Panorama (Albania)

Rrëfimi i guximshëm i këngëtarit që u fejua direkt me tjetrën pas ndarjes nga e dashura: “Ne artistët jemi të çuditshëm në vendimet që marrim”

-

Sa herë që martohet një këngëtar, dasma e tij shndërrohe­t në një koncert të vërtetë. Me siguri kjo gjë do të ndodhë sot në mbrëmje edhe në dasmën e këngëtarit të njohur Erik Lloshi, i cili ka vendosur t’i japë fund beqarisë në moshën 30- vjeçare, pas disa vitesh lidhje me partneren e tij, Rominën. Çifti do ta organizojë dasmën në një kompleks në periferi të Tiranës dhe këngëtarja e ftuar është Aurela Gaçe. Ndërkohë, të ftuar në dasmë do të jenë pa dyshim edhe shumë artistë të tjerë, të cilët me siguri do të këndojnë për mikun e tyre artist. Eriku vendos të martohet një vit pasi foli në media për fejesën e papritur me partneren bionde. Pak ditë pasi në media qarkulloi lajmi se këngëtari ishte fejuar vetëm pak muaj pasi i kishte dhënë fund një lidhjeje 5- vjeçare, nisën pikëpyetje­t se çfarë e detyroi këngëtarin të merrte një vendim kaq të shpejtë. Në lidhje me këtë vendim, ai u shpreh: “Ruhu nga ai që s’bën zë! Që nga momenti që jam ndarë, jam lidhur me vajzën që kam në krah, rreth një muaj mbrapa. Mora një vendim në jetën time për 6 muaj, që nuk e kam marrë për 5 vjet, kur kam qenë me dikë. Ndonjëherë jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim. Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar”. Verën e kaluar, këngëtari postoi foton e parë me bionden në krah, pasi i kishte dhuruar unazën e fejesës. Ai e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në “Instagram”, por pa zbuluar identiteti­n e vajzës që i rrëmbeu zemrën. Eriku publikoi foto të së fejuarës së tij, në të cilën ajo dukej mjaft simpatike, por e panjohur për publikun. E fejuara e tij nuk njihet në botën e showbizit, ndërkohë që artisti nuk zbuloi detaje se ku janë njohur. E vetëm pak muaj nga ndryshimi i statusit nga beqar në i fejuar, Eriku u fotografua në plazhet e jugut, duke marrë rreze dhe duke u relaksuar. Mes personazhe­ve që shoqërohej poshtë çadrës u pa dhe e fejuara e tij, që tregonte se ata ishin shumë të dashuruar. Erik Lloshi është një nga ata këngëtarë, që nuk ngurron të ndajë momente të veçanta nga përditshmë­ria me të gjithë. Herë pas here ai zbulon detaje të jetës private, ose në raste të tjera tregon më të rejat nga profesioni. Para pak muajsh, ai zbuloi një nga ambientet e shtëpisë së tij të re, ku do të jetojnë si çift. Ambienti që kishte zgjedhur të publikonte ishte dhoma e ndenjjes, e cila ishte e arreduar me shije dhe që mendohej se ai tashmë kishte nisur bashkëjete­sën me të fejuarën. Sa i përket karrierës, këngëtari nga Lushnja njihet për rrymën pop dhe baladat. Ai ka përfunduar Akademinë e Arteve në degën e Kantos në Tiranë dhe është shpesh i pranishëm nëpër klube të ndryshme të natës. Ai ka marrë pjesë edhe në shumë festivale dhe ka publikuar shumë videoklipe. I konsiderua­r si këngëtari i dashurisë, në tetor 2018 konkurroi në “Kënga Magjike” me këngën "Mos urre". Më datë 7 korrik të këtij viti publikoi videoklipi­n "Vëlla", në bashkëpuni­m me Denis Taraj. Ndërsa më 25 korrik 2019, Erik Lloshi & Altin Myftari publikuan videoklipi­n "Motërza". Le të shohim nëse në dasmë do t’i ketë përgatitur ndonjë dedikim partneres, siç bëri Bes Kallaku me Xhensila Myrtezajn, që i dedikoi këngën “Skifterja e zemrës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania