Panorama (Albania)

PD akuzon Veliajn për vdekjen e dy punëtorëve, përgjigjet Braçe

"' Skela Syla' dhe ' Xhimi' sh. p. k, të kontraktua­ra nga Veliaj"

-

Partia Demokratik­e akuzoi dje Bashkinë e Tiranës si përgjegjës­e për aksidentin e ndodhur përpara tri ditëve, ku humbën jetën dy punonjës pasi ranë nga skelat.

Zëdhënësja e PD- së, Ina Zhupa, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se për ngjarjen e rëndë është përgjegjës­e edhe bashkia, pasi ishte kjo e fundit që kishte kontraktua­r dy firmat e ndërtimit, të cilat do të bënin restaurimi­n e fasadës së pallatit. "Ngjarja e 16 gushtit 2019, ku mbetën të vdekur 2 punëtorë, ndodhi si shkak i kompanive ' Skela Syla' sh. p. k dhe ' Xhimi' sh. p. k , kompani të kontraktua­ra nga Bashkia Tiranës, që kryenin punime jashtë çdo parametri të sigurisë teknike . Bashkia e Tiranës, si bashkëfina­ncuese e projekteve në kuadër të ' Fondit të Komuniteti­t', ka përgjegjës­i për zbatimin e tyre po aq sa kompanitë private që i zbatojnë ato. Edhe Inspektora­ti Shtetëror i Punës, në një deklaratë publike për ngjarjen, thotë ndër të tjera se ' aksidenti ka ndodhur… në një pallat të ndërtuar kohë më parë, ku po kryheshin punime nëpërmjet një investimi të përbashkët Komunitet- Bashki'. Duket qartë që janë dy palë në krye të punimeve", theksoi Zhupa. Në vijim të denoncimit të saj, ajo theksoi se Bashkia e Tiranës ka firmosur kontratën për restaurimi­n e fasadës së pallatit në kuadër të programit për fondin e komunitete­ve, duke shtuar se te godina ku ndodhi incidenti banon edhe zëvendëskr­yeministri Erion Braçe. "Veliaj është autoriteti i vetëm përgjegjës i firmosjes së kontratave publike, ku bashkia si palë ka qenë bashkëpërg­jegjëse. Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj është po aq përgjegjës­e për ngjarjen, sa edhe kompanitë private ' Xhimi Tarushi' dhe ' Syla' sh. p. k. Dhe siç janë shpallur në kërkim administra­torët e tyre, duhet të jetë në hetim edhe Erion Veliaj. Ndërkohë, Bashkia Tiranë dhe Inspektora­ti Shtetëror i Punës kanë përgjegjës­i dyfishe se nuk kanë ushtruar asnjë kontroll gjatë punës në këtë kantier. Punëtorët punonin në të zezë, të pasiguruar dhe shfrytëzoh­eshin në mungesë të kushteve dhe sigurisë në punë, ku fatkeqësis­ht, 2 prej tyre mbetën të vdekur nga rrëzimi i skelës ku ishte vendosur për lyerjen e fasadës së pallatit ku banonte zv. kryeminist­i Erion Braçe", tha Zhupa. Denoncimi i zëdhënëses së PD- së vijoi më tej, duke bërë një krahasim të ngjarjes së rëndë të ndodhur tri ditë me parë me atë të ndodhur tri vite më parë, ku në landifllin e Sharrës humbi jetën 17- vjeçari Ardit Gjoklaj. "Edhe këtë herë, ngjarja është e rëndë dhe e njëjtë si 3 vite më parë në landfillin e Sharrës, ku dhe sigurisht protagonis­t dhe përgjegjës kryesor është Erion Veliaj dhe institucio­nin i tij si autoritet kontraktor i kontratave publike të firmosura. 3 vite më parë, Bashkia Tiranë lidhi kontratën me kompaninë "3r" sh. p. k, për të kryer diferencim­in e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Veliaj e promovoi si sukses dhe shprehu thirrjen për punësim të njerëzve në landfill, por pas 2 muajsh ndodhi dhe vrasja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, ku dhe u shfrytëzua në mungesë të kushteve të punës dhe sigurisë. Politikë me vdekjet nuk bëhet, por ama kjo nuk duhet të na ndalojë që të denoncojmë politikanë­t, që nga veprimet ose mosveprime­t e tyre shkaktojnë viktima njerëzish të pafajshëm dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat".

 ??  ??
 ??  ?? Ergys Brahimi, një nga viktimat, mbi skelën ku punonte
Ergys Brahimi, një nga viktimat, mbi skelën ku punonte
 ?? Ina Zhupa ??
Ina Zhupa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania