Panorama (Albania)

Dhunoi turistët spanjollë, arrestohet pronari i lokalit

-

Një ditë pas konfliktit të ndodhur në Porto Palermo, të Bashkisë së Himarës, ku u dhunuan një grup turistësh spanjollë, Policia arreston autorin, pronarin e lokalit. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, banues në Sarandë. Policia e Sarandës në bashkëpuni­m me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e dy ditëve më parë në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51- vjeçarit pasi ditën enjte, në lokalin e tij Bar- Restorant në Porto Palermo të Himarës, ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë për motive të dobëta. Më pas ka dëmtuar mjetin e transporti­t privat të tyre dhe është konfliktua­r fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle me inicialet K. R. Policia tha se i arrestuari akuzohet për veprat penale "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Shkatërrim të pronës". "Ditën e djeshme ( të enjten), në lokalin e tij Bar- Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M. K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transporti­t privat të tyre dhe është konfliktua­r fizikisht me ta, duke u shkaktuar dëme në trup, më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle K. R. Materialet iu referuan Prokuroris­ë në ngarkim të tij për veprat penale ' Kanosja', ' Dëmtime të tjera me dashje', ' Shkatërrim­i i pronës'", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit. Mësohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e këtij lokali, por nuk e kanë pëlqyer shërbimin e ofruar dhe më pas janë ngritur për t'u larguar. Ky moment ka bërë që pronarët e lokalit të ndjekin nga pas turistët, ndërsa kanë goditur fizikisht drejtuesin e mjetit së bashku me 5 turistët spanjollë. Incidenti nisi pasi turistët u larguan nga restoranti. Kjo situatë nervozoi pronarin, Kokëdhima, i cili iu vu pas furgonit të turistëve dhe e ka goditur atë me grushte, duke dëmtuar xhamin e përparmë. Turistët kanë arritur që të largohen dhe janë ndihmuar nga një furgon i FNSH- së aty pranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania