Panorama (Albania)

DRAFTI I QEVERISE

Ish- ushtarakët, shtesa për të gjitha kategoritë

- TIRANE

Drafti i Qeverisë për ish- ushtarakët, si do ta llogarisë Instituti i Sigurimeve Shoqërore shtesën për të gjitha kategoritë. Si përfitohet nga vendimi

Për të përfituar nga shtesa që do të aplikohet për pensionet suplementa­re, ishushtara­kët nuk do të kenë asnjë detyrim.

Ndonëse në draftin e Ministrisë së Financave një gjë e tillë ende nuk është specifikua­r, burime nga ky institucio­n bëjnë me dije se llogaritja do të bëhet nga punonjësit e zyrave të sigurimeve shoqërore mbi bazën e dokumentac­ionit që disponohet në dosje.

KATEGORITË Nga shtesa do të përfitojnë të gjithë ata ish- ushtarakë që sot marrin pension suplementa­r më pak se gjysma e pensionit të pleqërisë që iu është caktuar. Pra, nëse aktualisht marrin pension 22 000 lekë, pensioni suplementa­r duhet të jetë sa gjysma, d. m. th. 11 000 lekë. Nëse ndodh që të marrin më pak, atëherë diferenca e krijuar do të jetë shtesa. P. sh., nëse marrin 9 800 lekë, atëherë rritja do të jetë me 1 200 lekë. Por edhe në këtë rast ka kufizime, çka do të thotë se jo të gjithë ata që marrin pension suplementa­r më pak se 50 për qind e pensionit të pleqërisë, do të kenë mundësi të përfitojnë nga shtesa. Nga drafti që pritet të kalojë për miratim brenda këtij viti, do të përfitojë vetëm ajo fashë ushtarakës­h që i ka plotësuar kushtet për pension suplementa­r maksimal. Kjo nënkupton më shumë se 20 vite pune në ushtri dhe pagë të lartë. Kujtojmë që pensioni suplementa­r i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit, që përfituesi gëzon në çastin e lindjes së të drejtës për pension suplementa­r. P. sh., dikush që ka shërbyer për 20 vite ( 20 X 1%), pra do të përfitojë 20% të pagës por jo më shumë se gjysma e pensionit të pleqërisë. MASA E PËRFITIMIT Masa e përfitimit për ushtarakët varet nga vitet e punës që ata kanë pasur në forcat e armatosura. Të gjithë ata që kanë mbushur mbi 35 vite kontribute, përfitojnë pension maksimal që është rreth 260 mijë lekë. Sipas skemës në fuqi, ushtarakët përfitojnë po ashtu 50% të pensionit të pleqërisë si pension suplementa­r. Por jo të gjithë e përfitojnë 50%, pasi llogaritje­t bëhen mbi bazën e viteve të punës. Nëse ke 20 vite, çdo vit për pensionin suplementa­r llogaritet 1,5% shtesë dhe nuk mund të tejkalohet gjysma e pensionit të pleqërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania