Panorama (Albania)

Shiste kanabis me doza të vogla, arrestohet 19- vjeçari

- Shoqëria Përmbarimo­re për: Pasuri e luajtshme, mjet pune i llojit FADROME e modelit VOLVO 220E, viti i prodhimit 2005.

Shiste kanabis në doza të vogla, arrestohet nga Policia e Tiranës një 19- vjeçar. I riu u arrestua gjatë ditës së djeshme në momentin që po shpërndant­e lëndë narkotike, ndërsa pas kontrollev­e në banesën e tij janë gjetur edhe doza të tjera, të sekuestrua­ra në cilësinë e provës materiale. “Vijojnë goditjet e njëpasnjës­hme ndaj veprimtari­së kriminale të shpërndarj­es së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestroh­en 463 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza gati për shitje. Në pranga poseduesi, njëkohësis­ht edhe shpërndarë­si i lëndës narkotike”, njoftoi Policia. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Sektorin e Forcës së Posaçme Operaciona­le, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme dhe u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S., 19 vjeç, lindur në Tiranë. POLICIA Hetuesit kishin marrë informacio­ne në rrugë operative se shtetasi L. S., në qytetin e Tiranës, kryesisht në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, i shiste lëndë narkotike kryesisht Cannabis Sativa, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike. Mbi bazën e këtyre informacio­neve, u zhvillua operacioni “Muzgu” dhe pas vëzhgimit u bë arrestimi i shtetasit L. S., të cilit në momentin e kapjes iu gjetën një sasi dozash lënde narkotike Canabis Sativa, e gatshme për ta hedhur në treg. “Gjatë kontrollit në banesë, Policia ka gjetur edhe një sasi tjetër dozash me lëndë narkotike, gjithsej 463 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa, të futura në qese farmaceuti­ke”, njoftoi Policia. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania