Panorama (Albania)

"Futu në makinë", si u ekzekutuan dy të rinjtë në Berat

- TIRANE

Ka qenë dëshmia e vëllait të një prej viktimave që ka zbardhur ngjarjen e rëndë. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, ai shprehet si më poshtë: "Vjen nga lagjja ' Vakëf' një makinë veturë e tipit ' Benz', ngjyrë e bardhë, me targa Berati, numrat nuk i kam të fiksuar. Makina ndaloi para këmbëve tona. Prej saj zbresin 4 persona, që arrita t'i njihja. Ishin: Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha. Të gjithë personat, kur zbritën nga makina, në duar mbanin automatikë kallash. Këta persona afrohen drejt nesh me automatikë në duar. Sa mbërrin aty Byniamin Hajro së bashku me Kudret Zhukën, i thonë Eduartit ' futu në makinë'. Ai nuk kundërshto­i, por u fut në makinë menjëherë, u ul në sediljen mbrapa mes Gazmend Hoxhës dhe Kastriot Frashërit. Makina iku në drejtim të shtëpisë së Byniamin Hajros. Unë nuk reagova, pasi në atë kohë isha vetëm 13 vjeç dhe personat ishin të armatosur. Shkova në shtëpi. U thashë familjarëv­e se Eduartin e morën nën kërcënimin e automatikë­ve Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha. Familjarët u shqetësuan, por duke pasur parasysh me kë kishin të bënin, nuk bënë asnjë veprim konkret. Më pas, unë, pasi pashë se nuk po vinte vëllai, u nisa për të shkuar drejt shtëpisë së Byniamin Hajros. Ora ka qenë rreth 17: 30 e datës 2 qershor 1997 dhe pashë te garazhi i Byniaminit vëllain tim Eduartin të lidhur me tel me gjemba, me duar mbrapa, të shtrirë në tokë dhe që katër personat e morën dhe e qëllonin me qytë automatiku. Garazhi ishte i hapur, qepeni ishte i ngritur lart. U tregova familjarëv­e për atë që kisha parë. Ata u shqetësuan dhe thane që ' nuk kemi çfarë t'u bëjmë atyre se ata të vrasin'. Të nesërmen u ngrita në orën gjashtë të mëngjesit, shkova te garazhi i Byniaminit për të parë nëse ishte vëllai aty apo jo. Dera e garazhit ishte e hapur, brenda tij pashë Bynaimin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazment Hoxhën. Të shtrirë në dyshemenë e garazhit të lidhur me tela me gjemba pashë vëllain tim Eduartin dhe Arjan Avdullain", ka thënë vëllai i një prej viktimave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania