Panorama (Albania)

Xhaka: Më pushoi zemra kur luajta në “Old Trafford”

"Ai më tregon sekretet, tani kam shumë përgjegjës­i"

-

Taulant Xhaka flet si veteran. Prej vitesh në skuadrën e Bazelit, mesfushori i Kombëtares shqiptare është zëvendëska­piten dhe flet për momentin e zviceranëv­e.

Në një intervistë për mediat helvete, 28- vjeçari zbulon sekretet e tij dhe thotë se përpara ndeshjes flet me Granitin. Taulanti kujton sfidën kundër Mançester Junajtid dhe thotë se kur zbriti në "Old Trafford" për pak sa nuk i pushoi zemra.

Taulant, a keni ju ndonjë ritual që e bëni gjithmonë përpara ndeshjeve?

Personalis­ht nuk bëj ndonjë gjë speciale. Ne qëndrojmë në hotel me gjithë skuadrën një ditë përpara ndeshjes, ushqehemi mirë, pimë mirë dhe flemë mjaftueshë­m. Por, pavarësish­t kësaj, nervozizmi ndonjëherë nuk largohet.

Po përpara se të nisë ndeshja çfarë bëni?

Unë qëndroj në telefon gjatë gjithë kohës dhe flas me vëllanë rrugës për në stadium. Gjithmonë? Thuajse gjithmonë. Ai përpiqet që të japë disa këshilla. Ai i njeh mirë skuadrat e mëdha dhe thuajse ka luajtur kundër të gjithëve.

Për shembull, çfarë ju thotë konkretish­t?

Ai më tregon se kë lojtar duhet të kem kujdes, kush lojtar është i shpejtë, kush është teknikisht i fortë. Sigurisht që unë përgatitem edhe me skuadrën dhe trajnerët e mi për këto gjëra, por dua që edhe vetë të jem më i përgatitur. Të ndaj mendimet me vëllanë tim më ndihmon shumë.

Pastaj, sigurisht që vijnë edhe emocionet...

Përpara se të dal në fushë për nxehmjen. Aty janë emocionet më të forta.

Janë gjithmonë emocione të njëjta gjatë një ndeshjeje?

Jo. Mund të kujtoj këtu ndeshjen time të parë, e cila përfundoi 3- 3 në Mançester. Luhej në "Old Trafford". Trajneri i asaj kohe, Torshten Fink, më aktivizoi dhe mendova se do të më pushonte zemra nga emocionet. Ishin mbi 70 mijë spektatorë në stadium dhe te Junajtid luanin futbollist­ë si Runi, Gigs, Skolls etj. Ishin legjenda. Mendoja në ato momente që nëse do ta humbas topin, do të jetë menjëherë gol. Por ia dolëm dhe në fund shkoi mirë.

Si keni arritur ta mposhtni frikën në futboll?

Duhet të futesh në ndeshje dhe të mendosh që është një sfidë normale. Nëse nervozizmi është shumë i lartë në një ndeshje, atëherë ke shumë probleme, bën pasime të gabuara, nuk ndodhesh në vendin e duhur. Nuk është e lehtë të luash futboll. Ne duhet të mendojmë thjesht të dalim në fushë dhe të luajmë.

Përballjet me Junajtidin ju dhuruan juve kualifikim­in në Champions. Nëse do të zgjidhni një ndeshje, cila është më e bukura në karrierën tuaj?

Ka shumë ndeshje. Sigurisht që atë barazim 3- 3 nuk do ta harroj, por as barazimin 1- 1 me Liverpulin. Edhe sfida e kthimit me PSV- në ishte po aq emocionues­e. Ishte ndeshje e madhe.

Po barazoni PSV- në me Liverpulin dhe Mançesteri­n?

Sigurisht që po. Kishim shumë presion dhe luanim ndaj një skuadre shumë të madhe, e cila vitin e kaluar bëri paraqitje pozitive në Champions. Ia dolëm të kualifikoh­eshim dhe ishte diçka madhështor­e.

Ju tani jeni zëvendëska­piten i skuadrës. A keni më shumë presion sesa të tjerët?

Jo. Presion nuk kam më, por përgjegjës­i. Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luash këtu kur je 19 vjeç apo 20.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania