Panorama (Albania)

“Pse shikoni”, zbardhet sherri i të rinjve në Shijak

Pas drekës, dhe të pirë, të rinjtë kërcënuan katër persona

-

Terrorizua­n në lokal me armë zjarri bashkëmosh­atarët, ndalohen dy ditë më vonë nga Policia dy të rinjtë nga fshati Pjezë, Shijak.

Sipas Policisë, shtetasit J. Gj., 21 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, kanosën me armë zjarri 4 shtetas ( banorë të fshatit Hardhishtë që ndodhet përbri fshatit Pjezë). Duke iu referuar Policisë, shtetasit E. A., 22 vjeç, A. R., 21 vjeç, V. S., 20 vjeç dhe J. T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë të Shijakut ishin duke konsumuar drekë në një prej lokaleve në zonën e Gjepalajt kur janë përplasur verbalisht me J. Gj., dhe E. B. Këta dy të fundit, që kishin me vete edhe armë zjarri, kanë qëlluar në ajër duke e kërcënuar se do t’i vrisnin, ndërkohë të dyja grupet kishin konsumuar alkool pasi ishin duke drekuar. Në këto kushte, katër të rinjtë nga Hardhishta që ishin kthyer nga Italia për ditë më parë janë larguar me shpejtësi, duke e lënë në mes drekën.

POLICIA Pas konfliktit, në vendin e ngjarjes mbërriti Policia, e cila nisi hetimet dhe shpalli në kërkim dy të rinjtë nga Pjeza. “Policia e Shijakut zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë duke shmangur përshkallë­zimin e mëtejshëm të konfliktit, identifiku­ar dhe kapur autorët e dyshuar, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas në ambientet e një lokali. Specialist­ët për Krimet në Komisariat­in e Policisë Shijak në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2019, identifiki­min dhe kapjen e autorëve, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas. Janë ndaluar shtetasit J. Gj., 21 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak. Shtetasit e ndaluar, më datë 13.08.2019, në një lokal në Gjepalaj pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E. A., 22 vjeç, A. R., 21 vjeç, V. S., 20 vjeç, J. T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, i kanë kanosur dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja model 56”, sqaroi Policia.

HETIMET Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se konflikti ka nisur për motive banale “pse shikoni”, ndërkohë që ishin në gjendje të duhur pasi kishin konsumuar disa shishe birre. Policia bën me dije se J. Gj., 21 vjeç, dhe E. B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, akuzohen dhe do të hetohen më tej nga Prokuroria për veprat penale “Kanosja në bashkëpuni­m”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”.

 ??  ?? Lënda narkotike e sekuestrua­r 19- vjeçarit
Lënda narkotike e sekuestrua­r 19- vjeçarit
 ??  ?? Policia e Durrësit
Policia e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania