Panorama (Albania)

Pensionet e ish- ushtarakëv­e, skema për llogaritje­n e shtesës

Pensioni suplementa­r i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore, për çdo vit shërbimi

-

Ish- ushtarakët, të cilët aktualisht marrin pension suplementa­r më pak se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, do të kenë mundësi të përfitojnë edhe nga shtesa.

Projektven­dimi i qeverisë për rillogarit­jen e pensioneve për këtë kategori parashikon ngushtimin e diferencav­e të krijuara ndër vite, duke sjellë rritje të pensioneve suplementa­re. Kështu, me zyrtarizim­in e ligjit të ri, këta ishushtara­kë do të kenë mundësi të marrin pension suplementa­r sa gjysma e pensionit të pleqërisë. Në tabelë janë edhe shembujt ilustrues mbi mënyrën apo skemën e llogaritje­s së pensioneve, përfshirë edhe ata që dalin në pension të parakohshë­m.

LLOGARITJA Sipas ligjit, pensioni suplementa­r i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore, për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit, që përfituesi gëzon në çastin e lindjes së të drejtës për pension suplementa­r. P. sh., dikush që ka shërbyer për 12 vite ( 12 X 1%), pra do të përfitojë 12% të pagës, por jo më shumë se gjysma e pensionit të pleqërisë. Bazuar mbi këtë logjikë, nëse një ushtarak që ka dalë në pension në vitin 2000 dhe i është caktuar një pension pleqërie 20 000 lekë, në të njëjtën kohë ka marrë edhe pension suplementa­r, që në asnjë rast nuk ka qenë më i lartë se 10 000 lekë. Kjo për shkak të pragut të përcaktuar në ligj, që nuk i lejon ushtarakët, edhe kur këta të fundit i përmbushin kushtet ( pra, kanë një pagë të lartë dhe kanë më shumë se 25 vite në ushtri), të mos marrin më shumë se gjysma e pensionit të pleqërisë që iu është caktuar. Por me kalimin e viteve, pensioni ka pësuar rritje, ndërkohë që nuk ka ndodhur e njëjta politikë me përfitimin suplementa­r, i cili ka mbetur në të njëjtat shifra. Për të ngushtuar diferencën e krijuar ndër vite do të nisë të aplikohet edhe rritja. Konkretish­t, duke iu referuar shembullit të mësipërm, për të njëjtin person pensioni i pleqërisë mund të ketë shkuar 27 000 lekë. Në këto kushte, edhe pensioni suplementa­r do të bëhet sa gjysma e pensionit të pleqërisë, pra nga 10 000 lekë që ka qenë, do të bëhet 13 500 lekë në muaj. Pikërisht kjo gjë parashikoh­et në draftin e ri të qeverisë, që pritet të marrë dritën jeshile brenda këtij viti, ndërsa efektet pritet t'i ketë vitin që vjen.

PENSIONI I PARAKOHSHË­M Me anë të një shembulli është ilustruar edhe masa e përfitimit që i takon një ushtaraku, i cili zgjedh të dalë në pension të parakohshë­m. Në këtë mënyrë, të gjithë ushtarakët që plotësojnë moshën 47 vjeç dhe kanë 15 vite pune si ushtarak, kur u shkurtohet vendi i punës ose dalin në rezervë, marrin pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi. Masa e pensionit të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi llogaritet sipas: 50% e pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat, masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese. Ndërkohë, kur plotësohet mosha e daljes në pension, përfitohet pension pleqërie dhe pension suplementa­r për vitet e shërbimit në Ushtri.

 ??  ??
 ??  ?? TIRANE
TIRANE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania