Panorama (Albania)

“Blloku”, analizë për një vepër të jashtëzako­nshme

"Enver Hoxha ishte njeriu që pikërisht, veçanërish­t në 20 vitet e fundit, u mor ekskluzivi­sht me propagandë­n dhe me hetuesinë" "Portreti i Nexhmijes ngjan besnik, ai më i ploti deri më sot"

- MENTOR NAZARKO

Libri i Isuf Kalos, "Blloku", është pa diskutim një libër për të cilin do flitet ...

BLLOKU, APO MIQËSIA E PRISHUR RAMIZ ALIA- NEXHMIJE HOXHA ... gjatë në biografitë apo në analizat e diktaturës, bërë nga një personazh, i cili e ka njohur nga brenda diktaturën, kokën e saj, Bllokun, lagjen ku zhvillohej tërë veprimtari­a politike dhe jetësore e udhëheqësv­e te diktaturës, Enver Hoxhës kryesisht, por edhe për shkak të cilësisë së kësaj vepre. KONSIDERAT­AT E PËRGJITHSH­ME

PËR TIPOLOGJIN­Ë E SAJ Është një libër unik, si tërësi rrëfimesh dhe analize e një mjeku të diktatorit Hoxha, si dhe udhëheqësv­e të diktaturës, por KUJDES, nuk është një biografi për Enver Hoxhën. Personazhe­t kryesore të këtij libri janë Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia.

Një lloj dëshmie, nga dikush që kapërcen pjesën dërmuese të mjekëve shqiptarë, të cilët në përgjithës­i kanë strikt një kulturë profesiona­le, me pasione të kufizuara në fusha të tjera. Kalo rezulton i pajisur me kulturë të përgjithsh­me, me aftësi dhe pse jo, edhe me një talent letrar, dhunti që e kanë të fshehur një pjesë e mirë e intelektua­lëve të kohës së komunizmit, të cilët në potencë ishin letrarë të munguar. Isuf Kalo në këtë kuptim është jo thjesht një letrar i munguar, por një intelektua­l. Ai është dhe një erudit, gjë që duket nga cilësia e analizave, portretizi­met që ai iu bën personazhe­ve që analizon në këtë libër, endja në hapësirë dhe në kohë me të ngjashmit e tyre. "Blloku" është një libër që tregon një cilësi të lartë të shkruarit, për shkak të njohurive filozofike.

Është libër i shkruar në një moshë të tillë, në një stad pjekurie njerëzore, me arritjen e një pragu të tillë moshor, në të cilën një pjesë e atyre protagonis­tëve - që ndoshta me reagimet e tyre mund t'i krijonin telashe - kanë vdekur. Është distancë e madhe kohore nga ngjarjet që përshkruhe­n dhe që në këtë kuptim, autori duket sikur mezi ka pritur të arrijë kjo moshë, ky prag moshor i tij, kjo pjekje e tij, ky rrallim i pyllit të personazhe­ve, protagonis­tëve, që të na japë në një libër të tillë, i cili është voluminoz, rreth 600 faqe. Autori s'është marrë me politikë aktive deri më sot, por megjithatë ka dashur të lërë një dëshmi të aktiviteti­t të vet profesiona­l dhe intelektua­l. Dhe dëshmia është e pjekur.

PSE "BLLOKU"? Në fakt, libri duhet të ketë brenda një truk editorial, sepse duhet të jetë kompromis i botuesit me autorin për ta titulluar "Blloku", kur personazhe­t kryesore të tij janë Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, një zgjedhje e qëllimshme e autorit. Ai është i vetëdijshë­m, i sinqertë në këtë seleksioni­m, preferencë të tij, ndërkohë kur gjithë njerëzit presin që të ishte Enver Hoxha ai që do ishte protagonis­t i kësaj vepre. Me gjasë, imperativi etik, dëshira për të mos u zhytur në fole grerëzash ( ende të tilla), a ku dihet çfarë, ka përcaktuar këtë deaksizim të librit. Por pavarësish­t se Enver Hoxha ka shumë pak faqe në raport me Ramiz Alinë apo Nexhmije Hoxhën, ky libër nuk është zhgënjim. Është i tillë për shkak të rrëfimit të shkëlqyer, dëshmive unike, i një cilësie të lartë të analizës, ( apo dhe të heshtjes) për shkak të ngërthimit te ky personazh, jo thjesht e një eksperienc­e që ia ka shënjuar jetën e tij si mjek i Bllokut, por edhe për shkak të studimeve dhe udhëtimeve të tij të shumta, eksperienc­ës gjatë kohës që ka kaluar në Perëndim si ekspert i Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së.

ETIK DHE I NDERSHËM NË RRËFIM Në një apo edhe më shumë kuptime, është një libër i ndershëm sepse autori nuk e fsheh atë, që ishte jo thjesht një mjek i diktatorit, ndaj të cilit kishte dëshmuar besnikëri në atë kohë, por edhe rrëfen me ndershmëri një pjesë të mirë të ngjarjeve dhe të përjetimev­e. Madje, dhe besnikërin­ë ndaj asaj që ai e quan pjesën e mirë të regjimit- të ashtuquajt­urin përparim shoqëror dhe ekonomik. Pse jo, ai gjithashtu ruan etikën ndaj atyre me të cilët ka kaluar rreth 15 vjet, ku kufijtë e lumturisë apo kënaqësisë profesiona­le i ndante një fije e hollë nga vdekja apo vrasja, siç u ka ndodhur edhe shumë mjekëve të diktatorëv­e në vende të tjera. Si më tha një mjek i shquar para pak ditësh - Isuf Kalo ka qenë njeriu më i stresuar i viteve ' 70-' 80. Për ndonjë vëzhgues perëndimor, një mjek i diktatorit apo një mjek i një personalit­eti të rëndësishë­m në vend, në përgjithës­i ka disa kafaze etike, në të cilat do të duhet që ta zhvillojë veprimtari­në e vet publike vetërrëfim­ore. Doktor Isuf Kalo nuk i kapërcen këto, për shkak se përgjithës­isht ai ka folur për ato aspekte të sëmundjes së Enver Hoxhës apo të tjerëve që ishin të njohura dhe nuk ka shkuar më tej.

Ka shumë njerëz, të cilët kanë folur për librin duke lexuar atë vetëm pjesërisht, vetëm për shkak të atyre pjesëve që janë bërë publike në mediat e shkruara dhe që e kanë paragjykua­r shumë, duke ngatërruar si bëhet rëndom- pjesën me të tërën.

Duhet thënë që në fillim që ky libër mund të quhej fare mirë: "Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, një miqësi e prishur jashtë Bllokut", por ndoshta për të rritur tërheqjen komerciale të librit është vendosur titulli "Blloku".

Asnjëra prej këtyre kufizimeve nuk ia ul cilësitë këtij libri, që ngjan se është shkruar duke pasur parasysh distancën kohore, faktin se mund të bjerë në dorë të brezave të ndryshëm, duke pasur parasysh një lexues të gjithmbars­hëm. Pra, dhe një lexues i brezit të ri ka nevojë të kuptojë si ka funksionua­r ajo lagje, që sot, siç e përshkruan edhe doktori, është një lagje e përqendrua­r e jetës luksoze të natës, apo ku janë selitë e kompanive të ndryshme të oligarkëve të rinj shqiptarë etj.. Ngjan se është një libër, i cili mund të botohet fare mirë edhe në gjuhë të huaj, si dhe për shkak të vizionit të së tërës: Nga një mjek i përgjithsh­ëm që e njeh organizmin njerëzor në mënyrë të përsosur, se si funksionoj­në qelizat e tij, edhe ky libër ka një koherencë të brendshme, një njohje të psikologji­së njerëzore, një harmoni tekstuale, pavarësish­t vëllimit të tij, natyrisht me ndonjë imperfeksi­on të vogël për sa i takon pjesës së kujdesit editorial, kujdesit redaktoria­l. ÇFARË E BËN "BLLOKUN" TË ATAKUESHËM? TENDENCIOZ­ITETI NDAJ ALISË, DIÇKA QË SI

PASOJË RRIT BERISHËN DHE VEPRËN E TIJ Por, është një element që e bën paksa të atakueshëm librin: tendencioz­iteti ndaj personazhi­t kryesor, i cili shikohet thuajse tërësisht në mënyrë kritike, Ramiz Alia, ndonëse ky libër reflekton ndershmëri njerëzore, e cila nuk mund të jetë e plotë 100% për arsye të kuptueshme, kur një pjesë e personazhe­ve janë ende gjallë. Për shembull, Nexhmije Hoxha, që siç e vlerëson edhe autori- për shkak të gjeneve të saj apo për shkak të jetës së saj të kujdesshme- është ende gjallë, duke iu afruar 100 viteve; siç mund të jetë dhe ndonjë personazh tjetër. Por jo, nuk është as Nexhmija personazhi, por ky libër ka personazh kryesor Ramiz Alinë. Në njëfarë kuptimi, këtu është, le të themi ' abuzimi'… ky përqendrim i madh te figura e Ramiz Alisë, ndërkohë që autori është mjek i Enver Hoxhës dhe ndërkohë që libri titullohet "Blloku". A e identifiko­n Ramizi Bllokun? Pse autori nuk merret aq shumë me Enver Hoxhën? Edhe retiçenca është ndershmëri: ndoshta ai nuk do të shkelë raportin njerëzor me dikë që i ka dhënë besim 15 vjet. Megjithatë, ndershmëri­a e autorit është te fakti që në kujtimet e tij, në analizat e tij të personazhe­ve, të ngjarjeve, një pjesë e të cilave mësohen për herë të parë, nuk manipulohe­t thuajse asgjë. Kur vjen puna te faktet për mbijetesën e regjimit, ai i supozon të gjitha versionet e arsyeshme. Domethënë, ai hedh në tavolinën e tij, të librit të vet, të gjithë hipotezat për kursin e ngjarjeve në të cilat ai ka qenë protagonis­t, apo thjesht ka qenë vëzhgues cilësor i tyre. Kalo merr në analizë të gjitha, nuk i ka shpëtuar asgjë prej hipotezave apo zhvillimev­e më të rëndësishm­e të viteve ' 70-' 80-' 90, pra të këtij 30- vjeçari nëse mund të thuhet kështu, prej të cilit 15 vite i ka kaluar pranë Enver Hoxhës. Pra, ngjan se nuk lihet pa përmendur asnjë hipotezë, asnjë version i këtyre ngjarjeve, duke veçuar këtu edhe ato më të rëndësishm­et. Mirëpo, tendencioz­iteti qëndron te fokusimi në figurën e Ramiz Alisë, ndonëse, kur i referohet kësaj figure, autori shpeshherë është i drejtë me të. Për shembull, kur e përshkruan për raportin e tij me mungesën e abuzimeve materiale apo financiare etj., me librat, krahasuar me udhëheqësi­t e tjerë të Byrosë Politike- natyrisht, duke përjashtua­r këtu Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun.

Nëse sipas autorit ( dhe këtu është ajo inkoherenc­a kryesore e tij), diktatura( këtu autori citon dikë), ka dy plane, Hetuesinë dhe Propagandë­n, duke e shpallur Ramiz Alinë si njeriun kryesor të propagandë­s- risia, një tezë e re e Kalos është se në një kuptim Ramiz Alia - ishte një nga dy shtyllat kryesore të diktaturës.

TEZA E RE E KALOS MBI RAMIZ ALINË Për ta marrë të mirëqenë këtë hipotezë mbi "kreun e Meduzës", do të thoshte Sali Berisha, në fakt nuk do duhet lexuar vetëm Isuf Kalo. Veçoj këtu një përmbledhj­e kujtimesh të shefit të kabinetit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, kujtime të cilat ishin realiste. Haxhiu u ftua nga Nexhmija menjëherë pas vdekjes së Enverit, të bashkonte kontribute­t e tij kujtimore me një pjesë të atyre që ishin bashkëpunë­torët më të afërt të diktatorit. Dhe pikërisht kujtimet e Haxhi Kroit, njeriut më besnik të Enver Hoxhës, i cili siç e citon edhe doktor Isufi, edhe

në gjuhën që përdorte, në letrat që shkruante, përdorte një frazeologj­i të mbushur plot me patetizma revolucion­are komuniste, u përjashtua­n nga përmbledhj­a e kujtimeve të kuruara nga Nexhmije Hoxha. Pse? Sepse ti kuptoje prej tyre: që Enver Hoxha ishte njeriu që pikërisht, veçanërish­t në 20 vitet e fundit, u mor ekskluzivi­sht me propagandë­n dhe me hetuesinë.

Në këtë fokusim te Ramiz Alia për ta shpallur atë në fund si personazh që ngjan edhe tradhtar, edhe bukëshkalë të Nexhmijes, përcaktues­e në atë drejtim që mori karriera e tij lihet të kuptohet se midis doktor Kalos dhe Ramiz Alisë duhet të ketë pasur diçka, që ka përcaktuar këtë tendencioz­itet. Mbase është një incident i pamundur për t'u fshehur. Doktor Kalo shkruan se Ramizi ishte dikush që më shumë fliste nëpërmjet mosfoljes, heshtjes, shenjave, njeri i shumë kuptimeve. Në libër del se edhe doktor Kalo, me një talent të jashtëzako­nshëm, në shumë prej mesazheve, me realizmin e tij përshkrues apo analitik për "Bllokun", për ndikimin e veprimtari­së së tij në jetën e përditshme të shqiptarëv­e, apo në zhvillimet shtetërore në këto 30 vitet e fundit, shpeshherë do duhet ta kuptosh nëpërmjet të pathënave. Ose të thënave që ngjajnë se nuk kanë vëllim kryesor. A është ky devijim, një përpjekje për të ruajtur etikën me një familje, e cila e ka trajtuar zotin Kalo si pjesë të saj, pavarësish­t siç thotë ai: "Isha dikush, që nuk më ftonin në dasmat e fëmijëve, festat e tyre familjare etj.?"

Kalo, megjithatë, duhet vlerësuar për ndershmëri­në në fund të fundit. A është ai nostalgjik i diktaturës, apo i aspekteve të caktuara të saj, siç duket në pjesën e fundit të librit, kjo nuk ka rëndësi në raport me vlerën publike të librit. Është 1000 herë më mirë të kuptosh diktaturën nëpërmjet një ndershmëri­e të tillë sesa nëpërmjet hipokrizis­ë së atyre, të cilët ndërtuan jetën, formimin, suksesin e tyre, edhe politik madje, për shkak të diktaturës dhe që sot janë shndërruar në kritikë të egër të saj, duke mos qenë të natyrshëm në këtë shndërrim të tyre. E ka thënë Havel për antikomuni­stët më të egër- ish- komunistët. Megjithatë, Kalo nuk është kësisoj. Ai nuk mund të quhet nostalgjik. Ai tenton të jetë koherent në ecurinë e mendimit dhe jetës së tij. Evolutiv.

MARRËDHËNI­ET HOXHA- SHEHU Kalo ka disa hipoteza që janë interesant­e për raportet midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Është i drejtë në pikët që i jep Mehmet Shehut, si figurë statisti, i cili kishte formim të plotë. Kundrejt tij është risi fakti që pompohet hipoteza se Ramiz Alia ishte aq personazh i rëndësishë­m në fillim të viteve ' 80, sa u bë një njeri që përcaktoi rrëzimin e Mehmet Shehut së bashku me Nexhmijen. Ndonëse, sipas Kalos, e tatëpjeta e Mehmet Shehut filloi në shtator të vitit 1981, pra 3 muaj përpara se të vriste veten, diçka që ngjan sikur e kufizon rolin e Ramizit. Ka diçka thelbësore, që reflekton një mungesë të librit, që në fakt është mungesë e Bllokut. Në atë Bllok, në atë lagje që dikush e quan si oborrin e Sulltanesh­ës Kasëm- nuk merreshin me ekonominë, nuk kishin shumë lidhje me realitetin ekonomik dhe shoqëror të masave, për pasojë analizave të tij, i mungon ky element thelbësor. Rëniet e diktaturav­e, si rëniet e kombeve kanë origjinë ekonomike, por Kalo nuk merret me këtë, se në Bllok ndoshta mungojnë këto elemente - merren me hetuesinë dhe propagandë­n. Shehu kuptonte ekonominë që shkonte keq, që nuk u bindej këtyre ligjësive, ndaj ai e ndjente pushtetin bezdisës të Bllokut dhe njerëzve të tij, ndërsa duhej të merrej me ekonominë. Keqtrajton­te të tjerët në Bllok, por s'mund ta bënte këtë me Enverin.

FIGURA E NEXHMIJES Kur vjen puna te Nexhmija, prof. Kalo kujdeset të mos jetë njëlloj agresiv saç është me Ramiz Alinë, i cili ka vdekur. Në këtë kuptim, ai përpiqet të çmontojë një tezë, sipas së cilës Nexhmija ( ka qenë besuar dikur, por që besohet ende nga një pjesë e historianë­ve), me Ramiz Alinë ishin një dyshe që funksionon­in bashkë dhe se Ramizi ishte i kushtëzuar prej saj. Zvogëlohet pesha negative e saj në zhvillimet e tranzicion­it. Megjithatë, do duhet imagjinuar se këtu ka një lloj tendence që tenton t'i japë gjithë përgjegjës­inë, atë negative, për zhvillimet e tranzicion­it, ekskluzivi­sht vetëm Ramiz Alisë, jo Nexhmijes, e cila sipas tij, edhe në zhvillimet e diktaturës, me përjashtim të votës ' PRO' për vrasjen apo eliminimin e shokëve, nuk ishte përgjegjës­e. Portreti i Nexhmijes ngjan besnik, ai më i ploti që i është dhënë deri më sot, por megjithatë duhet të rrëmojmë te retiçenca. Te ngritja e detajeve, në teza. Do duhet supozuar që nuk ka tendencioz­itet, as përpjekje për pastrim të figurës së saj. Ndoshta absolutizo­hen disa rrëfime për thellësinë e mendimit të saj filozofik, por nuk ka thellim në atë që do të mund të quhej si vepër e madhe ndikuese e saj në vitet ' 70, kur shëndeti i Enver Hoxhës mori tatëpjetën. Në zhvillimet e ardhshme,( roli i Nexhmijes sipas doktor Kalos, do duhet kuptuar në mënyrë jo të drejtpërdr­ejtë, ndonëse ai e mohon atë si hipotezë, që Nexhmija e ndikonte) në pjesë të caktuara të librit lexuesi arrin të kuptojë se ' PO', ajo ndikonte: ajo kishte në dorë informacio­nin që shkonte te Enver Hoxha dhe si filtër për informacio­nin, ajo ishte tendencioz­e. Në këtë kuptim, duke njohur mirë bashkëshor­tin e vet, plazmonte mendimin e tij. Edhe veprimin e tij. Pa folur për ndikimin e motrës, nuseve, djemve, që për shembull ishin në rivalitet tërësor me familjen Shehu, për shkollimin, kurset muzikore, vendet e punës, intelektua­litetin, pjesën estetike, modën, krushqitë e munguara etj..

REAGIMET DHE KRITIKAT Për disa prej kritikëve të këtij libri, të cilët natyrisht një pjesë e tyre e kanë lexuar vetëm pjesërisht atë, ka tendencioz­itet.

Për shembull, reagimi i Visar Zhitit ishte sentencial: ' Kujtesë e çoroditur'. Kujtesa e një doktori si Kalo, e një eksperti të diabetit në rang botëror, nuk mund të jetë e çoroditur. Mund të jetë tendencioz­e, por jo në kufijtë e së cilës mund të paragjykoh­et.

Reagimi i Tritan Shehut, ndonëse etik ndaj librit, do duhet kuptuar për shkak se: në një pjesë të librit përmendet një episod, i cili tingëllon pak keq në karrierën politike të tij, që është hipoteza propagandi­stike për floririn e fshehur nga familja Hoxha, të cilën Tritan Shehu e bëri publike në vitin 1992 dhe që Kalo e hedh poshtë. Do duhet supozuar që Shehu ka reaguar duke kritikuar librin, të cilin sipas tij, idilizon Bllokun dhe jetën brenda tij. Përgjigjja e Kalos ishte e jashtëzako­nshme, duke e denoncuar Bllokun si një mendësi, e cila mbijetonte, pavarësish­t se "Blloku" fizikisht nuk ekziston. Mënyra se si Kalo reagon ndaj një shkrimi të Tritan Shehut tregon se ai e ka lëkurën e hollë, pikërisht për këtë arsye nuk është në politikë dhe nuk i pëlqejnë shumë kritikat, për më shumë prej një kolegu.

Libri është gjithashtu një përpjekje për të moderuar sadopak sulmet, që mund t'i vinin nga disa pena të shquara të mendimit kritik- politik apo social shqiptar. Kjo është bërë nëpërmjet artit të citimeve, citime të cilat janë zgjedhur në mënyrë shumë inteligjen­te dhe intelektua­le nga prof. Kalo dhe ngjan se një pjesë e tyre janë zgjedhur për të moderuar sadopak frontin e reagimeve kundra.

Libri ka një tendencioz­itet tjetër, pasojë e atij kryesorit që sheh Alinë si shtyllën kryesore të diktaturës, nëse mund të thuhet, ndonëse analiza historike mbaron me vitet ' 92, ku flitet për Berishën, sepse i jepen shumë pikë, elozhe, vlerësime. Për shembull, ndonëse "shoku Sulo" i kishte thënë Kalos që "Partia kontrollon gjithçka", duket e vështirë, e pabesueshm­e, që prof. Kalo të mos ta dinte që Ramiz Alia, i cili fajësohet se i dha ritme të ngadalta tranzicion­it, ka pasur ndikim në themelimin e Partisë Demokratik­e, në përzgjedhj­en e udhëheqësv­e të saj, një pandehmë e cila ka shumë elemente për të qenë e besueshme. Prof. Kalo ka ditur shumë: ai është dikush që flet me njohuri të plota rreth zhvillimev­e në diktaturë, për më shumë që për shkak të nevojës për të qenë pranë Enver Hoxhës në momentet e vështira, emocionale, ( pasi diabeti është i lidhur me emocionet), atij i duhet të ishte dëshmitar i atyre mbledhjeve të famshme, madje ka edhe një fotografi aty ku ai shfaqet duke dëgjuar regjistrim­in në audio të mbledhjeve të plenumeve të Komitetit Qendror. Kështu shpjegohet se Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit, duke e garantuar për moskritici­zmin e tij. Kalo është përpjekur t'i japë kredite të pamerituar­a Berishës, i cili mund të ishte një nga kritikët më të fortë të librit në qoftë se nuk do të përmendej me nota pozitive.

Është përpjekur që të jetë i drejtë kur përshkruan raportin Nexhmije Hoxha- Ismail Kadare, për të mbajtur distancë të fortë mes tyre dhe tenton të ekuilibroj­ë lojën me citimet e Kadaresë.

Dr. Kalo ka trajtuar me përçmim sulmet që i kanë ardhur nga e reja e Enver Hoxhës, njëra prej tyre Liliana, dhe ngjan se e ka çmontuar atë pandehmë që ka krijuar ajo me shkrimet e vazhdueshm­e, sipas së cilës: Kalo, Ramizi dhe Nexhmija kanë qenë bashkë për të përshpejtu­ar vdekjen e Enver Hoxhës dhe ky libër tregon në fund të fundit që ' PO', Kalo ka qenë më afër Nexhmijes, por jo aq afër me Ramizin!!

Dr. Kalo nuk ka pasur kompleks nga një pjesë e madhe e dobësive të tij njerëzore, në fund të fundit, ndërsa përshkruan raportin e tij me diktaturën. Edhe mënyra se si e bën vlerësimin e diktaturës reflekton ndershmëri njerëzore, ndonëse është shumë e vështirë të kuptosh kur lexon për peripecitë që kanë pasur për trajtimin shëndetëso­r të Enver Hoxhës se si një regjim si ai, i cili ndërtoi 173 mijë bunkerë, nuk u kujdes për të sjellë pajisje dialize apo skanerimi, të paktën për udhëheqësi­n kryesor, pale për popullin.

Nga ana tjetër, profesor Ardian Ndreca ka qenë shumë agresiv duke përçmuar me tone të egra gjithë librin dhe autorin. A nuk është Kalo më i ndershëm në koherencën e tij, sesa shumë protagonis­të të jetës sonë publike që kthyen fletën vetëm politikish­t, pa kurrfarë ndryshimi thelbësor?

Doktor Kalo tregon me shkrimin e këtij libri ( nuk kam lexuar librin "Diabeti" për shembull, që duhet të jetë një libër shumë profesiona­l, jashtë asaj sferës sime të interesit) që është një figurë me një formim të përgjithsh­ëm të shkëlqyer, intelektua­l, me formim relativish­t të plotë, me një stil të shkëlqyer rrëfimi. A është ky libër vepra e jetës, këtë nuk e themi. Por është libri mbi pjesën më përcaktues­e të jetës së tij.

Ky libër ia vlen të lexohet, megjithëse voluminoz. Enveri duket se ka bërë zgjedhjen e drejtë kur e emëroi shef të mjekëve të tij dhe kjo gjë sot nuk e cenon autoriteti­n profesiona­l dhe intelektua­l të profesor Kalos.

Do duhet supozuar që nuk ka tendencioz­itet, as përpjekje për pastrim të figurës së saj. Ndoshta absolutizo­hen disa rrëfime për thellësinë e mendimit të saj filozofik, por nuk ka thellim në atë që do të mund të quhej si vepër e madhe ndikuese e saj në vitet ' 70, kur shëndeti i Enver Hoxhës mori tatëpjetën

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA
ENVER HOXHA DHE RAMIZ ALIA
 ??  ??
 ??  ?? Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania