Panorama (Albania)

Rama flet për krizën politike dhe negociatat, Bushati kujton “të fortët” dhe “të shkolluari­t”

PD: A je arrestuar dhe dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë?

- Valdrin Pjetri

Kryebashki­aku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cilësoi akuza politike dhe një gjyq publik që po i bëhet nga Partia Demokratik­e në lidhje me të shkuarën e tij në Itali ku ka kryer studimet. Pjetri në një prononcim për mediat, mohoi dje të jetë ndaluar nga Policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, e ai tha se është i hapur për çfarëdo lloj kërkese në adresë të tij, por jo për gjyq politik. "Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi, ku kam thënë se jam më se i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe Prokuroria është i vetmi institucio­n i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikime­t. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën", u shpreh Pjetri. Ai mohoi akuzat se ka pasur ndalim hyrjeje në Itali për një periudhë 10- vjeçare. "Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikues­hme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie", tha Pjetri. Pas kësaj deklarate, reagoi Partia Demokratik­e, përmes ish- deputetes Izmira Ulqinaku, e cila tha se Pjetri gënjeu me deklaratat e djeshme. "Shkodranët e dëgjuan sot Valdrin Pjetrin me zë të mekur e kokën ulur, teksa gënjente për të shkuarën e tij kriminale. Personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes votimeve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët. Ai deklaroi se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010 dhe për këtë gjoja ishte i qetë. Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruar­a nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësue­s, ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë. Partia Demokratik­e disponon, dhe sot bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010", u shpreh Ulqinaku në një deklaratë për mediat

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e nxjerrë nga sistemi TIMS
Faksimile e nxjerrë nga sistemi TIMS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania