Panorama (Albania)

Haradinaj: Ftesa në Hagë, isha kundër për kufijtë dhe taksën

“Në Kosovë ka unitet, taksa qëndron deri kur të njihet Pavarësia”

-

Ramush Haradinaj, Kryeminist­ër i dorëhequr nga Qeveria e Kosovës, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurte­r Allgemeine Zeitung” ( FAZ), ka siguruar se nuk i ka kërcënuar kurrë dëshmitarë­t e Gjykatës Speciale, përkundër akuzave ndaj tij. Ai ka folur edhe për idenë “e rrezikshme” për ndryshim kufijsh.

“Hetuesit hapën çështjen që donin të mësonin nga unë, çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontua­r. Avokati im, i cili ishte i pranishëm me mua, më dha këshillën që as unë të mos përgjigjem në mënyrë specifike”, tha ai duke shtuar se nuk është informuar nëse mund të pritet ndonjë aktakuzë për të. Ai ka lidhur ftesën e tij të re për në Hagë me refuzimin e ndryshimit të kufijve dhe taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. “Meqë vet kam qenë dy herë i akuzuar para Tribunalit për Krime të Luftës dhe dy herët jam liruar, për mua ishte një befasi e madhe që jam ftuar sërish. Nuk është kurrfarë fshehtësie që ndërrimin e kufijve në rajonin tonë, projekt ky i cili nga një pjesë e bashkësisë ndërkombët­are është përkrahur, e kam refuzuar si tepër të rrezikshëm. Për këtë shkak edhe them që taksa prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, e vendosur nga qeveria që kam udhëhequr unë, do të qëndrojë derisa Serbia të pranojë Pavarësinë e Kosovës. Duke patur parasysh këto rrethana, natyrisht që ekzistojnë shumë teori dhe spekulime për atë sesi erdhi deri te kjo ftesë për mua”, tha ai.

Haradinaj ndër tjera ka folur edhe mbi problemet e proceseve të mëparshme, ku dëshmitarë kundër tij thuhet se kanë humbur jetën në aksidente, janë vrarë apo i kanë tërhequr dëshmitë. “Këtu më duhet t’ju korrigjoj. Serge Brammertz, Kryeshefit të Tribunalit për Krime të Luftës, në vitin 2011 në Beograd i është shtruar e njëjta pyetje dhe ai është përgjigjur që në rastin tim as edhe një prej dëshmitarë­ve në listën e akuzës kundër meje apo në programin e dëshmitarë­ve nuk është vrarë. Në procesin e dytë të Hagës kundër meje, gjyqtarët kanë vërtetuar që kam udhëzuar që dëshmitarë­t të mos kërcënohen. Natyrisht që mbrojtja e dëshmitarë­ve është një temë në Kosovë, por është dëshmuar që është gabim që kjo të lidhet me proceset kundër meje. Të gjithë ata që kanë patur të dëshmojnë kundër meje kanë mundur ta bëjnë këtë gjë”, tha ai. Duke folur më tej për taksën, dhe humbjen e mbështetje­s së Uashington­it “pasi Presidenti Trump e përkrah shkëmbimin e territorev­e dhe ndryshimin e kufijve”, Haradinaj tha se

“Për konsekuenc­at e mundshme kam qenë i vetëdijshë­m, por kam qenë edhe i sinqertë me partnerët tanë në Washington dhe në Europë, në atë që u kam thënë: ndërrimi i kufijve kërcënon stabilitet­in këtu në Kosovë dhe në krejt rajonin. Po kështu është e vështirë që ta hapim tregun për një shtet fqinj, i cili e vë në pikëpyetje ekzistencë­n tonë dhe na kërcënon. Për këtë shkak, në Kosovë ekziston edhe uniteti që taksa do të mbetet derisa të vije te njohja”.

 ??  ?? Kryeminist­ri ne largim i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri ne largim i Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania