Panorama (Albania)

Kadare flet për “Le Monde”: Shkrova nën diktaturën më gjakatare të Europës

"Shumë më thonë: Ah sikur të kishe jetuar në një vend të lirë. Kush mund ta dijë nëse gjithçka mund të kish qenë ndryshe?"

-

Për mua të jetosh, do të thotë të bësh letërsi. Të mos e bëja dot këtë detyrë, do të ishte njësoj sikur të mos jetoja. Unë arrita ta bëj dhe nuk u ndalova nga asgjë. Atëherë po, unë kam qenë me fat. Disa herë më thonë në Shqipëri: "Ah sikur të kishe jetuar në një vend të lirë". Po kush e di? Kush mund ta dijë nëse gjithçka mund të kish qenë ndryshe?

"Të jetoje në diktaturë, për mua do të thoshte të bëje letërsi", kështu titullohet artikulli i "Le Monde", që gazetarja Florence Noiville i dedikon Kadaresë.

Autori shqiptar është përzgjedhu­r si shkrimtari i katërt i një cikli me pesë intervista me emra të njohur të letërsisë . "Le monde" i ka kushtuar shkrimtari­t faqen e parë dhe një intervistë dyfaqëshe, të realizuar gjatë muajit maj në shtëpinë e tij në Tiranë. Gazetarja ka ndarë me lexuesit francez përshtypje­t e saj edhe për apartament­in në rrugën e Dibrës, tanimë të transformu­ar në një shtëpi- muze. Ndërsa shkruan për vendlindje­n e tij, Gjirokastr­ën, jetën e shkrimtari­t gjatë diktaturës dhe sot, Noiville ndalet edhe tek impakti i këtij personalit­eti, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. "Portreti i tij nuk figuron ende në kartëmoned­hat shqiptare, por ai mishëron i vetëm kulturën e këtij vendi", shkruan Noiville duke theksuar se në Shqipëri Kadare njihet nga të gjithë, "nga shoferi i taksisë e deri te kamerieri i thjeshtë". Në shtëpinë e Kadaresë, në Tiranë, tregon se kafen turke ka mundur ta shijojë të përgatitur nga bashkëshor­tja e tij, shkrimtare, Helena. Një pjesë të intervistë­s e ka sjellë në shqip "Lapsi. al" ku shkrimtari flet për disa nga veprat e tij të hershme, të cilat nga kritika ndërkombët­are janë cilësuar si aktuale.

Çfarë ndjetë kur u inaugurua shtëpia juaj studio në Tiranë?

E shoh veten përballë oxhakut. Çuditërish­t me ndjenjën se jam një "shkrimtar i lirë". Gruaja ime, Helena, punonte në një shtëpi botuese. Çdo mëngjes unë rrija vetëm dhe shkruaja, a ka gjë më të mrekullues­hme? Disa nga librat e mi ishin të ndaluar, por unë shkruaja pak a shumë atë që doja. Disa herë e ndjeja që një frazë ishte e mirë. Ndonëse mund të dukej pa logjikë, unë e ndjeja bukurinë e saj të fshehur. E provoja fizikisht. Për mua çdo lloj ngushëllim­i ka qenë brenda letërsisë. Dhe në misterin e të qenit i kuptuar, ndonëse vetëm prej pak vetëve.

Mendoni se keni pasur fat?

E njihni ju proverbin latin "Vivere militare est"? Eh... dhe nëse të jetosh është si të luftosh, duhet të jesh i lumtur nëse nuk je vrarë ( qesh). Për mua të jetosh do të thotë të bësh letërsi. Të mos e bëja dot këtë detyrë do të ishte njësoj sikur të mos jetoja. Unë arrita ta bëj dhe nuk u ndalova nga asgjë. Atëherë po unë kam qenë me fat. Disa herë më thonë në Shqipëri: "Ah sikur të kishe jetuar në një vend të lirë". Po kush e di? Kush mund ta dijë nëse gjithçka mund të kish qenë ndryshe?

Sot, kur i ktheheni veprës suaj, cila është krenaria më e madhe?

Unë shkrova për dhjetëvjeç­arë të tërë nën diktaturën më gjakatare të Europës së pasluftës. Sot, vite më pas, letërsia ime është e njëjtë. Ajo nuk ka ndryshuar. Nëse ju nuk e shikoni datën në fund të një vepre, ju nuk e kuptoni kur është shkruar ajo. Në 2017, për shembull, unë u nominova në Britaninë e madhe për çmimin "Man Booker Interntaio­nal" me "Kamarja e turpit", një tekst i shkruar në 1978 dhe dyzet vite më pas, për lumturinë time, juria gjykoi se leximi i saj është aktual dhe i natyrshëm. Për këtë jam i lumtur. Kam krijuar letërsi normale në një vend anormal.

 ??  ??
 ?? Foto: Eric Garault) ?? Shkrimtari Ismail Kadare (
Foto: Eric Garault) Shkrimtari Ismail Kadare (

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania