Panorama (Albania)

Bllokohet “Lambo” i vjedhur në Gjermani, kushton 250 mijë euro

Arrestohet 38- vjeçari nga Elbasani, që trafikoi makinën luksoze

- ETLEVA DELIA

Një automjet luksoz me vlerë 250 mijë euro është sekuestrua­r dje nga Policia e Tiranës, që ka vënë në pranga personin e dyshuar për trafikimin nga Gjermania.

Makina model “Lamborghin­i Huracan” ishte deklaruar i vjedhur në shtetin gjerman më 30 korrik të këtij viti, ndonëse ky mjet kishte hyrë në Shqipëri më shumë se dy javë para se të njoftohej nga autoritete­t. Burime zyrtare të Policisë thanë se kanë vënë në pranga një 38- vjeçar nga Elbasani, me banim në Shtutgart të Gjermanisë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ndërsa është bërë shpallja në kërkim për të njëjtat vepra penale për shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Gjermani, si bashkëpunë­tor i të arrestuari­t. Bllokimi i mjetit dhe arrestimi i të dyshuarit u realizua gjatë operacioni­t të koduar “Luxury cars”, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike.

OPERACIONI Operacioni “Luxury cars” u krye nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m me Sektorin e Posaçëm “Shqiponja”. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ka finalizuar me sukses operacioni­n, duke parandalua­r dhe goditur një rast të trafikimit të mjeteve motorike, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri. Falë një pune të mirorganiz­uar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas një automjet i tipit “Lamborghin­i Huracan”. Ky mjet, më datë 30.07.2019 është deklaruar i vjedhur nga shteti gjerman. Shërbimet e Policisë, pas kontrollev­e të kryera, kanë konstatuar automjetin dhe menjëherë bënë bllokimin e tij. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Shtutgart, Gjermani, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunë­tori i tij, 43vjeçari me inicialet B. M. “Ata dyshohet se kanë bashkëpunu­ar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani, me qëllim shitjen e tij në Shqipëri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip ‘ Lamborghin­i Huracan’, i cili ka një vlerë monetare rreth 250 mijë euro”, tha zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Portin e Durrësit
Droga e sekuestrua­r në Portin e Durrësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania