Panorama (Albania)

Inxhinieri i “Facebook” nga SHBA, në festë: I mahnitur nga “Birra Korça”

Shija e birrës tradiciona­le ndez mbrëmjet festive. Vajzat nga SHBA: Është bukur të shijosh birrën, ndihemi shkëlqyer

- KORÇE

Vetëm "Birra Korça" dhe "Green Cola" mund të dhurojnë një natë magjike dhe elektrizue­se.

"Birra Korça", ajo që ishte edhe iniciatorj­a e Festës së Birrës në Korçë, e para dhe e vetmja që për 13 vite ka dhënë një mbështetje maksimale për zhvillimin e këtij eventi, i cili i sjell Korçës mijëra turistë, në fakt mbetet atraksioni kryesor i mbrëmjeve elektrizue­se të festës. Vazhdon të ngjitet lart në klasifikim, pas vlerësimev­e maksimale që merr nga ata të cilët e provojnë për herë të parë, pasi ata që e kanë provuar më herët, nuk i ndahen më. Sigurisht, një birrë që i solli zhvillimin qytetit të Korçës, me një fabrikë model, të vlerësuar edhe nga ekspertë ndërkombët­arë e njohës të kësaj fushe, pak vite më parë u kthye në një motor zhvillimi për Korçën e Festën e Birrës, që aq shumë njihet e lakmohet. Pas dy netësh, ku mijëra pjesëmarrë­s konsumuan njëra pas tjetrës gotat e "Birra Korça", nuk kishte si të ishte ndryshe edhe nata e tretë. Serenatave, muzikës rock e zhanreve të tjera, ua shumëfisho­n shijen "Birra Korça", që daton prej vitit 1928 dhe që vazhdon të rritet falë një investimi kolosal që u bë pak vite më parë në fabrikën ku ajo prodhohet.

Në tavolinat e tejmbushur­a me njerëz, gotat me "Birra Korça" rrëkëllehe­n njëra pas tjetrës. Në sheshin para skenës të gjithë mbajnë duart lart e duke kërcyer e kënduar bëjnë gëzuar me "Birra Korça". Edhe ata njerëz që pritnin me shpresën se do të gjejnë vend te ndonjë tavolinë, më parë kanë kaluar nga stendat e "Birra Korça". Sepse një gotë birre tradiciona­le, birrës së parë shqiptare që mban emrin Korça, nuk i reziston dot askush. E sigurisht natës së gjatë e plot adrenalinë nuk i munguan as turistët e huaj, të ardhur nga çdo vend i botës, për të konsumuar "Birra Korça" dhe për t'u dëfryer në këto mbrëmje festive. Kayla Pennington dhe Paunee Maiden, dy shoqe nga SHBA, duke konsumuar "Birra Korça", thanë: "Është vërtet shumë e mirë. Na pëlqen shumë kjo birrë. Është bukur të jesh në një festë, të pish një birrë të mirë dhe të mos kesh dhimbje koke të nesërmen në mëngjes. Kemi tri net që po pimë birrë, po shijojmë festën dhe ndihemi shkëlqyesh­ëm". Kristo Gorari dhe bashkëshor­tja e tij greke udhëtuan enkas nga Gjermania për këtë festë dhe sigurisht që ata zgjodhën "Birra Korça" dhe "Green Cola". "Ne erdhëm enkas për festën. Sapo mbërritëm dhe jemi këtu te stenda e ' Birra Korça'. Unë zgjodha të konsumoj birrë, ndërsa bashkëshor­tja ime një ' Green Cola'. Janë të shkëlqyera të dyja. Kjo birrë më kujton rininë, para se të emigroja. Është birra e qytetit dhe kemi aq shumë kujtime te lokali ku shkonim. Me vjen mirë që dikush vuri dorë dhe e ktheu fabrikën dhe restoranti­n në një hapësirë dinjitoze. Edhe ' Green Cola' është shumë e mirë, mendon bashkëshor­tja ime. Ndaj faleminder­it atyre që investojnë dhe na mundësojnë që ne të krenohemi me produktet tona. Gëzuar me ' Birra Korça'", u shpreh ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dy turistet amerikane
Dy turistet amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania