne na vjen ndërmend vargu i poetit kombëtar Naim Frasheri, që thoshte ' dielli për shqiptarët lind nga perëndon'! Tashmë, prej disa ditësh, krerët e opozitës dhe mediat, kanë akuzuar zotin Valdrin Pjetri për mashtrim në deklarimet e tij lidhur formularin e dekriminal­izimit të depozituar në KQZ si kandidat. Sipas këtyre akuzave, zoti Pjetri ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga organet e drejtësisë italiane. Ne kërkojmë prej jush të ushtroni presion si mjeti i vetëm që funksionon mbi qeverinë e Edi Ramës, që një njeri i akuzuar për shkelje të rëndë të ligjit, i akuzuar për precedent kriminal, të mos konstituoh­et si kryetar i Bashkisë së Shkodrës me datë 15 gusht, kjo, derisa shteti italian të përgjigjet zyrtarisht për akuzat ndaj zotit Valdrin Pjetri", theksohet në letrën drejtuar ambasadave.

 ??  ?? Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri
 ??  ?? Voltana Ademi
Voltana Ademi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania