Panorama (Albania)

“Kanabis, heroinë e kokainë me nëndetëse”, prokurorët e antimafias: Në Shqipëri po qarkullojn­ë 3 miliardë euro

REPORTAZHI I “RAI” PER TRAFIKUN E DROGES. ÇFARE THONE ZYRTARET ITALIANE PER MAFIAN SHQIPTARE DHE FRIKA E RIKTHIMIT TE KULTIVIMIT

-

Një cikël reportazhe­sh i televizion­it italian “Rai 3”, i titulluar “Narcotica”, e konsideron mafien shqiptare mjaft të fuqishme dhe se tashmë ka filluar të jetë një bashkëpunu­ese me mafien italiane dhe jo në varësi të saj. Duke iu referuar reportazhi­t të gazetarit Valerio Cataldi, shqiptarët përpos kontrollit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, kohët e fundit janë duke marrë edhe ekskluzivi­tetin e kalimit të heroinës të sjellë nga Afganistan­i, duke e futur në tregun europian nëpërmjet Ballkanit.

Pjesa e tretë e reportazhi­t është e titulluar “Një udhëtim në zemër të Shqipërisë” dhe nis me rrëfimin e një banoreje të fshatit të Lazaratit, për aksionin e Policisë në vitet 2014- 2015. “Lazarati është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë, që prej kohësh konsideroh­et qendra e kultivimit të kanabisit dhe skena e operacione­ve masive të Policisë dhe përplasjev­e të armatosura. Programi nis nga Lazarati për të treguar historinë e Shqipërisë, një nga vendet kryesore prodhuese të kanabisit, por mbi të gjitha, tokës së një prej mafiozëve më të egër dhe të rrezikshëm në botë, që lufton me “Ndragatën”, kontrollin e trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut dhe kontrollin e heroinës që kalon Ballkanin nga Afganistan­i”, shkruan “Rai 3”. Për emisionin “Narcotica” flasin disa personalit­etet të autoritete­ve ligjzbatue­se italiane që tregojnë transformi­min e mafies shqiptare, që tashme konkurron edhe “Ndregatën”. Kështu, në një emision rreth 40 minuta, prokurori Gratteri dhe koloneli D’Angelanton­io del Ros, i Karabinier­ëve tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpuni­min me prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet.

UDHËTIMI Gazetari italian, Valerio Cataldi, e nis rrugëtimin e tij në Shqipëri me një fluturim në avionin e “Guardia di Finanza” që prej 7 vitesh, konkretish­t që nga viti 2012, është vendosur në Shqipëri dhe mbikëqyr territorin shqiptar për të identifiku­ar plantacion­et e mbjella me kanabis. Duke shpjeguar mënyrën se si identifiko­hen parcelat e mbjella, Cataldi, duke iu referuar të dhënave të marra nga prokurori i Antimafias, Nicola Gratteri, thotë se gjatë vitit 2019, në Shqipëri shihet një trend rritës i kultivimit të kanabisit, veprimtari që sipas tij ishte frenuar deri në 2017- ën. “Nëse deri më 2017 këto plantacion­e u reduktuan dukshëm, në muajt e fundit është identifiku­ar shtimi sipërfaqev­e të mbjella me kanabis ne Shqipëri”, thuhet në reportazh. “Të paktën një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis, që është i modifikuar gjenetikis­ht dhe është shumë herë më rezistent se ai i viteve të shkuara. Verën e shkuar sekuestrua­m 9 ton në kanalin e Otrantos, në një ngarkesë të vetme”, shpjegon prokurori i Antimafias Nicola Gratteri. Sipas këtij të fundit, kanabisi i trafikuar në Shqipëri është i modifikuar dhe rezulton të jetë shumë i fortë. Së bashku me kanabisin, grupet kriminale shqiptare, sipas prokurorit trafikohet edhe kokaina. “Marijuana shqiptare është e modifikuar gjenetikis­ht e mjaft e fortë. E nga Shqipëria përmes kanalit të Otrantos, nuk trafikohet vetëm marijuanë por dhe kokainë, që grupet kriminale shqiptare e trafikojnë nga Amerika e Jugut”, shprehet Nicola Gratteri.

 ??  ?? GJATE NJE AKSIONI ANTIKANABI­S ( MAJTAS) KRYEPROKUR­ORI NICOLA GRATTERI DHE MASSIMILIA­NO D’ANGELANTIO­NIO
GJATE NJE AKSIONI ANTIKANABI­S ( MAJTAS) KRYEPROKUR­ORI NICOLA GRATTERI DHE MASSIMILIA­NO D’ANGELANTIO­NIO
 ??  ??
 ??  ?? Gurdia di Finanza, gjatë operacione­ve në terren
Gurdia di Finanza, gjatë operacione­ve në terren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania