Panorama (Albania)

Sa shumë kanë ndryshuar! Ja si dukeshin 5 vite më parë në plazh, Tuna dhe Olta Gixhari

-

Njëra këngëtare dhe tjera artiste, Tuna dhe Olta Gixhari, krahas talenteve të spikatura në artin që lëvrojnë, janë gjithashtu edhe femra shumë të pashme. Në arkivën tonë gjetëm këto foto të 5 viteve më parë. Natyrisht, janë foto plazhi, të papunuara, ashtu siç i sjell paparazzi ynë. Dy vajzat e famshme janë fotografua­r në plazhin e Dhërmiut, aty ku preferojnë të shkojnë personazhe­t VIP.

Në rastin e Olta Gixharit, ajo që binte në sy asokohe ishte fakti se Olta kishte linja të rrumbullak­osura, me shëndet të akumuluar kryesisht në pjesën e vitheve. Por ajo që deri pak vite më parë mund të dukej si një e metë, sot është privilegj dhe bukuri estetike. Mjafton të kujtosh se sa personazhe VIP i kanë bërë me operacione plastike vithet, në përmasa të mëdha. Ndërsa Oltës ia ka falur Zoti ashtu. Nuk e dimë nëse është akoma me këto linja apo ka bërë ndryshime. Tjetër fakt interesant është që Olta ka lëkurë shumë të bardhë dhe mesa duket nuk preferon ngjyrën çokollatë, për të cilën duhet thënë se shpesh duhet të paguash një çmim të lartë, siç janë njollat nga dielli.

Ndërsa Tuna, në këto foto është në kohën kur ishte e lidhur me Cosman dhe në Dhërmi ishte në shoqërinë e tij. Ajo nuk kishte lindur akoma dhe kishte linja të holla, por si për çdo bionde, duhet thënë se pa tualet, Tuna pothuajse nuk njihet fare. Se sot publikojnë foto natyrale vajzat e famshme, por natyrisht me ca filtra. Ndërsa këtu keni fytyra bio, ashtu siç duken të gjithë njerëzit e thjeshtë, pasi duhet thënë se në plazh nuk është se njerëzit shkëlqejnë nga bukuria. Aty shkohet për të shijuar rërën, diellin dhe detin dhe mesa duket, edhe vajzat e famshme atë kanë bërë.

Të gjithë e mbajmë mend bujën e madhe, me të cilën u shoqërua emërimi në dy poste të rëndësishm­e rreth 6 vite më parë, i dy vajzave të reja. Bëhej fjalë për Brisilda Shehajn si drejtoresh­ë e Tatimeve dhe për Elisa Spiropalin si drejtoresh­ë e Doganave. Rama asokohe i prezantoi me bujë të madhe si vajzat që do të bënin revolucion në ata dy sektorë aq të rëndësishë­m për ekonominë dhe financat e vendit. Sot asnjëra prej tyre nuk është më në atë pozicion, ndërkohë që në ndryshim nga Shehaj, e cila nuk është më në asnjë pozicion të rëndësishë­m, madje as pjesë e PS- së, Elisa Spiropali ka bërë një tjetër karrierë, tashmë si deputete dhe ministre. Spiropali dukshëm kuptohet nga të gjithë që ka përkrahjen e Ramës, edhe për kontributi­n që ajo ka dhënë prej vitesh në satruktura­t e partisë. Pikërisht në kohën kur Spiropali u bë drejtoresh­ë e Doganave, por nuk ishte bërë akoma mami, ajo frekuenton­te plazhin e Dhërmiut dhe ashtu si shumë personazhe të spektaklit, edhe Elisa ra pre e paparazzit tonë. Megjithëse në një zonë disi të veçuar, bashkë me bashkëshor­tin e saj, ne morëm foto me bikini dhe duhet thënë se Elisa dukej super, linja të cilat i ka edhe sot po kaq perfekte.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania