Panorama (Albania)

Lihet në burg shkodrani që do kryente një vrasje

28- vjeçarit iu gjet një pistoletë, dyshohet se do vriste një person

-

Sadetin Erkoçeviq u përball i qetë me vendimin e Gjykatës së Tiranës për ta lënë atë në masën e sigurisë "Arrest në burg".

28- vjeçari, i dënuar më herët me 20 vite heqje lirie për vrasjen e një personi, u arrestua tri ditë më parë pranë zonës së Liqenit Artificial, ku sipas Policisë, dyshohet se do të kryente një tjetër vrasje. Gjatë arrestimit, shkodranit iu gjet edhe një armë me 14 fishekë. Ndërkohë, gjatë seancës, Erkoçeviq tha se do të fliste në një moment të dytë për posedimin e armës, ndërsa avokatja e tij pretendoi se pistoletën e kishte me vete për shkak të ngjarjes së 4 viteve më parë në Shkodër. "Sa i përket armës, mendoj se e ka pasur me vete edhe për shkak të ngjarjes së ndodhur më parë", tha ajo duke kërkuar masë më të butë. Nga ana tjetër, prokurori Valentin Prençi, kërkoi të caktohej masa "Arrest në burg", kërkesë e pranuar në fund të shqyrtimit të pretendime­ve të të dyja palëve nga Gjykata.

ARRESTIMI I konsiderua­ri nga Policia si person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, Erkoçeviq është arrestuar në rrugën "Bilal Xhaferri" në Tiranë, ndërsa Policia ishte njoftuar nga qytetarët për një person që bënte lëvizje të çuditshme. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20: 50 të së martës, kur "është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariat­in e Policisë Nr. 2 Tiranë se në rrugën "Bilal Xhaferi", ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete". Burime zyrtare thanë se, Policia pas lokalizimi­t të personit të dyshuar, e ka mbajtur nën kontroll atë duke bërë të mundur që në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër, të identifiko­nin personin e dyshuar. "Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizu­ar dhe shoqëruar në komisariat­in e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër", njoftoi Polica.

DËNIMI 28- vjeçari Erkoçeviq, i cili njihet edhe me mbiemrin Lisi, është një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi në vitin 2014 është përfshirë në një ngjarje me një të vdekur dhe një të plagosur dhe është dënuar si autor me 20 vite burg në total. Vendimi i dënimit për të riun ka marrë formë të prerë në vitin 2018. "Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionev­e luftarake", shkruhej në njoftimin e Policisë. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Shkodrës, sherri me pasojë vrasjen e një personi ka nisur për një balerinë dhe ka ndodhur në 10 maj 2014, te lokali "Enigma", në fshatin Zues, ku ka pasur muzikë live. Pasi kanë pirë disa pije, viktima Indrit Hylli ka marrë një balerinë nga tavolina e 28vjeçarit dhe ka kërcyer me të, pas kësaj ka nisur sherri i cili ka përfunduar me përdorimin e armës. Si i pandehur për të njëjtën ngjarje dhe që ishte në prani të Erkoçeviqi­t në lokalin ku ndodhi vrasja, ka qenë edhe Eljon Hato. Ky i fundit, në tetor të 2018 u përfshi në një shkëmbim zjarri në zonën e ishBllokut, ku mbeti i plagosur.

 ??  ?? Sadetin Erkoçeviq, në gjyq
Sadetin Erkoçeviq, në gjyq
 ??  ??
 ??  ?? Arma e sekuestrua­r e 60- vjeçarit
Arma e sekuestrua­r e 60- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania