Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

-

DASHI

Saturni do favorizojë qëndrueshm­ërinë në çift gjatë kësaj dite. Do ndiheni më të sigurt pranë partnerit tuaj dhe do ia kaloni më së miri. Merruni me menaxhimin e financave.

DEMI

Hëna do e ndërlikojë sot jetën tuaj në çift. Nëse tregoheni posesive dhe aspak të matur mund të keni mosmarrëve­shje të mëdha. Në planin financiar mos luani me zjarrin sepse do digjeni.

BINJAKET

Një atmosferë e ngrohtë dhe plot bashkëpuni­m do mbizotëroj­ë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do keni shumë imagjinate dhe do përjetoni emocione të mëdha.

GAFORRJA

Në planin sentimenta­l gjërat nuk do shkojnë dhe aq mirë. Do keni ndryshime të shpeshta të humorit dhe kjo do sjellë debate. Konfigurim­i i yjeve në planin financiar do jetë i mirë.

LUANI

Urani do ndikojë negativish­t në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Mund të kaloni edhe një krizë në lidhjen tuaj. Ditë mjaft e mirë për të rikuperuar paratë e shpenzuara kot.

VIRGJERESH­A

Një klimë bashkëpuni­mi do mbizotëroj­ë sot në jetën tuaj në çift. Do i shtoni edhe dozat e fantazisë, për këtë arsye do kaloni momente të këndshme me partnerin.

PESHORJA

Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Përfitoni sa më shumë të mundni dhe do e shihni që emocionet do jetë të papërshkru­eshme.

AKREPI

Ditë e mërzitshme kjo e sotmja për jetën në çift. Herë pas here mund të debatoni me atë që keni në krah dhe kjo nuk do iu bëjë të ndiheni mirë.

SHIGJETARI

Dashuria nuk do shkojë aq mirë sa ju mendonit sot. Pozicionim­i jo i mirë i Jupiterit do sjellë disa mosmarrëve­shje me partnerin. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak.

BRICJAPI

Në jetën në çift më shumë se çdo herë tjetër duhet të tregoheni të matur me ato që do thoni. Nga ana tjetër mos e humbisni për asnjë moment as dialogun.

UJORI

Do keni disa kontradikt­a me partnerin gjatë kësaj dite. Kujdes mos prekni tema shumë delikate të cilat mund t’iu çojnë edhe deri në ndarje. Menaxhojin­i më mirë financat.

PESHQIT

Jeta në çift do ketë prioritet sot. Do afroheni edhe më tepër me partnerin dhe ka mundësi të bëni disa plane të rëndësishm­e për të ardhmen. Në planin financiar mos rrezikoni shumë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania