Panorama (Albania)

Teatri mbush 80 vjeç, artistët: S’i lëmë të na e marrin kështjellë­n

Budina: Ne jemi të përdorur, apo kolegët që i nxjerrin si letra bixhozi?

-

Teatri mbushi dje 80 vjeç. Festa për datëlindje­n e tij nuk qe e zakontë as këtë vit. Pranë vetes pati njerëz që duan për godinën historike edhe shumë vite të tjera, kundrejt vullnetit të “sovranit” që kërkon ta shembë për një objekt modern, që siç thotë akademiku Emin Riza: “do ta nis historinë në 2020- ën”.

Regjisori Edmond Budina deshi që në protestën e radhës, të bënte një homazh për të gjithë ata breza që kontribuua­n për këtë institucio­n, për artistët, regjisorët, skenografë e kostumogra­fë, por edhe për punonjësit e thjeshtë që e mbajtën godinën në këmbë, pavarësish­t qëllimeve tinëzare të pushtetarë­ve për ta degraduar. “Është kjo qytetaria e këtij vendi, ajo çka na nxit ta çojmë përpara këtë protestë, se shqiptarët e duan kulturën dhe s’do ta lënë të vdesë”, tha Budina, ndërsa nënvizon faktin se një qëndresë e tillë paqësore, me art e kulturë duket se ka ngjallë mjaft nervozizëm. Sipas regjisorit, kultura që po reflekton rezistenca e artistëve dhe qytetarëve, i tremb ata që duan shembjen e godinës. Budina tregon se edhe pa mbështetje financiare, me dëshirën e mirë, ata kanë mundur të mbajnë protestën gjallë përmes shfaqjeve. “E kjo i ka nervozuar, i ka bërë përbindësh­a. Por, ta harrojnë! Ne nuk i lëmë të vijnë e të na e marrin këtë kështjellë. Sepse nëse kjo kështjellë bie, bie demokracia në Shqipëri”. Budina foli dje edhe lidhur me akuzat, që shpesh hidhen edhe nga kolegët, se ata që mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimen­tal janë të përdorur “Na thonë se jemi të përdorur, nga kush? Për çfarë? Ne jemi të përdorur, apo ata kolegë që i nxjerrin çdo ditë si letra bixhozi”. Po ashtu, regjisori foli edhe për konkursin e hapur për Teatrin, që sipas tij është një farsë duke qenë se Rama e ka përzgjedhu­r arkitektin danez Bjarke Ingels dhe “Fushën” si fitues. “Ju e keni kuptuar se kjo është çështje mafioze dhe ata tremben nga zgjimi juaj!”, tha regjisori. ANDI TEPELENA: FRIKA KA KALUAR NË ANËN

TJETËR! “Mrekullia ka ndodhur, arti dhe kultura po kthehen në qendër të debateve politike, të mediave e qytetarëve”. Kuratori dhe menaxheri i artit, Andi Tepelena, e rrëfeu kështu potenciali­n e Teatrit dhe mbrojtjes qytetare që i është bërë godinës përgjatë një viti e gjysmë. Ndërsa kujtoi rolin e Teatrit Kombëtar si djepin e institucio­neve të tjera të artit dhe kulturës, Tepelena pohoi vendosmëri­në e tij, të artistëve e qytetarëve për të mbrojtur publiken. “Luftën e kemi me oligarkët që po përpiqen të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania