Panorama (Albania)

Nga Kombëtarja te trofetë këtë sezon, Strakosha tregon ëndrrat

-

Thomas Strakosha kërkon të bëjë një tjetër sezon prej protagonis­ti me fanellën e Lacios dhe thotë se dëshiron të fitojë sërish trofe me bardhekalr­it. Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit kryeqyteta­s, gardiani i Kombëtares shqiptare tregon se në sezonin e kaluar bënë shumë gabime dhe duhet t'i korrigjojn­ë për të arritur objektivat.

Rikthimi- "Ishte e vështirë që të qëndroja 3 muaj jashtë fushave të lojës, por jam duke e marrë veten. Tani jam më mirë dhe pas dy miqësoresh jam ndier shkëlqyesh­ëm".

Ambiciet- "Më vjen shumë mirë që në Serinë A kanë ardhur lojtarë shumë të fortë. Po rikthehemi të jemi një nga kampionate­t më të bukur në Europë. Ne në 3 sezonet e fundit kemi treguar se mund të fitojmë kundër të gjithëve, por edhe mund të humbasim kundër të gjithëve. Është çështje mentalitet­i. Nëse ne nuk dorëzohemi dhe ruajmë përqendrim­in, sigurisht që mund të arrijmë deri në fund të çdo kompeticio­ni. Në sezonin e fundit, fakti që dolëm të tetët në kampionat na ka bërë shumë mirë. Megjithatë, ia dolëm të fitonim Kupën e Italisë dhe të shkonim në Europë. Ishte një goditje për ne, por nuk duhet të bëjmë më gabimet e së shkuarës. Meritojmë dhe kemi potencial për të arritur sa më lart".

Valon Berisha- "Është një djalë i shkëlqyer dhe pozitiv. U ndie keq që nuk mund të ndihmonte skuadrën në momente te caktuara. Është shumë i motivuar dhe dëshiron të tregojë se është i fortë. Bashkë kemi folur për sezonin që do të vijë dhe shpresojmë që të jemi protagonis­të. Duam të fitojmë edhe ndonjë titull. Jeta është shumë e shkurtër për të mos ëndërruar. Në nivelin personal shpresoj të arrijmë mes 4 skuadrave kryesore dhe të fitojmë një trofe. Sigurisht që dua të ndihmoj edhe Kombëtaren time". Denis Vavro- "Është shumë i përqendrua­r. Nuk dorëzohet kurrë dhe është shumë i fortë nga ana psikologji­ke. Është vendosur menjëherë në dispozicio­n të grupit dhe dëshiron të mësojë italisht. Nuk është kurrë e lehtë të ndryshosh llojin e futbollit, por ai është përshtatur dhe jam i sigurt që do të na japë një dorë".

Rregullat- "Kam punuar shumë në këtë aspekt, sepse e di që roli i portierit do të jetë akoma më i rëndësishë­m në sezonin e ardhshëm. Me trajnerët po studiojmë gjithçka në aspektin teknik dhe taktik".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania