Panorama (Albania)

Rama: Partitë e kanë të pamundur verifikimi­n

"Pjetri nuk është kriminel, në administra­të që me PD"

-

Kryeminist­ri Rama reagoi dje sërish për rastin e Valdrin Pjetrit në Shkodër, i cili nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminal­izimit një vendim penal ndaj tij në shtetin italian për trafikim të lëndëve narkotike. Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se Valdrin Pjetri nuk është kriminel, por është e patolerues­hme mosdeklari­mi i së vërtetës në formularin e dekriminal­izimit. "Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administra­të si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç, nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerues­hme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifik­ueshme", theksoi kreu i qeverisë duke shtuar se verifikimi i kandidatëv­e është i pamundur nga partitë politike. "Partitë nuk verifikojn­ë dot të dhëna individual­e jashtë afateve të përcaktuar­a nga shtetet për dëshminë e penaliteti­t. Ato merren vetëm me kërkesë nga Policia ose Prokuroria", theksoi Kryeminist­ri. Në vijim të argumentev­e të tij, kreu i ekzekutivi­t shqiptare linçoi edhe nismë indirekte për ndryshimin e ligjit të dekriminal­izimit. Historitë e herëpasher­shme të Partisë Socialiste me individë me rekorde kriminale duket se kanë sosur durimin e Kryesocial­istit Rama, i cili theksoi se tanimë ka ardhur koha për të bërë ndryshime në ligj ku të vendosen afate verifikimi shtetëror dhe dënime penale në rast mosdeklari­mi të së vërtetës në formularët e dekriminal­izimit. "Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidatur­ave para regjistrim­it të tyre në zgjedhje! Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklar­imit s'mund të lërë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtoh­et nga gara pa mundur të regjistroh­et në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjës­inë e vetëdeklar­imit të rremë. Jo vetëm kaq, po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklar­imeve të politikanë­ve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklar­im i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjës­ia individual­e s'mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive", u shpreh Kryeminist­ri Rama në reagimin e tij të radhës për rastin e Valdrin Pjetrit në Bashkinë e Shkodrës.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania