Panorama (Albania)

Shembet skela e pallatit në Tiranë, vdesin dy punëtorë dhe tre plagosen

Ngjarja dyshohet nga mungesa e sigurisë teknike, Policia shoqëron administra­torin e punimeve, merr në pyetje inxhinieri­n

- ETLEVA DELIA

Përfundimi i riparimit të fasadës së një pallati në Tiranë ka rezultuar tragjik dje për dy punëtorë që po çmontonin skelën nga kati i dhjetë.

Skela është shembur duke rënë bashkë me punëtorët që ndodheshin sipër, të cilët kanë mbetur poshtë gërmadhave, duke gjetur vdekjen, ndërsa tre punëtorë të tjerë janë plagosur, duke marrë plagë të rënda në të gjithë trupin. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 15: 00, në rrugën "Faik Konica", që ndodhet pranë rrugës së Elbasanit, në Tiranë. Në pallatin 13- katesh po kryhej rikonstruk­sioni i fasadën dhe në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës, Për pasojë kanë humbur jetën dy punonjësit, Orjan Kodra, 36 vjeç dhe Ergys Brahimaj, 31 vjeç. Ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe punëtorët Gentian Bardhi, 44 vjeç, Euglidios Lika, 34 vjeç dhe Altin Marku, 40 vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Burime nga Policia thanë se ata kanë marrë plagë të rënda në kokë dhe trup dhe ndodhen nën kontrollin e specializu­ar të mjekëve. Njëri prej tyre do t'i nënshtrohe­t ndërhyrjes kirurgjika­le. Të njëjtat burime thanë se shkak i këtij aksidenti të rëndë në punë dyshohet të ketë qenë mungesa e sigurisë teknike. Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar administra­torin e shoqërisë së skelave, si dhe ka marrë në pyetje inxhinieri­n. Ende nuk është vendosur për arrestimin apo procedimin e tyre.

NGJARJA Pesë punëtorët që ranë dje nga lartësia në Tiranë, kanë qenë duke bërë çmontimin e skelës nga njëra anë e pallatit 13- katesh, të cilën më pas do ta montonin në anën tjetër ku do të riparohej fasada. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur edhe incidenti i rëndë dhe skela është shembur duke rënë poshtë bashkë me punëtorët që ndodheshin sipër saj. Në fasadën e pallatit ka mbetur vetëm një pjesë e skelës në katin e 13- të, ndërsa e gjitha struktura tjetër ka rënë plotësisht në tokë. Ende nuk është saktësuar plotësisht nëse të gjithë punëtorët kanë rënë nga lartësia bashkë me strukturën e skelës, apo disa prej tyre janë zënë poshtë prej saj. Burimet thanë se dy prej punëtorëve janë nxjerrë nga rrënojat disa minuta pas ngjarjes dhe të dy kanë ndërruar jetë. Ndërsa tre të tjerët janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të shumta thuajse në të gjithë trupin. Fillimisht Policia raportoi për një viktimë, më pas konfirmoi se bëhej fjalë për dy të vdekur. Në vendngjarj­e kanë qenë të pranishme forca të shumta Policie dhe forca zjarrfikës­e, që bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga rrënojat.

SIGURIA Kreu i Konfederat­ës së Sindikatav­e në Shqipëri, Kol Nikolla, u shpreh dje se shkak për incidentin e rëndë është bërë mungesa e sigurisë në punë. "Siguria në punë ka qenë objektiv ynë për të ngritur zërin, por fatkeqësis­ht rastet po bëhen mjaft problemati­ke. Është e pafalshme që gjithmonë jemi të fundit në këtë problem dhe nuk kemi asnjë person të vënë para përgjegjës­isë. Shumica e kantiereve të ndërtimit janë në kundërshti­m me legjislaci­onin e punës. Agjencitë e kontrollit nuk po kryejnë punën e tyre. Besojmë se shumë shpejt reforma në drejtësi do të japë frytet e saj dhe përgjegjës­it e këtyre ngjarjeve do të marrin përgjegjës­inë", u shpreh Nikolla.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania