Panorama (Albania)

Izolim për të fortët, gati rregullorj­a për zbatimin “41 Bis” në burgje

Ligji parashikon kufizimin e takimeve, ajrosjes dhe përdorimit të telefonata­ve apo vlerave monetare brenda në burgje

-

Me anë të një urdhri të datës 19 korrik, Ministria e Drejtësisë ka miratuar rregullore­n e brendshme të Regjimit të Posaçëm të Sigurisë së Lartë në Burgje.

Miratimi i kësaj rregullore­je i hap rrugën aplikimit të sistemit të njohur edhe si “41 Bis”, që do të izolojë të dënuarit me rrezikshmë­ri të lartë, për t’i mbajtur ata larg kontaktit me botën e krimit jashtë. Lajmi për aplikimin e këtij sistemi u bë i ditur në janar të këtij viti nga vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa gjatë kësaj kohe, është bërë e mundur përgatitja për funksionim­in e tij. Zbatimi i ligjit pritet të nisë në shtator të këtij viti dhe deri më tani, janë rreth 150 të burgosur që do të izolohen. Më herët, me anë të një urdhri, ministrja Gjonaj, ka përcaktuar se dy burgjet që do të kenë regjim të posaçëm, janë burgu i Peqinit dhe ai numër 313 në Tiranë. Në këtë të fundit, përveç sektorit të Regjimit të Posaçëm, do të ketë edhe një sektor për bashkëpunë­torët e drejtësisë. Me ndryshimet e reja, burgu i konsiderua­r si i sigurisë së lartë, në FushëKrujë, do të kthehet në një burg të sigurisë së zakonshme dhe të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë burg, do të transferoh­en. Më herët, ministrja Etilda Gjonaj, është shprehur se zbatimi i këtij regjimi është i nevojshëm në kushtet kur rezulton se elementët kriminalë që vuajnë dënimin në burgje, vijojnë të ruajnë lidhjet e tyre me jashtë.

IZOLIMI Duke iu referuar ligjit, personave të konsiderua­r me rrezikshmë­ri të lartë, do t’i kufizohen takimet, ajrosja dhe përdorimi i telefonata­ve apo vlerave monetare. Ligji parashikon se do të lejohet një takim familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohe­n regjistrim­it audio dhe video. Në raste të jashtëzako­nshme, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, kryhet me propozimin e drejtorit të institucio­nit dhe me miratimin e ministrit të Drejtësisë. Ndërsa për personat e paraburgos­ur, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët kryhet vetëm me miratimin e prokurorit. Krahas kësaj, kufizimi parashikon se në rastet e mospasjes së takimeve, do të lejohet një telefonatë në muaj, me kohëzgjatj­e maksimale 10 minuta, e cila do të regjistroh­et. Kryerja e kësaj telefonate do të bëhet vetëm me vendim të arsyetuar të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, kurse për personat e paraburgos­ur, ajo autorizohe­t me vendim të arsyetuar të prokurorit. Ligji parashikon edhe ndalimin e përdorimit të vlerave monetare, sendeve dhe objekteve që mund të marrë i dënuari ose i paraburgos­uri nga jashtë, si edhe kontrollin e korrespond­encës. Masa tjetër, që është parashikua­r, është edhe reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura për këtë kategori të burgosuris­h ose personash që janë në hetim dhe nën masën e arrestit me burg. Reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura do të jetë më i kufizuar për këta persona, por jo më pak se një orë në ditë. Këta persona do të jenë gjithashtu të përjashtua­r nga organet përfaqësue­se të të dënuarve apo të paraburgos­urve. Këto masa shtrëngues­e do të aplikohen për një vit për këta persona, duke i lënë të drejtën ministrit të Drejtësisë që ta zgjasë afatin edhe për më shumë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania