Panorama (Albania)

SKEMA E PENSIONEVE PER ISH- USHTARAKET

-

SI MUND TË LLOGARITET PENSIONI SUPLEMENTA­R I PLEQËRISË Llogaritja e një pensioni suplementa­r të pleqërisë:

PSP = PMRMN x VSH x 1% PSP: Pensioni Suplementa­r i Pleqërisë PMRMN: Paga Mesatare Referuese Mujore Neto VSH: Vitet e Shërbimit Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë.

Shembull:

Ushtaraku A. B. përfiton pension pleqërie sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar, nw masën 26,000 lekë në muaj. Ai ka 28 vite shërbimi si ushtarak dhe pagë mesatare referuese mujore neto 53,700 lekë në muaj. Llogaritja e pensionit suplementa­r të pleqërisë bëhet në këtë mënyrë: PSP = 53,700 lekë x 28 vite x 1% = 15,036 lekë / muaj Por, pensioni suplementa­r i pleqërisë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e pensionit të pleqërisë që ushtaraku A. B. gëzon, në çastin e lindjes së të drejtës së pensionit suplementa­r. Ushtaraku A. B përfiton pension pleqërie në masën 26,000 lekë/ muaj. Në këtë rast, pensioni suplementa­r i pleqërisë është sa 50% e pensionit të pleqërisë, pra 13,000 lekë / muaj. Pra, ish ushtaraku A. B. do të përfitojë pension suplementa­r pleqërie në masën 13,000 lekë lekë/ muaj.

Llogaritja e një pensioni të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi:

PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5% PPVSH = Pensioni i Parakohshë­m për Vjetërsi Shërbimi PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto VSH = Vitet e Shërbimit Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshë­m nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohe­t nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Shembull:

Ushtarakut në rezervë/ lirim D. N. i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshë­m për vjetësi shërbimi. Ai ka 22 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 44,000 lekë në muaj. Llogaritja e pensionit të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë: PPVSH = 44,000 lekë x 22 x 1.5% = 14,520 lekë / muaj Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshë­m nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohe­t nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në rastin konkret masa e pensionit bazë është 13,014 lekë në muaj, pra masa e llogaritur e PPVSH do të jetë 14,520 lekë në muaj. Pra, ish- ushtaraku D. N. do të përfitojë pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi në masën 14,520 lekë / muaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania