Panorama (Albania)

Hakerët e Koresë së Veriut vodhën 2 miliardë dollarë, po përdoren për armë

-

Një raport që ka rrjedhur nga OKB tregon se hakerat e mbështetur nga qeveria e Koresë së Veriut po vjedhin dhe pastrojnë kriptomone­dha për të financuar programin e armëve ushtarake të vendit. Koreja e Veriut thuhet se ka mbledhur 2 miliardë dollarë që nga nisja e sulmeve në internet nëpër banka dhe shkëmbimet e kriptomone­dhave, sipas raportimev­e. Sipas raportit të paraqitur në komitetin e Këshillit të Sigurimit javën e kaluar, sulmet e përhapura dhe “gjithnjë e më të sofistikua­ra” shfaqën hakerat e Koresë së Veriut duke vjedhur fonde dhe duke u përpjekur të pastrojnë paratë e vjedhura. Kjo besohet se ndodhi nën drejtimin e agjencisë së inteligjen­cës ushtarake të vendit, Byrosë së Përgjithsh­me. Raporti i parë nga disa media, përfshirë Reuters, citon 35 raste ku hakerat e DPRK ( Koresë Veriore) kishin si synim institucio­net financiare dhe shkëmbimet e kripto- monedhave në 17 vende. “Aktorët kibernetik­ë të Republikës Popullore Demokratik­e të Koresë ( DPRK), shumë të cilëve operojnë nën drejtimin e Byrosë së Përgjithsh­me, mbledhin para për programet ushtarake ( armë të shkatërrim­it në masë), me të ardhurat totale që deri më tani vlerësohen në 2 miliardë dollarë”, thuhet në raport. Të dhënat u publikuan në një kohë të përshkallë­zimit të kërcënimit kibernetik­ë dhe fizik nga Koreja e Veriut, ndërsa bisedimet midis liderit të vendit Kim Jong Un dhe Presidenti­t Donald Trump kanë ngecur. Raporti u zbulua pasi Pyongyang qëlloi dy raketa balistike me rreze të shkurtër më 7 gusht. Kjo ishte hedhja e katërt e raketave në më pak se dy javë. Raporti i OKB ishte përfunduar para se të lëshonin raketat e javës së kaluar nga Koreja e Veriut. Sidoqoftë, në raport shkruhej se “lëshimi i raketave në maj dhe korrik rriti aftësitë e përgjithsh­me të Koresë Veriore për raketa balistike”.

 ??  ?? Kim Jong Un, udhëheqës i Koresë së Veriut
Kim Jong Un, udhëheqës i Koresë së Veriut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania