Panorama (Albania)

Gaz Paja, baba për herë të parë, shtatzënia e paplanifik­uar e partneres e detyroi të bënte dasmë para kohe

-

Gati dy muaj nga ceremonia VIP martesore, vjen lajmi se Gaz Paja pret të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshor­tja e tij, Ira Seferi, e kishte fshehur më së miri barkun e rrumbullak­osur poshtë fustanit të bardhë, ndërkohë që menjëherë pas mbarimit të dasmës, çifti u nis për muaj mjalti në Turqi. Ndërkaq, këto ditë Gazi dhe Ira po i kalojnë në jug të vendit, në resortin që aktori ka në Dhërmi. Ndërkohë, burime pranë çiftit janë shprehur se shtatzënia e paplanifik­uar e partneres detyroi Gaz Pajën të merrte vendimim brenda nate për ceremoninë e dasmës, të cilën e kishte lënë për një kohë të pacaktuar. Dëshmi e këtij fakti u bë edhe situata e ngarkuar që iu krijua Gazit, pasi pak pas celebrimit të dashurisë së tij në martesë, ai u shfaq krah Erion Veliajt në çeljen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të PS- së. Më pas u mbajt ceremonia me 300 të ftuar në Tiranë, në ambientet e hotelit luksoz “Plaza”, në qendër të Tiranës. Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli” vendosi t’i japë fund beqarisë në moshën 41vjeçare, me bionden e panjohur në publik, që ai vetë e konsideroi “e bukura e dheut”. Ndonëse i rezervuar për jetën e tij private, ai rrëfeu ndër të tjera para se të martohej se e dashura e zemrës është njeri shumë i kuptueshëm, përballë natyrës së tij impulsive. Një vit më parë, Gazi u shpreh se po jetonte lidhjen, por martesa nuk ishte ende në planet e tyre. Gazi, paralelish­t me karrierën në televizion apo rolet në teatër, ka arritur të ngrejë edhe bizneset e tij, siç është një restorant në jug të vendit, për të cilin ai punon gjatë muajve të verës kur nuk shfaqet në ekran. I shkolluar në Greqi dhe i specializu­ar me master në Londër, Gazi arriti të krijojë një standard jete për t’u pasur zili. Për herë të parë u fol për këtë lidhje të re me Irën verën e 2017- ës, pasi u panë dhe u fotografua­n në plazhet e jugut. Më pas, çifti shihej gjithandej bashkë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania