Panorama (Albania)

Tristian: Doja ta takoja, më kishte marrë malli

“E kemi dashur të gjithë në set. Do të doja shumë që premierën e filmit ta kishim kaluar bashkë me të”

-

Në filmin e fundit të kineastit, ai luan rolin e Ismailit. Shqiptari i Kosovës, Tristian Halilaj, e veçon bashkëpuni­min me Gjergj Xhuvanin si më të bukurit e karrierës së tij.

Është i prekur nga largimi i parakohshë­m i regjisorit. “Gjergjin e kam dashur shumë. Ikja e tij më ka mërzitë, se ishte e papritur dhe në moshë të re. Gjatë këtyre ditëve të fundit doja ta takoja se më kishte marrë malli. Kam punuar me Gjergjin në filmin ‘ Liqeni im’ dhe ka qenë një nga eksperienc­at më të mira filmike që kam pasur, ku e kam ndier se po maturohesh­a profesiona­lisht, por mbi të gjitha lumturohes­ha shumë kur kisha rastin të rrija me të. Energjia e tij ka qenë dominuese ndaj çdo terri. Kur qeshte, të imponohej një mirësi e s’kishe ku shkoje pa qeshur edhe ti, madje, edhe nëse s’e dije përse bëhej fjalë. E kemi dashur të gjithë në set. Do të doja shumë që edhe premierën e filmit ‘ Liqeni im’ ta kishim kaluar bashkë me të. U shpreh ngushëllim­et e mia familjarëv­e dhe të gjithë të dashurve të tij”, thotë Tristian.

Xhuvani diti që në sheshin e xhirimeve t’i afrojë e t’i dojë aktorët, veçanërish­t ata më të rinjtë, si Ariton Pollozhani, 14- vjeçari që ka rolin kryesor te “Liqeni im”. “Ka qenë e vështirë ta pushoje, vetëm qante”, tregojnë nga stafi që punoi për filmin e tij të fundit.

“LIQENI IM” Te “Liqeni im”, Gjergj Xhuvani sjell historinë e Kristos, një djaloshi adoleshent që jeton në një fshat afër liqenit të Prespës. Në kërkim të një kuptimi për togfjalësh­in “Liqeni im” , shkruar në dërrasën e zezë nga mësuesja e tij, Kristo shkruan: Liqeni mund të na i japë të gjitha nëse ne dimë se si ta p y e s i m . Mandej hedh v ë s h t r i m i n nga dritarja e sjell në mend ngjarjet që ndodhën gjatë muajve të fundit. Një histori që e bën djaloshin të endet mes rrugëve e idhujve të gabuar, ndjenjës së dashurisë, tradhtisë së miqve e fataliteti­t. Një e kaluar që trazon jetën e djaloshit, nga e cila Kristo kërkon të shpëtojë. Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u japë atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë.

 ??  ?? Tristian Halilaj, nga xhirimet e “Liqeni im”, foto Goran Cipar
Tristian Halilaj, nga xhirimet e “Liqeni im”, foto Goran Cipar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania