Panorama (Albania)

Nuk dua dhe nuk kam pse votoj

- NAUN SHUNDI

Medaulle dhe me fizar monika, edhe kur ishim në gjumë, na zgjonin ...

... anëtarët e devotshëm të frontit për të votuar. Lufta bëhej kush i mbaronte votimet i pari. E kuptueshme që fitonte i vetmi në listë me 99.99% të votave. Kjo, për shkak se një veteran i nderuar kishte vdekur ditën e votimit. Atëherë nuk kishte dhoma të fshehta, ku njerëzit të mund të vendosnin preferencë­n e vet për deputetin, sepse ai ishte vetëm një. Historia vazhdoi dhe ne bëmë disa zgjedhje me disa kandidatë. Megjithëse kishte dhoma të fshehta, fituesi ishte i paracaktua­r. Në kohën që votonim me detyrim, thjesht donim apo nuk donim, bënim detyrimin që na kërkonte partia. Tani nuk jemi të detyruar të votojmë. Gjithsekus­h ka të drejtën absolute edhe të mos votojë. Problemi për mendimin tim qëndron tek ata që votojnë. Nuk kam parasysh këtu se për kë e hedhin votën. Kam parasysh faktin që përpara se të marrin nga komisionet përkatëse fletën e votimit, atyre iu duhet që të njollosen me bojë në gishtin e madh. Boja, si pas të dhënave, sado ta lash, reziston rreth një javë. Pra, të damkosurit votues ose votuesit e damkosur e mbajnë këtë shenjë në gisht për të treguar se ata kanë votuar. Lind pyetja: Pse damkosen këta njerëz?! Pse mendohet që këta mundet të votojnë edhe në një qendër votimi tjetër?! Paragjykoh­et një armatë e tërë votuesish në emër të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Unë për vete nuk votoj. Nuk dua të damkosem. Nuk dua të paragjykoh­em se mos unë mbase mund ta hedh votën në ndonjë vend tjetër. E them këtë, se vetiu më lind pyetja: "Kush je ti mor bir kurve, që dyshon dhe vë në pikëpyetje personin tim, individual­itetin tim, emrin tim që kam kaq vite që e ndërtoj?" Ti mund të jesh një kriminel, një hajdut ordiner, një i pashkollë, një trafikant i gjithëfarë­soj. Unë nuk votoj, sepse nuk dua të damkosem.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania