Panorama (Albania)

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, Meta: S’ka dekret tjetër, zgjedhjet janë në 13 tetor

"Problemi është kapja e institucio­neve, që nuk e kanë bërë punën e tyre për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë"

- ERVIN KOÇI

Bashkia e Shkodrës duket se e thelloi edhe më shumë krizën institucio­nale ndërmjet qeverisë dhe Presidencë­s.

Largimi i Valdrin Pjetrit si kryebashki­ak i zgjedhur pa bërë betimin ende, duket se e ka futur në një ngërç të ri politikën shqiptare. Presidenti Meta rimbajti ditën e djeshme qëndrimin e tij, se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe se zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Në një intervistë nga Kosova për televizion­in "A2", ku u pyet nëse do të dekretonte një datë të re për zgjedhje të pjesshme për Bashkinë e Shkodrës, Meta theksoi se ky është një veprim i panevojshë­m, pasi zgjedhjet e ligjshme për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë janë në 13 tetor, sipas dekretit të tij. "Nuk ka nevojë, zgjedhjet janë më 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara", theksoi Presidenti Meta, duke shtuar se Voltana Ademi vijon të jetë kryetarja e ligjshme e Bashkisë së Shkodrës, deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri. "Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë", tha Meta.

DEKRIMINAL­IZIMI

Kreu i shtetit komentoi edhe gjetjen e Partisë Demokratik­e, ku rezultoi se Valdrin Pjetri ishte subjekt i ligjit për dekriminal­izimin. Sipas kreut të shtetit, rasti i Valdrin Pjetrit tregoi se duhet një hetim i thelluar mbi funksionim­in e institucio­neve shqiptare. "Problemi nuk është i personit në fjalë, sepse ai edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit, ka pasur një bashkëpuni­m të shkëlqyer me Policinë italiane në rastin konkret. Problemi është kapja e institucio­neve, që nuk e kanë bërë punën e tyre për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë", u shpreh Presidenti.

SHKELJET

Në vijim të argumentit të tij, kreu i shtetit nënvizoi se Valdrin Pjetri ka pasur detyra të larta shtetërore, gjë e cila e ka pajisur atë me certifikat­a sigurie dhe sërish institucio­net shqiptare nuk kanë arritur të gjejnë shkeljen ligjore të tij me formularin e dekriminal­izimit. Sipas Metës, rasti i Valdrin Pjetrit kërkon një hetim të thelluar sepse institucio­net shqiptare nuk kanë arritur ta paraprijnë këtë situatë. "Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikat­a të sigurisë të nivelit të lartë për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim më i thelluar për funksionim­in e institucio­neve të pavarura të shtetit, që verifikojn­ë integritet­in e të gjithë zyrtarëve tanë", theksoi Meta. Këto komente kreu i shtetit i bëri gjatë një vizite në Kosovë, ku u takua me homologun e tij Thaçi dhe Kryeminist­rin e dorëhequr, Ramush Haradinaj.

 ??  ?? Valdrin Pjetri duke votuar më 30 qershor
Valdrin Pjetri duke votuar më 30 qershor
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania