Panorama (Albania)

Gjobitën biznesmeni­n në Tiranë, burg për tre vëllezërit

-

Gjykata për Krime të Rënda la në burg 3 vëllezërit e arrestuar 3 ditë më parë, pasi dyshohet se kanë gjobitur një biznesmen në Tiranë. Seanca për masë sigurie u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa në fund Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre. Prej disa javësh, Prokuroria për Krime të Rënda dhe Policia kishte nën vëzhgim tre personat, të cilët ishin vënë nën hetim pas denoncimit të një shtetasi se ishte kërcënuar nga ata në mënyrë që t'i jepte një shumë prej 50 mijë eurosh. "Në vijim të punës për parandalim­in e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirorganiz­uar disajavore, duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacioni­n ' BROTHERS'", njoftoi Policia.

BASHKËPUNI­MI Sipas Policisë, tre vëllezërit në bashkëpuni­m kërcënonin me jetë një shtetas dhe i kërkonin atij shumën prej 50 mijë euro. Kërcënimet, sipas Policisë, kanë qenë të shumta, duke nxitur këtë shtetas të kryente kallëzimin. Tre vëllezërit pritet që gjatë ditës së sotme të dalin për t'u njohur me masën e sigurisë në Gjykatën për Krime të Rënda. "Nga hetimet e deritanish­me ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, kanë tentuar t'i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimev­e të vazhdueshm­e për jetën e tij dhe të familjarëv­e", shkruhej në njoftim. Materialet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", e kryer në bashkëpuni­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania