Panorama (Albania)

I përfshirë në skema mashtrimi me TVSh, pranga 61- vjeçarit

-

Policia e Tiranës arrestoi dje një 61- vjeçar të shpallur në kërkim, pasi ishte i përfshirë në krijimin e skemave fiktive të TVSh. Në prangat e Policisë ra dje Robert Shabani, ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” disa muaj më parë. Duke iu referuar hetimeve, mësohet se grupi, pjesë e të cilit dyshohet se është edhe Shabani, i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë eurosh.

“Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar u ndalua 61- vjeçari R. SH., me banim në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur mbi tatimin e vlerës së shtuar” dhe “Falsifikim­i i vulave, stampave dhe formularëv­e”, njoftoi dje Policia.

Nga hetimet e Prokuroris­ë së Tiranës, ka rezultuar se 20 subjektet tregtare të përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet, ashtu edhe nga shitjet. Këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme dhe që rezultuan me administra­tor jo real, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga 4 studio të kontabilit­etit. Duke iu referuar dosjes së Prokuroris­ë, skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshira në këtë skemë. Më pas, këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania