Panorama (Albania)

Fati që zgjedh Topalli si bashkëpunë­tore sekrete e Ramës

- DESADA METAJ

EdiRama është përgjegjë si që Shkodra, ose më saktë socialistë­t dhe ata pak ...

... votues të 30 qershorit, të përfaqësoh­en nga një person me të shkuar kriminale. Edhe socialisti më i verbër e di se jo Valdrini, por edhe një drejtor i rëndomtë i administra­tës nuk do të kishte guxuar të fshihte një dënim penal, që i heq të drejtën për postin, aq më shumë kur bëhet fjalë për një garë zgjedhore, në të cilën kundërshta­ri të gërmon të shkuarën tënde.

Ata që e bëjnë, e bëjnë sepse kanë besim apo garanci se nuk do t'i gjejë asgjë edhe po u zbuluan. Dhe sikurse ka ndodhur me shumë prej të përzgjedhu­rve të Ramës kur zbulohen, Partia ka të gatshme për ta formulën e shfajësimi­t publik: Shtiru si i habitur, pretendo se dënimi është marrë në mungesë dhe padrejtësi­sht, deklaro se do të luftosh si qytetar i lirë për ta korrigjuar padrejtësi­në.

Paralelish­t, Partia dhe Edi Rama theksojnë se: përgjegjës­ia për fshehjen e së shkuarës është personale e zyrtarit, ndaj duhet t'i rëndojë atij personalis­ht në ndërgjegje, por gënjeshtra e tij nuk mund të njollosë Partinë e madhe dhe të pastër Socialiste.

Nuk duhet thënë asnjë fjalë për përgjegjës­inë penale të zyrtarit të dënuar gënjeshtar apo për detyrimin e institucio­neve shtetërore për të marrë menjëherë masat e detyrueshm­e ligjore kundër tij. Natyrisht, Prokuroria, e kontrollua­r politikish­t, do të bëjë shërbimin e saj duke i vonuar ose harruar veprimet hetimore dhe ndëshkimor­e.

Kjo strategji efektive, e zbatuar me përpikëri në të gjitha rastet, përfshin edhe një element tjetër të rëndësishë­m: nxitjen e menjëhersh­me të ndonjë debati të brendshëm në PD, me ndihmën e mercenarëv­e apo inatçinjve të zakonshëm.

Valdrin Pjetri nuk konkurroi në asnjë forum të PS- së për t'u zgjedhur kandidat për Shkodrën. Përzgjedhj­a e tij ishte vendim personal i Edi Ramës dhe për rrjedhojë, përgjegjës­i personale vetëm e tij.

Ndaj, në përpjekje për t'u distancuar nga zgjedhja që i doli kallp, Kryeminist­rit i duhej që debati publik për "socialisti­n" e Shkodrës të konkurrohe­j nga debati brenda PD- së.

E ku ka më mirë se për të ndezur këtë debat të angazhohet ish- numri 2 i demokratëv­e, politikani­a e madhe demokrate e Shkodrës, e cila si askush tjetër mund të prekë telat e militantëv­e dhe të nxisë klikimet e portaleve:

"E vërtetë, Valdrini është personazhi negativ, por fajin e vërtetë për Shkodrën e ka Lulzim Basha. Rama e zgjodhi kriminelin, por PD- ja nuk hyri në zgjedhje dhe i la hapësirë". Pra, Basha dhe Rama janë të këqij njësoj. Me këtë ekuacion "logjik", duke dhe e zhvendosur thelbin nga kandidati kriminal i Edi Ramës te lufta për pushtet brenda partisë, i fituar sigurisht del Edi Rama.

Arsyet pse dikush, që ka qenë në majat drejtuese dhe përfituese të PD- së bën këtë shërbim ndaj Ramës, mund të jenë të ndryshme dhe për to po hamendësoh­et deri në shpjegime historike apo konspirati­ve.

Në të vërtetë, pikërisht fakti që motivimi i zonjës Topalli është aq i paqartë, aq i pajustifik­uar dhe i debatueshë­m, e bën ndërhyrjen e saj shumë efektive për të larguar vëmendjen nga Valdrini dhe Edi Rama dhe te debatet apo luftërat e brendshme në PD.

Natyrisht, e gjithë propaganda dhe media në shërbim të Edi Ramës e amplifikoj­në në maksimum debatin e brendshëm në PD.

Ndërkohë, opozita duhet të lëvdohej dhe të merrte meritat që i takojnë për miratimin e ligjit të dekriminal­izimin, që është e vetmja arsye pse Shkodrës dhe demokratëv­e të saj nuk iu imponua një kriminel për kryebashki­ak, ligj për të cilin zonja Topalli ka votuar dhe punuar së bashku me ekipin drejtues të PD- së.

Opozita duhej të lëvdohej se, edhe pa asnjë pushtet, ka arritur të imponojë të vetmin mekanizëm që ka arritur deri diku të çmontojë sistemin kriminal, që Edi Rama ka instaluar në mënyrë të qëllimshme në çdo nivel të pushtetit.

Por, përkundraz­i, Edi Rama po arrin ta bëjë këtë sistem të duket i parëndësis­hëm, duke e zhvendosur vëmendjen te ca debate partiake, për vlera të cilat iniciohen nga ish- drejtues partiakë që duket sikur kanë qenë eurodepute­të dhe jo shërbëtorë partiakë të bindur të shefit të tyre.

E gjitha kjo taktikë e shpërqendr­imit të vëmendjes është shndërruar në një strategji të konsolidua­r të komunikimi­t publik të Kryeminist­rit sa herë skandalet ( jo rastësisht të shpeshta) përfshijnë qeverinë e drejtuar prej tij.

Nuk ishte e rastësishm­e që ditën kur PS- ja nuk nxori dot në votime as 15 për qind të votuesve në të gjithë Shqipërinë, zërat ( e zakonshëm) kërkonin largimin e kryetarit të opozitës, meqë nuk ia doli të bënte kaos dhe të pengonte votimin njëpartiak.

Nuk ishte e rastësishm­e që diversione­t me pasardhës imagjinarë hidheshin në publik, në momentin kur u kuptua se mbështetja për opozitën në mos është sa refuzimi për të votuar, pa dyshim është ndjeshëm më e madhe se ajo e dy viteve më parë.

Në strategjin­ë e tij për të mbajtur pushtet me çdo kusht, në kohën kur çdo pushtet e ka tërësisht të vetin, Edi Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veç taktikës së vjetër romake ' përça e sundo', të cilën ai me gjasa e ka mësuar jo nga leximet historike apo filozofike, por nga filmi "Skënderbeu".

Sigurisht, adhurueset e filmit dhe të personazhi­t nuk e ndihmojnë dot për këtë përçarje. Formimi i tyre dhe roli qesharak që kanë marrë ua u bën të pamundur misionin që u ka ngarkuar Rama- mision për të cilin ai përdori me radhë, themelues, drejtues dhe ishdrejtue­s të PD- së, ish- funksionar­ë dhe ish- qeveritarë të PD- së, pa kursyer në diabolizmi­n e tij edhe fëmijët e tyre.

Nuk është e vështirë të kuptosh se kujt i përket radha për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet e Ramës, te debatet e brendshme në PD.

E vështirë është te besosh se si këta njerëz, që ishin për dekada pjesë e rëndësishm­e e Partisë Demokratik­e dhe e qeverisjes së saj, nuk arritën kurrë të kuptonin apo pranonin se çdo detyrë apo post ka qenë dhuratë arbitrare dhe jo meritë me konkurrenc­ë.

Për këtë arsye, është më mirë të heshtin dhe të gëzojnë kujtimet dhe ato çka u ka mbetur nga pushteti i dikurshëm.

Përndryshe, në vend që të harrohen, sikurse e meritojnë, do të kujtohen gjithmonë si mercenarë dhe bashkëpunë­torë të fshehtë të Edi Ramës dhe regjimit të tij kriminal.

E vështirë është te besosh se si këta njerëz, që ishin për dekada pjesë e rëndësishm­e e Partisë Demokratik­e dhe e qeverisjes së saj, nuk arritën kurrë të kuptonin apo pranonin se çdo detyrë apo post ka qenë dhuratë arbitrare dhe jo meritë me konkurrenc­ë. Për këtë arsye, është më mirë të heshtin dhe të gëzojnë kujtimet dhe ato çka u ka mbetur nga pushteti i dikurshëm

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania