Panorama (Albania)

"Birra Korça" mahnit inxhinieri­n e "Facebook": Është diçka speciale

-

Mes turistëve e vizitorëve të shumtë, tërhiqte vëmendjen njëri prej tyre, me bluzën e kuqe ku shkruhej "Facebook", rrjeti i famshëm social me miliarda persona. Victor Petrov nga SHBA na tregoi se është një prej inxhinierë­ve të Marc Zuckenberg dhe prej disa vitesh punon për "Facebook". Ai kishte udhëtuar enkas së bashku me mikun e tij, Jeff Morrison, dhe disa miq të tjerë në Korçë dhe sigurisht për të qenë pjesë e Festës së Birrës. Si keni mësuar për këtë festë? Nga disa miqtë e mi, mësova se në gusht në Korçë bëhej kjo festë. Ne do të vinim me pushime dhe u siguruam që datat të përkonin me ato të festës. Jam këtu me mikun tim, Jeff Morrison, dhe disa miq të tjerë prej një jave dhe mezi po prisnim që festa të niste. A e keni ndjekur që natën e parë? Po, pa diskutim që po. Është një festë shumë interesant­e. Ka muzikë të mirë dhe birrë të shkëlqyer. Kur flet për Shqipërinë është e vështirë të mendosh se këtu mund të ketë produkte kaq cilësore. Çfarë birre keni zgjedhur? "Birra Korça". Kam dëgjuar aq shumë të flitet për të, sa nuk e diskutoj që këtu mund të pish diçka tjetër. Madje kjo birrë lakohet gjithandej, është e njohur dhe të gjithë shqiptarët e rekomandoj­në me krenari në çdo vend që ndodhet. Si ju duket kjo birrë? E shkëlqyer, në fakt. Ka një shije shumë të mirë. Provova fillimisht birrën bionde dhe më pas atë brune. Ishin të dyja shumë të mira. Ndërkohë zbulova edhe një sekret që e bëjnë njerëzit këtu dhe dua ta ndaj me të gjithë. I përziejnë këto dy lloje birrash dhe provojnë një shije unike. A e provuat ju këtë? Po. Është vërtet diçka speciale dhe ajo që vlen të thuhet është se kjo birrë të lë shije shumë të mirë. Sidomos kur bëhet edhe një festë e tillë dhe gjithçka duket kaq e bukur. Vërtet po e shijomë mbrëmjen shumë dhe do ta shijojmë deri në fund të gjithë festën.

 ??  ?? Inxhinieri i “Facebook” duke shijuar “Birra Korça”
Inxhinieri i “Facebook” duke shijuar “Birra Korça”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania