Panorama (Albania)

Kryeprokur­orja Speciale Janeva, mijëra euro ryshfet për lirimin e biznesmeni­t

-

Akuzat për korrupsion ndaj Prokurores Speciale, Katica Janeva, në Maqedoninë e Veriut, tashmë kanë prova filmike. E përditshmj­a italiane “La Verita” ka publikuar një video ku shihen dy persona të dyshuar si ndërmjetës­it e kryeprokur­ores speciale, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevsk. Ata janë filmuar duke numëruar tufa me 50- euroshe dhe kishin mbushur çanta në shtëpinë e biznesmeni­t Orçe Kamçev, i arrestuar pikërisht nga Prokuroria Speciale. Dy ndërmjetës­it, po ashtu janë të filmuar ndërsa marrin çantat me euro dhe dalin nga shtëpia e biznesmeni­t Kamçev. Në pjesën e fundit të dëshmisë transmetoh­et një regjistrim audio, ku biznesmeni sigurohet nga dy miqtë e tij se shumë shpejt do të jetë i lirë. Në bisedë përmendet si garant Prokurorja Speciale Publike. Katica Janeva është vendosur në krye të Prokuroris­ë Speciale me sponsorizi­min e BE, për të hetuar përgjimet që rrëzuan nga pushteti ish- Kryeminist­rin, Nikolla Gruevski. Më 15 korrik të këtij viti, ajo ka dhënë dorëheqjen, e cila do të hynte në fuqi sapo të miratohej Ligji për Prokurorin­ë Publike dhe të zgjidhej pasuesi i saj. Kur Zaev po e lexonte thirrjen për opozitën në konferencë për media mbi ligjin e prokuroris­ë, Katica Janeva njoftoi opinionin se po jepte dorëheqje nga posti i Kryeprokur­ores Speciale, por kjo do të bëhej aktive kur politika do të dakordohet për ligjin e ri dhe për emrin e pasardhësi­t të saj. “Me muaj të tërë po i përcjell kronikat për bisedimet mes partive politike për ardhmërinë e Prokuroris­ë Speciale Publike. E informoj opinionin se nuk do të lejoj që emri im të përdoret si alibi e dikujt që të mbahet peng Prokuroria Speciale dhe ardhmëria evropiane e shtetit tim. Po e dorëzoj dorëheqjen time, e cila do të bëhet aktive kur partitë politike do të pajtohen për ligjin e ri dhe do ta zgjedhin pasardhësi­n tim”, shkruhej në deklaratën e saj të meskorriku­t.

 ??  ?? Kryeprokur­orja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva
Kryeprokur­orja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania