Panorama (Albania)

Ligji i ri, Policia Ushtarake do luftojë krimin dhe drogën

"Rritet garancia e kontrollit shtetëror të territorit dhe e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve"

- ERVIN KOÇI

Qeveria shqiptare është gati për të miratuar një projektlig­j, i cili parashikon edhe përfshirje­n e Policisë Ushtarake në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të ndryshme.

Drafti është hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe parashikon ndryshimin e veprimtari­së së Policisë Ushtarake.

LIGJI Në relacionin e projektlig­jit, i cili është në fazën e konsultimi­t publik, parashikoh­et se Policia Ushtarake të ushtrojë kontrollin e saj jo vetëm brenda reparteve apo zonave ushtarake, por edhe jashtë saj. Ky propozim ka ardhur me argumentin se zonat në të cilat ndodhen ambientet ushtarake, janë me terren të vështirë dhe jo me popullsi të dendur, çka vështirëso­n kontrollin e territorit nga ana e Policisë së Shtetit. "Ky projektlig­j ka si qëllim ndërhyrjen në ligjin ekzistues duke shtuar kompetenca­t e Policisë Ushtarake për të garantuar arritjen e qëllimit të tyre, në një mënyrë sa më të thjeshtë. Rendi dhe siguria, në zonat ku Forcat e Armatosura kanë baza dhe reparte, do të garantohet më thjeshtë duke shtuar masat e rendit dhe sigurisë në zonat rreth tyre. Zakonisht këto reparte, baza dhe objekte të rëndësisë së veçantë gjenden në zona rurale, në të cilat rendi dhe siguria janë të vështira për t'u garantuar vetëm nga Policia e Shtetit. Për këtë arsye, duke i shtuar kompetenca­t Policisë Ushtarake që me veprime proaktive të garantojë rendin dhe sigurinë jo vetëm brenda rrethimit të bazës, por edhe në zonën përreth, rritet në mënyrë të konsiderue­shme siguria e vetë bazave dhe reparteve por edhe situata e përgjithsh­me e sigurisë në shkallë vendi, duke rritur garancinë e kontrollit shtetëror të territorit dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të ndryshme, të cilat janë kryefjala në kohët e sotme", theksohet në relacionin e projektlig­jit. Krahas kësaj, në relacion bëhet me dije se struktura e Policisë Ushtarake do të rritet me 300 efektiv, duke e çuar numrin total në 500. "Efektet e pritshme janë disa: E para është rritja e numrit të efektivëve të Policisë Ushtarake nga 200 punonjës në 500 punonjës. Gjithashtu, do të ristruktur­ohen edhe njësitë ekzistuese të FA- së për të vendosur efektivët e rinj nëpër zonat ku do të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në zbatim të misionit", shprehet në relacion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania