Panorama (Albania)

10 vite më parë, ja si dukeshin Vip- at në plazh

-

Sa ka ndryshuar koncepti ynë për foto, ndër vite? Sidomos me masivizimi­n e rrjeteve sociale, fotot e disa viteve më parë duken si parahistor­ike. Kjo, sepse fotot tani janë të përkryera dhe nuk besojmë se ndonjë personazh i njohur guxon të publikojë video ose foto pa filtra. Madje, edhe kur thonë që janë pa grim, janë me shumë filtra në fakt. Ndërkohë, këto foto që po publikojmë sot, janë të rreth 10 viteve më parë, janë të paparazzit tonë dhe mbi të gjitha janë origjinale, të paprekura me flitra apo efekte fotoshopi. Këngëtarja Lindita Theodhori, pas instistimi­t tonë, pranoi asokohe të bënte disa foto me bikini. Ajo sfidoi mentalitet­in dhe i dhuroi publikut disa imazhe ndryshe. Fotot janë bërë në Vlorë, rreth 10 vite më parë.

Ndërkohë, Zaimina Vasjari është në sheshxhiri­m dhe është fotografua­r nga paparazzi ynë. Ajo është duke përgatitur një klip, si gjithmonë shumë sensuale dhe paparazzi ynë bëri disa foto asokohe tekGjiri i Lalzit, ku po xhirohej.

Arbana Osmani me libra dhe revista duket si në epokën e Dikensit. Sa pak njerëz sheh sot me libra në plazh! E megjithatë, rreth 10 vite më parë, Arbana lexonte në plazh, sot nuk e dimë se me çfarë merret.

Ingrid Gjoni e ka treguar gjithnjë me krenari trupi ne saj në plazh. Asnjëherë nuk ka qenë shumë e hollë, por format e saj ishin mjaft sensuale. Dhe ja ku dolën sot në modë edhe format! Bleona Qereti është fotografua­r në Dhërmi dhe siç shihet, në harkun e 10 viteve, ajo nuk ka ndryshuar fare. Ami dhe Ermali janë fotografua­r në Ksamil, duke bërë pushime low cost, po ashtu edhe Erisa Xhixho me bashkëshor­tin. Por fotot më të bukura janë të Nora Istrefit dhe Robertit në Dhërmi. Nuk ishte koha e Instagrami­t atëherë, prandaj mund të rrije i shkujdesur dhe t’Ia fusje gjumit si në shtëpi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania