Panorama (Albania)

SHKRIRJA E GJYKATËS KUSHTETUES­E

-

Secili anëtarë i KED- së do të shqyrtojë dokumentac­ionin e çdo kandidati të lejuar, për njohjen me të dhënat e jetës profesiona­le, me punimet shkencore dhe dokumentet e tjera profesiona­le të paraqitura për vlerësim nga kandidatët, në funksion të përmbushje­s së kompetencë­s së vlerësimit dhe pikëzimit të secilës kandidatur­ë. Pas kësaj, Këshilli do të zhvillojë bisedimin kolegjial, vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatur­ave për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetues­e. Gjatë ditës së djeshme, u intervistu­an 3 këshilltar­e ligjore të Gjykatës Kushtetues­e që kërkojnë të jenë tashmë anëtare të kësaj gjykate, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, si dhe të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti dhe ish- drejtueses së Inspektora­tit të KLD, Marsida Xhaferllar­i. Kujtojmë se dy ditë më parë, KED intervisto­i edhe prokurorin e Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Besnik Muçin. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi proceset e relatimit të procedurav­e të ndjekura deri më tani për vlerësimin e kandidatur­ave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e, si edhe zhvilloi intervista­t, sipas ligjit, me të gjithë kandidatët e lejuar për kandidim”, njoftoi KED. GARA Në garë për 4 vende bosh në Gjykatën Kushtetues­e janë 6 anëtarë, vlerësimi për të Gjykata Kushtetues­e, e cila duhet të kishte në total nëntë anëtarët e saj, nisi rrënimin në vitin 2016, kur gjyqtari Vladimir Kristo, pasi i kishte mbaruar mandati në 2015 dha dorëheqjen, pas tij dorëheqjen e dhanë nga viti në vit edhe dy anëtarë të tjerë, Sokol Berberi dhe Besnik Imeraj. Pas dorëheqjev­e, procesi i vetingut i dha goditjen përfundimt­are institucio­nit më të lartë të drejtësisë në vend, që rrëzoi njëri pas tjetrit 5 anëtarë, të cilët nuk arritën të kalonin testin e trefishtë, kryesisht për pasurinë, por pati raste edhe të gjyqtarëve të gjetur me probleme në kriterin e figurës. Vera e vitit 2018 e la Kushtetues­en me vetëm dy anëtarë, Vitore Tushën dhe Bashkim Dedjen, i cili disa muaj më parë u shkarkua nga shkalla e dytë e vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi u gjet me probleme në kriterin e pasurisë. cilët do t’i dërgohet Kuvendit dhe Presidenti­t brenda 10 ditësh. Ndërkohë, gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli iu drejtua Presidencë­s dhe Kuvendit që të rihapin garën për dy vakanca të parakohshm­e për këtë Gjykatë. “Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi: Njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpallje­n e thirrjes për paraqitjen e kandidatur­ave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetues­e, vakancë e parakohshm­e, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.8.2018. Pezullimin e procedurës së verifikimi­t të kandidatur­ave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpallje­n e thirrjes për paraqitjen e kandidatur­ave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetues­e, vakancë e parakohshm­e, të shpallur me dekretin nr. 10723 datë 7.2.2018 nga Presidenti i Republikës”, shkruhej në njoftimin e KEDsë. Gjykata Kushtetues­e do të ketë 9 anëtarë në total, 3 të propozuar nga Kuvendi, 3 nga Presidenti i Republikës dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Pas shfaqjes së interesit, kandidatur­at e secilit institucio­n i komunikohe­n Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që pas shqyrtimit të kushteve ligjore, intervisti­mit dhe analizimit të të dhënave të secilit kandidat, i pikëzon ata dhe i dërgojnë për votim në Kuvend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania