Panorama (Albania)

Rekord turistësh, Klosi: “Birra Korça”, pika më e fortë e festës

Mbyllet festa që për 5 ditë e ktheu Korçën në destinacio­n turistik "Turistë e vizitorë shijojnë birrën e parë shqiptare, ' Birra Korça', traditën që u bë festë e festën që tashmë është traditë"

-

"Mrekullia që po ndodh këto ditë në Korçë, nuk është as më shumë e as më pak: pikërisht shndërrimi i traditës në festë dhe i festës në traditë.

' Birra Korça', me historikun e prodhimit prej 1928- ës si birra e parë shqiptare, si produkt i konsolidua­r në tregun vendës e përtej, është pika e fortë ku mbështetet kjo festë tashmë e shndërruar në traditë e që rritet vit pas viti", kështu e përshkruan ministri i Turizmit, Blendi Klosi, atmosferë që është ofruar tashmë prej 5 netësh në qytetin e Korçës, nga ky event turistik. Në një postim në "Facebook", ministri Klosi shprehet se ky event e ka tejmbushur qytetin me turistë nga Shqipëria dhe gjithë bota, të cilët shijojnë tingujt e muzikës nën shoqërinë e "Birra Korça", traditën që u bë festë e festën që tashmë është traditë. "Megjithëse, mesgusht, falë një organizimi të mirëdetaju­ar nga bashkia, ' Festa e Birrës' e ka shndërruar Korçën në hapësirën masive të shesheve të tejmbushur­a, hoteleve, hosteleve e guest house- ve, të gjitha të prenotuara nga të gjitha qytetet shqiptare e me shqiptarë nga gjithë bota, turistë e pushues të huaj, vizitorë e konsumator­ë të festave nga vende të tjera. Për gati një javë shijohet birra dhe po aq festa, e vërtetë po aq sa hashtagu i këtij viti: # Është festa e birrës. Nuk mund të mungosh!", shkruan Klosi. Më tej, ai shprehet se kjo është përpjekja e madhe për t'i dhënë çdo qyteti festën lokale të produktit të traditës, ashtu si birra në këtë mesgusht, Korçës. "Disa kënde për festime, muzikë tradiciona­le, me turistë e vizitorë vendës që shijojnë prodhimet tipike e birrën e parë shqiptare, ' Birra Korça', traditën që u bë festë e festën që tashmë është traditë', shprehet ai.

NATA E FUNDIT Është mbyllur me madhështi nata e pestë dhe e fundit e Festës së Birrës, ndërsa "Birra Korça" edhe këtë vit tejkaloi të gjitha pritshmëri­të dhe çdo parashikim të mundshëm. U konsumuan pafund gota me "Birra Korça" në 5 mbrëmjet që i shtuan pulsin qytetit, ndërsa tani festa vazhdon diku tjetër. Në Shtëpinë e Birrës, çdo natë kthehet në një festë me "Birra Korça". Mijëra pjesëmarrë­s mbushën mbrëmë sheshin para stadiumit "Skënderbeu", Pazarin e Vjetër, por edhe polin tradiciona­l të kësaj feste, që është restoranti i "Birra Korça". Me mijëra turistë vendës dhe të huaj në këtë natë të fundit u janë drejtuar stendave të birrës së

parë shqiptare, duke shijuar litra pafund të "Birra Korça". Fuçitë e zbrazura janë rrokullisu­r njëra pas tjetrës me shpejtësi për t'ua lënë vendin të rejave, pasi kërkesat ishin të larta. Me një cilësi të perfeksion­uar dhe origjinale, "Birra Korça" ka mundur sërish të korrë sukses dhe të jetë dominuese në festë. Nën shijen e jashtëzako­nshme të "Birra Korça", nuk kanë munguar as serenatat korçare të kënduara këtë herë nga vetë pjesëmarrë­sit, duke shtuar edhe më tej ndjesinë e festës, ndërsa muzika dhe show e ka bërë mbrëmjen të zjarrtë. Festa, e cila u bë e njohur ndërkombët­arisht falë shijes së "Birra Korça", e ktheu këtë qytet në një destinacio­n turistik përgjatë 5 netëve, ku edhe hotelet e lokalet e qytetit gëlojnë nga gjallëria. Festa më e madhe verore në Shqipëri ka sjellë turistë jo vetëm nga vendi, por edhe nga jashtë, të cilët e kanë vlerësuar atë dhe krahasuar me koncertet e festat madhështor­e, që organizohe­n në vende të ndryshme të botës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Postimi në “Facebook” i ministrit Klosi
Postimi në “Facebook” i ministrit Klosi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania